Presidenti ukrainas ëhstë përfshirë në një aksident automobilistik. Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta. Njoftimin, Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.
Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenti Zelensky përfshihet në një aksident rrugor! Von der Leyen: Putin duhet që të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë









