Rusia ka dërguar trupat e saj nga rajoni i Kaliningradit në rajonin e Kurskut të Rusisë, tha ministri lituanez i Mbrojtjes Laurynas Kasciunas gjatë një takimi me presidentin ukrainas Zelensky. Këtë e kanë raportuar mediat vendase.
Kasciunas tha se luftimet e vazhdueshme në Kursk të pushtuar nga Kievi po e detyronin Moskën të tërhiqte ushtarët e saj nga Kaliningrad, duke e përshkruar atë si një formë çmilitarizimi të shkaktuar "nga guximi i ushtrisë ukrainase".
Ministri lituanez shtoi se operacioni i Kievit në rajonin rus kishte "ngritur moralin e njerëzve dhe forcave të armatosura" të Vilnius.
Ndërkohë mbrojtja ajrore ruse rrëzoi mbrëmë katër raketa taktike Tochka-U dhe 117 dronë ukrainas mbi territorin e e Rusisë. Kështu bëri me dije Ministria e Mbrojtjes e Moskës.