Putin anekson 4 rajone të pushtuara! Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse! Moska vë veton, Kina abstenon, 10 vota pro

UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin nisi procesin e aneksimit të pjesëve të Ukrainës duke thënë se ai do të nënshkruante ligje për t'i absorbuar ato pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur rajonet e reja të inkorporuara duke përdorur "të gjitha mjetet në dispozicion".

Në një fjalim që i parapriu një ceremonie të nënshkrimit të traktatit për t'i bërë katër rajone të Ukrainës pjesë të Rusisë, Putin paralajmëroi se vendi i tij nuk do të hiqte kurrë dorë nga zonat e pushtuara dhe do t'i mbronte ato si pjesë e territorit të tij sovran.

Ceremonia vjen tre ditë pas përfundimit të "referendumeve" të orkestruara nga Kremlini për bashkimin me Rusinë, të cilat u hodhën poshtë nga Kievi dhe Perëndimi bazuar në gënjeshtra. 

Shqipëria dhe aleati i saj kryesor SHBA kanë paraqitur një rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse, mirëpo ajo “dështoi” për shkak se Rusia ka vendosur veton e saj. Përfaqësuesi i Moskës votoi kundër, e ndërsa Kina abstenoi së bashku me Brazilin, Indinë dhe Gabonin. Në total pro mocionit të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria pati 10 vota.

Nga ana tjetër, Putin i kërkoi Ukrainës që të ulet për bisedime për t'i dhënë fund luftimeve shtatë mujore që filluan kur udhëheqësi rus urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën. Ai tha se autoritetet ukrainase duhet “të trajtojnë me respekt” rezultatet e njëanshme të votave të menaxhuara nga Moska dhe paralajmëroi ashpër se Rusia nuk do të dorëzonte kurrë kontrollin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Mirëpo, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Vladimir Putin. Ndërsa sot, teksa Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve, ushtria e saj vijonte sulmet. Në orët e para të mëngjesit, raketat ruse goditën Zaporizhzhian, ku  30  persona humbën jetën, ndërsa 88 të tjerë mbetën të plagosur.

Pas aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nuk vonoi përgjigja e SHBA-ve. Joe Boden njoftoi sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB kundër referendumeve farse për aneksimin e Ukrainës, Rusia vë veton, Kina abstenon

Rezoluta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër referendumeve ruse "farsë" dhe aneksimit të territoreve të Ukrainës u refuzua për shkak të vetos së Moskës, ndërsa Kina abstenoi së bashku me Brazilin, Indinë dhe Gabonin. Në total pro mocionit të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria pati 10 vota.

Ora 21:24
Putin i kërkoi Kievit të dorëzojë armët dhe të negociojnë, Zelensky: Vetëm me një president të ri rus mund të ndodhë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të premten se Kievi nuk do të negociojë me Rusinë, e cila aneksoi katër territore në Ukrainë për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin ishte në pushtet.

Në një ceremoni në Kremlin, Putin aneksoi Luganskun, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, rajone këto të kontrolluar nga ushtria e tij dhe i kërkoi Kievit të dorëzonte armët dhe të negocionte për t'i dhënë fund luftimeve shtatë mujore.

Por lideri ukrainas thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Putin.

"Ukraina nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me Rusinë për sa kohë që Putin është presidenti i Federatës Ruse. Ne do të negociojmë, por me presidentin e ri", tha Zelensky.

Ora 21:09
Sulmi në Zaporizhzhia, xhamat e makinave të thyera, civilë të pa jetë në rrugë, rroba e valixhe të shpërndara! 30 viktima dhe 88 të plagosur

 

Një krater i madh ngjitur me një varg automjetesh në qytetin e Zaporizhzhia dëshmon qartë dhunën e luftës. Dritaret dhe xhamat e përparmë të makinave të thyera. Një duzinë trupash të shtrirë në rrugë, që mesa duket janë civilë, ndërsa valixhet dhe palltot janë të shpërndara në rrugë, raporton BBC.

"Ajo kishte dy fëmijë. Unë u largova nga kafeneja për të përdorur banjën kur ndodhi. Unë vrapova prapa dhe u përpoqa ta gjeja. Kafeja u shkatërrua, kishte shumë trupa përreth. Gjithçka ishte shumë e tmerrshme," tha një e mbijetuar e sulmit teksa po tregonte se shefja e saj kishte vdekur.

Duke reaguar ndaj sulmit, i cili goditi në orët e para të mëngjesit të së premtes periferinë e Zaporizhzhias, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte një "shtet terrorist ".

Lideri ukrainas tha se Rusia lëshoi ​​16 raketa në qytet teksa u zotua të ndëshkojë autorët për "çdo jetë të humbur ukrainase". Deri më tani, 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa 88 janë plagosur. 

Ndërkohë, një zyrtar lokal i instaluar nga Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin.

Kolona u godit ndërsa njerëzit po përgatiteshin të udhëtonin në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit për të marrë të afërmit e tyre dhe gjithashtu për të ofruar ndihma humanitare. Pranë kraterit të goditjes së raketës, Kateryna Holoborod, qëndron e ulur në valixhen e saj në gjendje shoku.

"Ne arritëm në një linjë, për t'u bashkuar me një kolonë që shkon drejt Khersonit," tha ajo.

“Dolëm për të parë se çfarë numri kishim në radhë. Më pas ra raketa e parë, në fund të radhës.

"Ne ramë në tokë. Pastaj e dyta goditi në qendër të radhës. Kudo ishte xhami, njerëz që bërtisnin dhe vraponin. Nuk mbaj mend shumë... Ishte shumë e frikshme. Më pas u ngrita për të parë se çfarë ndodhi, për të ndihmuar të plagosurit. Unë u përpoqa të ndihmoja një të ri të plagosur kur ndodhi shpërthimi i tretë.", tha ajo. 

Sulmi në Zaporzhzhia
Ora 20:00
SHBA dhe NATO, së bashku për Ukrainën

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan foli sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë e raportoi këtë duke nënvizuar se të dy diskutuan "shqetësimin e përbashkët për përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar territorin ukrainas përmes një referendumi “farsë" dhe shprehën "angazhimin e tyre të vendosur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. 'Ukrainë".  

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke komentuar kërkesën e Kievit për anëtarësim të menjëhershëm në NATO tha se hyrja e një vendi në Aleancë duhet të vendoset nga aleatët njëzëri.

“Për momentin ne jemi të fokusuar në dhënien e mbështetjes praktike Kievit për t'u mbrojtur nga pushtimi i vendosur i Moskës”, tha Stoltenberg.  

Ora 19:53
Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Stoltenberg: Përshkallëzim serioz

"Ky është një moment vendimtar. Putini ka mobilizuar qindra, mijëra trupa të tjera, të përfshira në një kërcënim bërthamor të papërgjegjshëm dhe të frikshëm dhe tani ka aneksuar ilegalisht më shumë territor ukrainas. Të  dyja së bashku përfaqësojnë përshkallëzimin më serioz që nga lufta.", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë për shtyp në selinë e Aleancës Atlantike.

“Jo, kjo nuk tregon forcë, tregon dobësi. Është një pranim që lufta nuk shkoi sipas planit dhe se Putini ka dështuar plotësisht në objektivat strategjike," shtoi ai.

Ora 17:36
Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Biden: Janë të rreme, nuk kanë legjitimitet! SHBA sanksione të tjera ndaj Moskës

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi ashpër deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se katër rajone të Ukrainës do të bëhen territor rus bazuar në referendumet që u mbajtën këtë javë.

Biden i përshkroi pretendimet e Rusisë për aneksimin si “të rreme” dhe që nuk kanë “legjitimitet”. Ai njoftoi gjithashtu sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen mashtruese" të Rusisë për të aneksuar pjesë të  territorit sovran  të Ukrainës", kështu deklaroi presidenti i SHBA-ve Joe Biden duke denoncuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të OKB-së nga Moska. 

"Këto veprime nuk kanë legjitimitet," tha presidenti, duke premtuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rifituar kontrollin e territorit të saj, duke e forcuar atë si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht, duke përfshirë 1.1 miliardë dollarë ndihmë të re, të ndarë këtë javë. 

Departamenti amerikan i Thesarit tha se në listë janë qindra anëtarë të legjislaturës ruse, drejtues të infrastrukturës financiare dhe ushtarake të vendit, dhe furnizues që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

Departamenti i përshkroi sanksionet si "të shpejta dhe të rënda", në përgjigje të "aneksimit të supozuar" të Putinit të rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, tha se po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse, “për të dobësuar edhe më tej kompleksin ushtarak-industrial tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e paligjshme”.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit u koordinua me Departamentin e Tregtisë, i cili shtoi 57 kompani në listën e shkelësve të kontrollit të eksporteve.

Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi kufizime për viza për 910 persona, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë ruse, zyrtarë ushtarakë bjellorusë dhe përfaqësues rusë që veprojnë në rajone ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

“Ne nuk do të qëndrojmë pranë ndërsa Putini përpiqet me mashtrim të aneksojë pjesë të Ukrainës”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

“Departamenti i Thesarit dhe qeveria amerikane po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse sot për të dobësuar më tej kompleksin industrial ushtarak tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme”.

Yellen shton se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të ndërmarrin "veprime të rënda" kundër njerëzve dhe kompanive brenda dhe jashtë Rusisë, "të cilët janë bashkëfajtorë në këtë luftë dhe në këto referendume të rreme".

Ora 17:10
Lavrov i drejtohet Perëndimit: Merreni seriozisht Putnin

Pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrianës pas mbajtjes së referendumeve farsë, një deklaratë 'kërcënuese' vjen nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai thotë që politikanët e jashtëm duhet të marrin seriozisht fjalimin e mbajtur nga Putin gjatë ceremonisë së shpalljes së aneksimit të rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

"Është e pamundur të injorohet fjalimi i Putinit , ambasadorët rusë u ngarkuan ta përhapin atë sa më shumë që të jetë e mundur jashtë vendit, përfshirë edhe në OKB", kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, duke iu referuar fjalëve të presidentit rus në ceremoninë e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës. 

"Unë me të vërtetë shpresoj që politikanët seriozë në botë të lexojnë nga A në Z atë që tha Putini, shumë gjëra duhet të bëhen absolutisht të qarta për ta", shtoi ai sipas Ria Novosti. 

Ora 16:26
Pas aneksimit të 4 rajoneve nga Putin, Ukraina paraqet zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në NATO: Të ndiqet procedurë e përshpejtuar

1664548040_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpg

Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelesnky, ka kërkuar nga NATO që të ndjekë një procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake. Ketë e ka bërë të ditur në Telegram.

Ora 15:58
Liderët e BE-së: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm

Këshilli Evropian ka thënë se nuk do ta njohin aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase nga Rusia.

Këshilli Evropian tha se Rusia ka shkelur "në mënyrë të hapur" "të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi".

"Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm." Këshilli Europian qëndron me vendosmëri" me Ukrainën dhe do të "forcojë masat e saj kufizuese" ndaj Rusisë.

Ora 15:40
Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase, Von der Leyen: S’do ndryshojë asgjë, territoret janë të Ukrainës

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Von der Leyen shkruan se nuk do të ndryshojë asgjë, pasi të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga Rusia, janë dhe do të mbeten gjithmonë të Ukrainës.

“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të jetë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe të bëjnë gjithmonë pjesë e një kombi sovran”, shkruan Von der Leyen.

Ora 15:25
Shpallja e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nënshkruhen dokumentet

Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe 'guvernatorët' pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Lugansk kanë nënshkruar traktatet që sanksionojnë hyrjen e këtyre territoreve në Federatën Ruse.

Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov shpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .

Ora 14:55
Putin akuzon Perëndimin për sabotimin e Nord Stream

1664442624_w57955144800x450.jpg

Duke vazhduar përbuzjen e tij kundër Perëndimit, Putini ngulmon në SHBA dhe Britaninë, duke i akuzuar për sabotim.

Duke iu referuar britanikëve si "anglo-saksone", ai thotë se ata ndihmuan "në organizimin e shpërthimeve të tubacioneve në detin Ballkanik".

Putin gjithashtu i referohet ushtrisë amerikane si "brutale", dhe dënoi zgjerimin e NATO-s.

Ora 14:52
Putin shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës dhe sulmon Perëndimin: Duan të gjunjëzojnë Rusinë

Dyert e arta të Kremlinit janë hapur dhe Vladimir Putin është duke mbajtur fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të pavarura ukrainase, raporton BBC

Putin thotë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre – e vetmja zgjedhje”

Por Putin nuk ndalet dhe pse referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini që pasohet nga duartrokitje të forta.

Ai thotë se rezultatet e referendumeve janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan. Putini i është kthyer pas dhe historisë – duke pretenduar se shumë breza rusësh kanë luftuar për këto toka.

Presidenti rus e mbrojti atë që po bën në Ukrainë, aneksimin e katër zonave të vendit – duke thënë se ato janë territore ruse dhe duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për të nënshtruar Rusinë.

Ora 09:14
Shpërthimet në Nord Stream, Këshilli i Sigurimit i OKB lajmëron mbledhje urgjente

1664522106_thumbsbc2d8c72bfb65a539cc4f39dd45b2bfa84.jpg

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream nën Detin Baltik për të cilat BE tha se ishte "rezultat i një akti të qëllimshëm". Këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet të premten me kërkesë të Rusisë, sipas diplomatëve.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 01/10/2022 08:28

    Perendimi, USA dmth, ka krijuar kultin e integritetit territorial te Ukraines nderkohe qe kete territor Ukraines i'a kane dhene Lenini dhe Hrushovi. Me perpara Ukraina ka qene pjese e Rusise imperialiste, Lenini shume territore me popullsi ruse ne lindje te Ukraines se sotme i'a dha Ukraines kurse Krimene i'a ka dhuruar Hrushovi ne 1954 Ukraines duke i'a hequr Rusise, me nje vendim arbitrar tipik monist! Dikur perendimi e kishte komunizmin kundershtar dhe armik. Si eshte e mundur tani qe disa vendime te komunisteve perendimi i ka te shenjta dhe bota rrezikon shume, vetem se USA do qe te mbroje me fanatizem vendimet e Leninit dhe Hrushovit!!??

    Përgjigju
  • Losho: 30/09/2022 22:40

    Amerika imperialiste e pare, i ngjan shume berishes se si sillet ne bote; dhune e mashtrime. E cuditshme qe Rama se kupton. Mos bej si bej un, bej si them un, thot USA

    Përgjigju
  • Biden alzhaimer: 30/09/2022 20:47

    Nuk ka Nato dhe Amerike ajo eshte vetem nje Amerike te tjeret jane mbushsa topi vk

    Përgjigju
  • Askushit: 30/09/2022 20:46

    Problemi eshte qe kur thua te verteten idiotat nuk dine te replikojne me fakte dhe prova por kane mesuar vetem nje gje te paguan Putin , jeni mesuar skllever dhe nuk dini te jetoni ndryshe ik e lani halet e Amerikes dhe europes dhe hani hamburger ????

    Përgjigju
    • Askushi: 30/09/2022 22:47

      Çfarë të vërtetë? Mund t'i nxjerrësh provat se spo i shikoj. Sa për të larë Hale nëpër Europë dhe Amerikë ke rusë plot. Vetëm për statistikë emigrantët rusë në Gjermani përbëjnë 6% të popullsisë në 80 milion që ka bëjë vetë llogarinë sa pastruse halesh ke.

  • Turi: 30/09/2022 15:27

    Ka te drejte Putin keta kromashet po na marin ne qafe duke e cuar boten ne krize urie qe do zoti tjua jape ne vendet qe jane shkaktare te luftes

    Përgjigju
    • Askushi: 30/09/2022 18:47

      Interesante që kur ambasada ruse paguan sufllaxhi. Po të paguajnë pak se bën vetëm një koment.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë kërkimet për zhdukjen e 3-vjeçarit, kontrollohen 15 shtëpi në Has!

Vijojnë kërkimet për zhdukjen e 3-vjeçarit, kontrollohen 15 shtëpi në Has!