Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për dialog me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston “vullnet politik” për një gjë të tillë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
“Nëse ekziston një vullnet i ndërsjellë politik, kjo mund të shihet vetëm pozitivisht”, tha zëdhënësi i presidencës ruse.
Macron, menjëherë pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian, deklaroi se “është i gatshëm të bisedojë me Putinin”.
Në këtë kontekst, Peskov theksoi se “është e rëndësishme të kujtohet se çfarë tha presidenti i Rusisë” në konferencën për shtyp të mbajtur të premten, ku ai u shpreh se “është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin”.
Ndërkohë të dërguarit e Donald Trump kanë zhvilluar një sërë takimesh për bisedime të ndara, nga njëra anë me Moskën dhe nga ana tjetër me zyrtarë ukrainas dhe evropianë, pa u shënuar deri tani ndonjë përparim konkret drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Këtë javë, negociatorë nga Ukraina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Miami, Florida. Uashingtoni u përfaqësua nga Steve Witkoff, i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan.
I dërguari rus Kirill Dmitriev nisi dje (20 dhjetor), bisedime me dy përfaqësuesit amerikanë, të cilat i cilësoi “konstruktive”, duke shtuar se ato do të vazhdojnë edhe sot.
Lajm ne perditesim...
Komente









