Gjashtë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një raketë goditi një qendër postare në Kharkiv, në Ukrainën lindore mbrëmjen e shkuar.
Viktimat dhe të plagosurit në Kharkiv ishin punonjës të qendrës postare.
Sipas policisë, punëtorët nuk kanë pasur kohë të vrapojnë për t'u mbrojtur, pasi sirena ka rënë një sekondë para goditjes, ndërsa të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftë.
Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se Rusia po përhap terror gjithnjë e më shumë te civilët.
“Rusët kanë shkaktuar më shumë terror mbi popullatën paqësore të Kharkivit”, shkroi ai në postimin e tij në Telegram.
Presidenti Zelensky shtoi se një operacion shpëtimi po vazhdonte dhe shërbimet e urgjencës që po punonin në vendngjarje
Ndërsa në orët e fundit tre civilë të tjerë janë vrarë në të gjithë vendin.