SHBA dhe Ukraina po përgatisin plan me 10 pika për t'i dhënë fund luftës! Bombardime në Kherson, 10 viktima

Një vit pas luftës, Volodymyr Zelensky po përgatit një plan prej 10 pikash për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se 300 ditë. Sipas Ëall Street Journal, pritet që plani të paraqitet në shkurt kur të bëhet një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë. Deri në atë datë, synimi i Kievit është që të fitojë territor që të paraqitet më i fortë në çdo tryezë bisedimi. “Kemi biseduar me partnerët e G7 për planin e paqes për Kievin”, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sot ka pasur sërish bombardime ruse në Kherson, ku ka arritur në 10 numri i viktimave. "Bota duhet të shohë se ajo që ne po luftojmë është e keqe absolute", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. 

Ndërkohë Rusia ka rritur numrin e trupave, armëve dhe pajisjeve ushtarake që transferohen në vijën e parë të frontit të luftës në Ukrainë. Këtë e tregon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të mbrëmjes, raporton Kyiv Independent. Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu se trupat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në Bakhmut, Avdiivka dhe Lyman në rajonin lindor të Donetskut.

Ndërkohë stafet mjekësore janë të mbingarkuara për të përballuar numrin e madh të ushtarëve të plagosur nga forcat ruse. Gjithashtu, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar tha se për shkak të humbjeve të mëdha po caktohen oficerë të tërhequr nga rezervat, veçanërisht ata të moshës së pensionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Mesazhi i Zelensky për Krishtlindje: Nuk presim asnjë mrekulli, do ta bëjmë vetë

1671696886_dsdsfd.jpg

Në vigjilje të Krishtlindjes, presidenti Volodymyr Zelensky ka dërguar një mesazh urimi drejtuar popullit të tij për këtë festë të rëndësishme, tashmë që vendi i tij la pas plot 10 muaj luftë.

Zelensky shprehet i trishtuar se nuk pret asnjë mrekulli gjatë këtyre Krishtlindjeve dhe shton se këtë gjë do ta bëjnë vetë ukrainasit me trimërinë dhe krenarinë e treguar.

“Do t’i festojmë këto festa si gjithmonë. Do të buzëqeshim si gjithnjë, por me një ndryshim. Nuk presim asnjë mrekulli. Do ta krijojmë ne vetë atë”, shprehet Zelensky.

Për presidentin Zelensky, kjo festë do të lerë një shije të hidhur për shkak të mijëra jetëve të humbura për shkak të luftës.

Ora 19:11
Lufta/ Sulmet në Kherson, rritet bilanci i viktimave nga bastisjet ruse

1671905666_kherson.JPG

Është rritur bilanci i viktimave nga bastisjet ruse në Kherson. Sipas mediave të huaja, janë regjistruar të paktën 10 viktima nga sulmet.

Njoftimi u bë nga kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Yaroslav Yanushevych. Të paktën 58 janë lënduar sipas autoriteteve.

Ora 15:34
Lufta/ Me ftesë të Putinit, Presidenti i Bjellorusisë Lukashenko viziton sot Rusinë

1671892541_6400567jpg1671438397.jpg

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko pritet të mbërrijë sot në Rusi, pas vizitës së liderit rus Vladimir Putin në Minsk dhe pas thashethemeve që flasin për një ofensivë të afërt në Kiev nga pala bjelloruse. Me ftesë të Putinit, Lukashenko do të vizitojë sot qendrën e trajnimit për kozmonautët Gagarin në Zvezdny Gorodok në rajonin e Moskës. Në datat 26 dhe 27, udhëheqësi bjellorus do të marrë pjesë në Shën Petersburg në një samit të krerëve të shteteve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, i cili bashkon ish-republika të ndryshme sovjetike.

Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë dhe ka ofruar territorin e saj si bazë për një pushtim të Ukrainës.

Ora 14:27
Dalja e parë e Zelensky-t jashtë Ukrainës në luftë, SHBA ofroi mbështetje me armatime

1671696886_dsdsfd.jpg

Të unifikuar, republikanë e demokratë, amerikanët qëndrojnë njëzëri krah Ukrainës. Sipas shumë analistë amerikanë, vizita e Zelenskyt ishte shenjë për të treguar se amerikanët janë bashkë dhe në afatgjatë krah Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus.

Çfarë përfitoi presidenti Zelensky nga udhëtimi në Amerikë? Ai takoi presidentin Biden dhe foli përpara Kongresit amerikan, ndërsa disa analistë e krahasuan këtë ngjarje me fjalimin e Churchillit në Kongres kur nisi Lufta e Ftohtë.

Përveçse një vizitë simbolike, drejtëpërdrejtë në Uashington, si dalja e tij e parë jashtë vendit pas nisjes së luftës në shkurt, amerikanët treguan se janë aty në afatgjatë për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës. Të dyja palët politike, demokratë e republikanë, janë bashkë për të ndihmuar Ukrainën. Për shumë analistë pikëpyetja e bisedimeve mes amerikanëve dhe ukrainasve është sa i përket Krimesë. Çfarë kanë në mendje amerikanët për territorin e aneksuar nga Rusia në 2015-ën?

