Lufta në Ukrainë/ Medvedev e quajti 'budalla', reagon ministri italian i Mbrojtjes: Unë mbroj kombin e sulmuar, le të më quajnë çfarë të dojë!

Lufta në Ukrainë/ Medvedev e quajti 'budalla', reagon ministri italian i Mbrojtjes: Unë mbroj kombin e sulmuar, le të më quajnë çfarë të dojë!

Guido Crosetto

Zëvëndëskryetari i Këshilli të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev e ka quajtur në mënyrë indirekte “budalla” ministrin italian të Mbrojtjes, kjo pasi ai po mbështet Ukainën në luftë.

"Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev , i njohur për mençurinë dhe objektivitetin e tij, ndoshta ka të drejtë kur më quan “budalla”. Medvedev ka 'të drejtë' sepse, pavarësisht nga ajo që ai ose ambasadori rus në Itali mund të përpiqen të bëjnë, të nënkuptojnë dhe të më bëjnë të ndryshoj mendje, duke përhapur lajme të rreme për mbrojtjen italiane ose sulme personale të nivelit të ulët, unë vazhdoj të mendoj se është e drejtë të ndihmosh një komb të sulmuar pa asnjë arsye, siç është Ukraina, për të mbrojtur qytetet e saj, njerëzit e saj dhe ekzistencën e saj. Unë do të isha gati ta bëja edhe për popullin rus, me role të kundërta", kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto në një shënim.

Ai shtoi se është pro përfundimit të menjëhershëm të agresionit rus dhe vrasjes pa shkak të ushtarëve.

“Nëse rusët nuk do të kërkonin një fitore totale, por vetëm përfundimin e armiqësive dhe rivendosjen e ligjshmërisë ndërkombëtare, që janë objektivi i vetëm i qeverisë italiane dhe i veprimit tim si ministër, do të mjaftonte që ata të përfundonin armiqësitë dhe të uleshin në tryezën e paqes. Vetëm në këtë mënyrë dhe menjëherë do të pushonte gjithçka. Si lufta ashtu edhe ndihma ushtarake e Italisë dhe e vendeve të tjera që vetëm po ndihmojnë një shtet të sulmuar për t'u mbrojtur kundër një shtet agresor”, përfundoi ai.

E gjitha ka nisur pasi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev , ka sulmuar ministrin italian të mbrojtjes, Guido Crosetto, për deklaratat e tij mbi nevojën për të dërguar armë në Kiev.

“Nuk ka shumë budallenj në strukturat e pushtetit në Evropë”, shkruante ish-presidenti rus në Telegram, por “një ministër i caktuar i mbrojtjes nga një Itali e caktuar e quajti furnizimin me automjete të blinduara dhe armë të tjera në Ukrainë si parandalim të Luftës së Tretë Botërore”.

Crosetto deklaroi dje pasdite se "lufta e tretë botërore do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe në kufijtë e Evropës. Sigurimi që ato të mos mbërrijnë është e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën e tretë botërore".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Crosetto: A jam budalla për Medvedevin? Unë mbroj kombin e sulmuar! Kievi mohon blerjen e raketave Aster-30


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën