Lufta në Ukrainë/ Orban: Ka një plan për paqe në tavolinë, Zelensky të vendosë! Presidenti ukrainas: Duam garanci, Europa duhet e unifikuar

Lufta në Ukrainë/ Orban: Ka një plan për paqe në tavolinë, Zelensky të vendosë! Presidenti ukrainas: Duam garanci, Europa duhet e unifikuar

Viktor Orban dhe Volodymyr Zelenesky

Një propozim konkret për paqen në Ukrainë, ekzsiton dhe ndodhet në tavolinë. Viktor Orban kryeministri I Hungarisë, tha se tashmë është cdo gjë në dorë të Zelenskyt për ta pranuar ose jo atë. Sipas Orban ai është një plan i thjeshtë i ngjashëm me propozimin për armëpushim në luftën e parë botërore, ku parashikohet ndalimi i luftës për krishtlindje dhe shkëmbimi i pengjeve apo të burgosurve.

Orban i bëri këto deklarata nga Brukseli ku u zhvillua samiti i “patriotëve të europës” ku mblidhen politikanë konservatorë e të djathtë. Këto deklarata të Orban nuk u komentuan nga vetë Zelensky i cili po ashtu ndodhej në Bruksel në një takim me shefin e Natos Mark Rutte në rezidencën e këtij të fundit. Ajo se cfarë thotë Rutte duket se është një përgatitje e Zelenskyt për negociata për paqen.

“Është në krye të axhendës sonë që të sigurohemi që presidenti Zelenskiy, ekipi i tij dhe Ukraina të jenë në pozicionin më të mirë të mundshëm një ditë, kur të vendosin kështu, për të nisur bisedimet e paqes. Dhe kjo do të thotë që ne duhet të bëjmë gjithçka tani për t'u siguruar që kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore, kur bëhet fjalë për sistemet e tjera të armëve, të sigurohemi që të ofrojmë gjithçka që mundemi”, thekson Rutte.

Përpara negociatave për paqen Zelensky duket se kërkon garancitë e fundit politike dhe ato të mbrojtjes.

“Mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën për sot dhe për nesër. Është me të vërtetë shumë e rëndësishme të shfrytëzojmë këto dy ditë në Bruksel për t'u takuar me të gjithë partnerët tanë dhe për të pasur të njëjtin qëndrim të përbashkët të Evropës jo të ndarë”, shprehet Zelensky.

Në gazetën franceze le parisien, Zelensky tha se Ukraina e ka të pamundur për të rimarrë territoret e Donbasit dhe të Krimesë, ndërsa më herët la të hapur mundësinë mbajtjes së tyre nga ana e rusisë më kushtin që ukraina të futet në Nato ose të qëndrojë në ombrellën e saj. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Fejesa me Selena Gomez, Benny Blanco: Ende nuk mund ta besoj

Fejesa me Selena Gomez, Benny Blanco: Ende nuk mund ta besoj