Deri më tani amerikanët janë në krye të listës si ndihmës të Ukrainës në armatim dhe ndihma humanitare, që shkojnë në rreth 19 miliard dollarë, të ndjekur nga gjermanët me rreth 2.5 miliard dollarë dhe britanikët me rreth 2 miliard dollarë. Me ndihmën amerikane në armatime, Ukraina e ka detyruar Rusinë të bëjë të paktën tri tërheqje të mëdha në fushën e betejës, ndërkohë që komandatët ukrainas kanë paralajmëruar për kundërsulme të forta ruse.

Gjatë vizitës në Amerikë, Zelensky siguroi gjithashtu mbështetje për planin 10 pikësh të paqes që pritet ta paraqesë në shkurt, dhe do të marrë nga Pentagoni sistemin antiraketë Patriot. Të premten, Kongresi kaloi paketën e ndihmës gati 2 miliardë dollarë për armë, ku përfshihen edhe municione për artilerinë me rreze të gjatë HIMARS.

 

Ora 14:21
Kiev: Mbi 101,000 ushtarë rusë të vrarë deri më tani, 480 në ditën e fundit

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë të ditur bilancin e luftës, ku përfshihen vrasjet e ushtarëve rus nga pala  ukrainase. Sipas ministrisë, forcat  ukrainase kanë vrarë 101,430 ushtarë rusë, 480 prej tyre në 24 orët e fundit. Dy ditë më parë shifra e deklaruar prej 100 mijë u tejkalua. Kievi deri më tani pretendon gjithashtu shkatërrimin e 5,994 automjeteve të blinduara të armikut, 4,627 kamionëve dhe tankeve, 3,006 tanke, 1,988 sisteme artilerie, 1,706 dronë, 418 automjete me raketahedhës të shumëfishtë, 653 raketa lundrimi, 283 anije luftarake dhe 283 avionë luftarakë armik.

Ora 13:20
Bombardim i ri në Kerson, 5 të vrarë dhe 35 të plagosur

Bombardime të reja ruse në qendër të Khersonit. Pesë të vdekur dhe 35 të plagosur. Nënkryetari i zyrës presidenciale Kyrylo Tymoshenko, përmes Telegramit, saktësoi se 16 të plagosur janë në gjendje të rëndë".

"Bota duhet të shohë se ajo që ne po luftojmë është e keqe absolute", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke publikuar në Twitter. disa imazhe të bombardimit "Është terrorizëm, është vrasje për hir të frikësimit," komentoi ai.

Ora 10:25
SHBA dhe Ukraina po përgatisin një plan paqeje për muajin shkurt

1671703738_aadsadsa.jpg

Po vjen propozimi i paqes për luftën në Ukrainë. Volodymyr Zelensky po përgatit një plan prej 10 pikash për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se 300 ditë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se janë zhvilluar bisedime edhe me partnerët e G7 për planin e paqes.

 Sipas Ëall Street Journal, pritet që plani të paraqitet në shkurt kur të bëhet një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ndërkohë Kievi ka synim që të fitojë sa më shumë territor që të jetë më i fortë kur të ulet në tryezën e bisedimeve.

Ora 07:44
Rusia sulmon termocentralin në Ukrainë, një punonjës vdes dhe një tjetër mbetët i plagosur

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi rus në një termocentral. Sipas raportimeve të kompanisë, objekti u shkëput nga rrjeti elektrik si rezultat i sulmit dhe  puna për të rivendosur centralin do të fillojë sa më shpejt që kushtet e sigurisë ta lejojnë

Vendndodhja e sulmit ende nuk është specifikuar. Rusia ka vënë në shënjestër vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në errësirë ​​dhe të ftohtë.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 24/12/2022 19:21

    O drini une them gjerat si jane dhe si i mendoj nuk jam si ty dhe disa te tjere qe beni burrin ne koment por ne te vertete jeni lepires k..i

    Përgjigju
  • Babi: 24/12/2022 11:18

    Ju thoni do zgjat konfliktin qe te fitoj terren , po sikur te humbas terren si i vete halli apo kujt i plasi per popullin leri te vdesin disa qindra mijera te tjere

    Përgjigju
  • Turi: 24/12/2022 10:50

    Mereni shtruar per ate planin e paqes ska prb Ukraina po e paguan si ne njerez dhe ne infrastrukture , kur te zbrazen nga depot armatimet e vjetra te Shba atehere eshte ok . Zelensky nje cope idioti qe ben lojen e te tjereve se do ishte gjetur nje rruge zgjidhje pa nisur lufta fare

    Përgjigju
    • Drini: 24/12/2022 17:50

      Po si thua ti o turi gjakprishur, tja leri vendin Putinit?

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi