Lufta në Ukrainë/ Erdogan do takohet me Putin për marrëveshjen e transportit të grurit! Presidenti rus: Sanksionet po pengojnë zhvillimin teknologjik

Lufta në Ukrainë/ Erdogan do takohet me Putin për marrëveshjen e transportit të grurit! Presidenti rus: Sanksionet po pengojnë zhvillimin teknologjik

Iryna Venediktova dhe Ivan Bakanov

Rusia po përballet me vështirësi për shkak të sanksioneve që po mbyllin pothuajse tërësisht aksesin e Moskës ndaj produkteve të teknologjisë së lartë. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin duke thënë se Rusia nuk mund të zhvillohet izolohet nga pjesa tjetër e botës. Ditën e nesërme, Putin do të takohet me homolgun turk Erdogan në Teheran. Në fokus të bisedës pritet të jetë arritja e një marrëveshje për transportin e grurit ukrainas.

Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra shefin e Shërbimit të Sigurisë Ivan Bakanov dhe prokuroren e Përgjithshme Iryna Venediktova, funksionet e së cilës i janë besuar zëvendësprokurorit të deritanishëm, Gjenerali Oleksiy Symonenko.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy, në komunikimin e tij të përnatshëm ka dhënë edhe arsyet e shkarkimit të tyre nga detyra. Sipas Zelenskyt, janë mbledhur prova të mjaftueshme dhe te dokumentuara se kanë kryer tradhti ndaj vendit.

Në deklaratë, Zelensky, pa përmendur me emër Venediktovën dhe Bakanovin, tha se “veprimet specifike dhe çdo mosveprim i zyrtarëve në sektorin e sigurisë dhe në agjencitë e zbatimit të ligjit do të vlerësohen”.

Ai tha se “deri sot, 651 procedime kriminale janë regjistruar sa i përket tradhtisë dhe aktiviteteve kolaboracioniste të punonjësve të Zyrës së Prokurorit, organeve të hetuesisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit”.

“Në veçanti, mbi 60 punonjës së Zyrës së Prokurorit dhe SBU-së gjenden në territoret e pushtuara dhe tani po punojnë kundër shtetit tonë. Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit dhe lidhjet e regjistruara midis forcave të sigurisë së Ukrainës dhe shërbimeve të posaçme të Rusisë ngrenë pyetje serioze për udhëheqësit përkatës”, tha Zelensky.

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov e quajti statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një "lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
Zelensky emëron kreun e ri të përkohshëm të shërbimeve sekrete

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar Vasyl Maliuk si kreun e përkohshëm të shërbimeve sekrete (Sbu). Ai ka pezulluar papritmas Ivan Bakanov, mikun e tij të fëmijërisë me akuzën për tradhti. 

Ora 16:18
Erdogan do takohet nesër me Putin, në fokus të bisedës do të jetë eksporti i grurit ukrainas

1656181112_erdogan.jpg

Presidenti turk Erdogan do të fluturojë sot për në kryeqytetin iranian Teheran pasi nesër do të takojë homologun iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin rus Vladimir Putin. Në fokus të bisedës të tyre nuk do të jetë fundi i luftës në Ukrainë por plani për korridorin e grurit për të vijuar eksportin.

Ora 08:15
Zelensky shkarkon shefin e sigurisë dhe prokuroren e Përgjithshme: Ishin pjesë e një grupi kriminal që punonin në interes të Rusisë

1657432612_zelensky.jpg

Presidenti Volodymyr Zelenskyy, në komunikimin e tij të përnatshëm ka dhënë edhe arsyet e shkarkimit të shefit të Shërbimit të Sigurisë Ivan Bakanov dhe prokuroren e Përgjithshme Iryna Venediktova, funksionet e së cilës i janë besuar zëvendësprokurorit të deritanishëm, Gjenerali Oleksiy Symonenko.

‘Janë mbledhur prova të mjaftueshme për të njoftuar këtë person për tradhti të dyshuar. Të gjitha veprimet e tij kriminale janë të dokumentuara. Gjithçka që ai ka bërë në muajt e fundit edhe më parë do të marrë një vlerësim adekuat ligjor. Presidenti shtoi se "të gjithë ata që së bashku me të ishin pjesë e një grupi kriminal që punonte në interes të Federatës Ruse gjithashtu do të mbajnë përgjegjësi". Referenca është për kalimin e informacionit sekret armikut dhe për forma të tjera bashkëpunimi me shërbimet speciale ruse.

“Vendimet e personelit janë marrë përballë krerëve rajonalë të sektorit të sigurisë Kherson, Kharkiv. Ne jemi marrë edhe me udhëheqjen lokale të pushtetit ekzekutiv”, tha Zelensky, duke parashikuar se do të vlerësohen veprimet specifike dhe mosveprimi i mundshëm i secilit zyrtar në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Në video, presidenti ukrainas raporton se deri më sot janë nisur 651 procedime penale për tradhti dhe bashkëpunim ... “Në veçanti, mbi 60 punonjës të prokurorisë dhe të shërbimit ukrainas të sigurisë", specifikoi Zelensky, “kanë mbetur në territorin e pushtuar dhe po punojnë kundër shtetit tonë ”.

Ora 07:51
Lavrov: Statusi kandidat i Ukrainës në BE është një veprim kundër Rusisë

1656850905_lavrov.jpg

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov e quajti statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një "lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë". Mbajtësi i diplomacisë së Moskës shtoi se "forcat e armatosura ruse dhe Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut (DPR) po ia dalin mbanë në detyrat e tyre në operacionin ushtarak special, duke u përpjekur të ndalojnë gjenocidin e rusëve dhe duke eliminuar kërcënimet e drejtpërdrejta për sigurinë tonë”. Sipas Lavrov, Kievi "po humbet në fushën e betejës" dhe "së bashku me mbrojtësit e tij perëndimorë po demonizon Rusinë".

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 18/07/2022 09:08

    Po Zelensk kari po, ata ta kan fajin ty posi, shoket e femijerise. Po ka me kriminel se ty qe e fute popullin ne lufte o legen.nje karagjoz klloun qe per 2 vjet behet politikan dhe ndez luften.

    Përgjigju
  • Turi: 18/07/2022 08:43

    Po Biden apo te duket normal njeri qe takon fantazmat. ? Apo meqe ese eshte Amerikan i lejohet apo jo ? Tjua ul breket ai Putin ketyre maskarenjve perendimore se jane njerezit me te keq qe ka bota dhe duan te duken si zoterinj legenat

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 18/07/2022 08:20

    Lavrovi ben mire te beje dokumentat per pension me fjalet qe flet here pas here gjykoj se i ka filluar skleroza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë