Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida

Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida

Raketa 'Oreshnik'

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar prodhimin masiv dhe testimin e mëtejshëm të raketës balistike hipersonike të lëshuar kundër Ukrainës, Oreshnik, me rreze të mesme - deri në 5500 kilometra- - i testuar kundër një lokacioni ushtarak në Dnipro, në Ukrainë.

Presidenti rus tha se testet e transportuesit do të vazhdojnë "madje edhe në kushte luftarake, në varësi të situatës dhe natyrës së kërcënimeve të sigurisë" të Rusisë.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah lajmëroi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u takua në Florida me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me të cilin bisedoi mbi "çështjet e sigurisë globale me të cilat përballet aleanca". Sipas aleancës, takimi mes Rutte dhe Trump u zhvillua të premten e 22 nëntorit  në Palm Beach.

Sa i përket luftës në terren, mediat e huaja raportojnë se një burrë vdiq dhe një fëmijë u plagos mbrëmë ( 22 nëntor 2024) nga një sulm rus në rajonin e Zaporizhzias, i cili vetëm në 24 orët e fundit ka pësuar 433 sulme, duke përfshirë 183 predha artilerie, shkruan Ukrinform, i cili citon guvernatorin rajonal, Ivan Fedorov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:10
Ish-kryekomandanti i Ukainës: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

1732374736_arme.jpg

Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka ngritur alarmin se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, pasi Rusia po merr mbështetje të hapur nga aleatët e saj autokratikë, përfshirë Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën.

Në një ceremoni në Kiev, Zaluzhny deklaroi se rreth 10,000 ushtarë nga Koreja e Veriut po luftojnë përkrah trupave ruse në rajonin e Kurskut, ndërsa Irani ka dërguar mbi 8,000 dronë sulmues Shahed, duke ndihmuar gjithashtu Moskën të prodhojë teknologjinë për ndërtimin e tyre.

Ai tha se këta dronë po sulmojnë në mënyrë të hapur objektiva civile dhe ushtarake. Ndërkohë, armë të prodhuara në Kinë dhe Kore të Veriut po përdoren kundër Ukrainës.

Rusia, nga ana tjetër, ka nisur sulme me raketa të avancuara hipersonike, përfshirë një raketë "Oreshnik", e cila sipas Moskës është e pamundshme për t'u ndaluar.

Ndërsa Ukraina ka kryer sulme në brendësi të Rusisë me raketa britanike Storm Shadow dhe amerikane ATACMS, Rusia ka raportuar humbje, përfshirë edhe të një gjenerali të lartë nga Koreja e Veriut.

Zaluzhny bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore, duke theksuar se fitorja është ende e mundur nëse partnerët ndërkombëtarë rrisin ndihmën ushtarake.

Zaluzhny, i njohur si "Gjenerali i Hekurt", u zëvendësua në shkurt, duke u pasuar nga Oleksandr Syrsky, një komandant me lidhje të ngushta me Presidentin Zelensky. 

Ora 11:03
Medvedev: Konflikti në Ukrainë do përfundojë nëse NATO nuk e ‘ushqen’

1732356259_6000.jpg

Dmitry Medvedev

Konflikti në Ukrainë mund të përfundojë pa kosto të mëtejshme për sa i përket jetëve njerëzore, nëse NATO ndalon ta ushqejë atë.

Kështu u shpreh në një intervistë për kanalin televiziv Al Arabiya, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev.

“Nëse blloku i NATO-s ndalon së ndezur flakët e luftës në Ukrainë, ky konflikt mund të përfundojë pa ndonjë kosto të mëtejshme për njerëzimin”, tha Medvedev.

Duke komentuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, siç është kërcënuar nga presidenti Vladimir Putin, Medvedev vuri në dukje se ky është një "opsion ekstrem".

Ora 10:44
Korea e Veriut: Me provokimet e SHBA-së, ekziston rreziku i konfliktit të armatosur në çdo kohë

1732355299_skynewsnorthkoreakimjongun.jpg

Kim Jong Un 

Paralajmërimi vjen nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut, e cila flet për një situatë që justifikon marrjen e masave vetëmbrojtëse.

"Ne paralajmërojmë fuqishëm Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e saj armiqësorë ndaj Republikës Popullore Demokratike të Koresë" që të "ndërpresin menjëherë aktet armiqësore që gjenerojnë provokime dhe paqëndrueshmëri të mëtejshme dhe që mund të sjellin konfrontimin ushtarak në Gadishullin Korean dhe në afërsi të tij në një konflikt të vërtetë të armatosur", thuhet në një deklaratë të raportuar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA. 

Zyrtarët e mbrojtjes thonë më pas se "aventurizmi ushtarak" i SHBA-së "ka kaluar vijën e kuqe në shkallë globale".

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën