Lufta në Ukrainë, rusët nisin të largohen nga qyteti Kherson

Lufta në Ukrainë, rusët nisin të largohen nga qyteti Kherson

Udhëheqësit e instaluar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës të mërkurën filluan masivisht të rrisin zhvendosjen e deri në 60,000 njerëzve mes paralajmërimeve mbi aftësinë e Rusisë për t'i bërë ballë një kundërofensive ukrainase .

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për gjenerimin e "histerisë" për të detyruar njerëzit të largohen. Banorët në qytetin Kherson filluan të marrin mesazhetë mërkurën në mëngjes nga administrata pro-ruse.

“Të dashur banorë”, shkruhej aty. “Evakuoni menjëherë. