1650519698_b92e3f1aa6cd41e79fa7f18e3844f8f0.jpg

Në ditën e 56-të të luftës në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelenksy tha se Bashkimi Europian po planifikon një paketë të gjashtë me sanksione ndaj Rusisë.

“Sanksionet do të jenë kryesisht kufizime në sektorin e energjisë së Rusisë, sektorin bankar, eksportet, importet dhe transportin”, tha Zelensky.

Përveç kësaj, përsëriti thirrjen për një embargo ndaj naftës ruse si pjesë e paketës së sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Zelensky tha se ka folur me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel rreth kërcënimit për krizën ushqimore dhe energjitike në Europë dhe mundësinë e rifillimit të eksporteve bujqësore ukrainase.

Para takimit të tyre, shefi i Këshillit Evropian vizitoi Borodyanka në Kiev teksa shoqërohej me ekipin e tij dhe sipas presidentit ukrainas, ata “panë me sytë e tyre shkatërrimin që kishin shkaktuar.”

“Nuk mund të ketë drejtësi pa paqe”, tha Zelensky duke shtuar se ushtria dhe komandantët rusë do të shpallen fajtorë për krime lufte.

Pas vizitës me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti ukrainas tha se Ukraina është e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës për një kalim të sigurt nga Mariupol.


Lajmi kryesor:

Moska: Mariupoli ka rënë! Biden: Nuk ka asnjë provë! Zbulohen varre masive të reja në Manhush, Kievi: Rusët mund të varrosin deri në 9 mijë trupa