Prigozhin thirrje Putinit: Të ndalojmë luftën në Ukrainë dhe të ruajmë zonat e pushtuara! Presidenti rus nënshkruan ligjin për rekrutim elektronik

Prigozhin thirrje Putinit: Të ndalojmë luftën në Ukrainë dhe të ruajmë zonat e pushtuara! Presidenti rus nënshkruan ligjin për rekrutim elektronik

Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin

Kreu i grupit të mercenarëve rus 'Wanger', Yevgeny Prigozhin i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ky i fundit të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të përqendrohet në zonat e pushtuara. Sipas Prigozhin, Rusia e ka arritur qëllimin dhe tashmë duhet të ruajë sundimin në zonat që ka arritur të pushtojë. 

Ndërkohë, më herët presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin për rekrutim elektronik të ushtarëve në përpjekje për të shtuar forcat ushtarake ruse në Ukrainë dhe për t’i përndjekur ata që i shmangen regjistrimit.

Inteligjenca amerikane ka arsye të mira për të besuar se Kina tani ka hequr dorë nga vonesa në furnizimin me armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës dhe po përgatitet t'i dërgojë ato. Është një nga informacionet tepër konfidenciale që përmbajnë letrat që i kanë shpëtuar këmishave të Pentagonit. Për këto zbulime, FBI arrestoi njeriun që do të qëndronte pas vjedhjes dhe më pas publikimit në internet të dhjetëra dokumenteve shumë të klasifikuara ushtarake amerikane, pilotin 21-vjeçar Jack Teixeira.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lufta ka shkatërruar forcat speciale ruse. Ndërsa një prej të afërmve të kreut të opozitës ruse, Alexei Navanly, bëri me dije se shëndeti i këtij të fundit është në gjendje të rëndë. Deri më tani dyshohet se Navanly është helmuar nga njerëzit e Putinit brenda burgut ku po mbahet i arrestuar. 

Nga ana tjetër, pas lajmeve të publikuara mbi mundësinë që rusët të kenë 'thyer' ukrainasit në Bakhmut, Zelensky reagoi duke bërë me dije se asnjë përparim nuk është bërë në frontin ushtarak. 

"Veprimet tona do të jenë të fuqishme. Ne po përgatisim djemtë. Po presim dorëzimin e armëve të premtuara nga partnerët tanë," shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Kreu i 'Wanger' i kërkon Putinit të ndërpresin luftën në Ukrainë: Arritëm qëllimin, të ruajmë territoret e pushtuara

1680500141_bakhmut.JPG

Yevgeny Prigozhin , kreu i mercenarëve rusë të Wagner-it, i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë dhe të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara. Sipas tij rusët i kanë arritur qëllimet dhe tashmë duhet të ruajnë sundimin e tyre. 

"Për autoritetet dhe për të gjithë shoqërinë, është e nevojshme t'i vendoset një formë e guximshme pikës fundore operacionit ushtarak special," shkroi Prigozhin në Telegram, në një mesazh të lëshuar nga zyra e tij e shtypit.

"Opsioni ideal është të shpallim fundin e operacionit special ushtarak dhe të informojmë të gjithë se Rusia ka arritur qëllimet e saj të synuara. Dhe në një farë kuptimi ne i kemi arritur ato. Ne kemi rrëzuar një numër të madh ushtarësh të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe mund të themi se detyra jonë ka përfunduar”- shtoi Prigozhin.

Ora 21:23
Vladimir Putin nënshkruan ligjin për rekrutim elektronik ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që parashikon krijimin e një sistemi elektronik për thirrjen e ushtrisë. Urdhri përmban detyrimin e rusëve deri në një moshë të caktuar për të qenë pjesë e forcave të armatosura.

Qëllimi i ligjit është rekrutimi i trupave të tjera ushtarake për të mbështetur ofensivën ruse në Ukrainë. Përpjekja ka synim të përndjekë ata që i shmangen rekrutimit në Ukrainë. 

Ora 19:38
Pas anëtarësimit në NATO, Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufirin me Rusinë

Finlanda ka filluar ndërtimin e një seksioni të parë të gardhit në kufirin e saj me Rusinë më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO. Vendimi për ndërtimin e barrierës u mor nga qeveria finlandeze vitin e kaluar, nga frika e hakmarrjes për sigurinë kombëtare pas vendimit të shpallur për t'u bashkuar me Aleancën Atlantike.

I mbuluar me rrjetë çeliku, gardhi finlandez pritet të mbulojë rreth 200 kilometra nga pjesët më kritike të kufirit të saj me Rusinë deri në fund të vitit 2026. Do të pajiset me pajisje vëzhgimi, shpjegoi drejtori i projektit Ismo Kurk i .

Ora 17:26
Vrau kolegun e tij duke menduar se ishte ukrainas, ushtari rus dënohet me 10 vite burg

1678392749_Screenshot12.jpg

Një ushtar rus është dënuar me dhjetë vjet burgim me akuzën për vrasjen e një ushtari tjetër rus në Ukrainë, duke besuar gabimisht se ai ishte një diversant ukrainas.

Sipas gazetës, hetuesit besojnë se ushtari ka detyruar dy ushtarë të Gardës Kombëtare Ruse të zbresin nga makina me të cilën udhëtonin dhe ka qëlluar njërin prej tyre duke e vrarë atë, ndërsa tjetrin, i cili më parë ishte në timonin e automjetit, ka treguar dokumentin e tij të identitetit. Më pas ai dyshohet se kishte vënë në shënjestër ushtarin tjetër, duke e urdhëruar të shtrihej në tokë dhe duke e kërcënuar se do ta vriste.

Ora 16:14
Kreu i opozitës ruse në gjendje kritike për jetën, dyshohet të jetë helmuar në burg

Situata e kreut të opozitës ruse, Alexei Navanly është kritike. Një prej njerëzve të tij më të afërt u shpreh më mediat e huaja se ditën e sotme Navanly ka ndjerë dhimbje të forta stomaku dhe për pasojë u transportua me një ambulancë drejt spitalit të burgut.

"Teoria jonë është se ata po e vrasin gradualisht, duke përdorur një helm me veprim të ngadaltë përmes ushqimit," tha Ruslan Shaveddinov njeri i afërt me kreun e opozitës ruse.

Ora 15:38
Orban: Ukraina është një vend inekzistent ekonomikisht! Sapo SHBA të ndalojë financimet, lufta mbaron

Kryeministri hungrarez, Viktor Orban u shpreh ditën e sotme se Ukraina është një vend inekzistent ekonomikisht. Ai tha se sapo SHBA-të dhe Bashkimi Europian të ndalojnë furnizimin me armë të Ukrainës, atëherë lufta do të përfundojë.

"Ukraina është një vend ekonomikisht inekzistent. Sapo Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të vendosin të ndalojnë financimin e shtetit ukrainas, lufta do të përfundojë." Kështu ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë për radiostacionin hungarez Kossuth. “Natyrisht që kjo situatë nuk mund të zgjasë shumë”, përfundoi Orban.

Ora 12:29
Kina: E vetmja rrugëdalje janë bisedimet e paqes, ne nuk do ta furnizojmë me armë Rusinë

 

Për çështjen e Ukrainës, "pala kineze theksoi se e vetmja rrugëdalje për të zgjidhur krizën është promovimi i bisedimeve të paqes ". Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin , në lidhje me takimin dypalësh të zhvilluar në Pekin mes ministrit të Jashtëm Qin Gang dhe homologes së tij gjermane Annalena Baerbock. "Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë për paqen dhe shpreson që të gjitha palët e interesuara të mbeten objektive dhe të qeta dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën përmes negociatave," shtoi Wang në konferencën e përditshme.

Qin siguroi gjithashtu se "Kina nuk do të furnizojë me armë palët në konflikt", edhe nëse në muajt e fundit janë shfaqur lajme në kundërshtim me deklaratat e Pekinit për këtë aspekt .

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gardhi: 14/04/2023 20:12

    Ky Gardhi per leprat duhet se me ndalu ushtrine sikur nuk haet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja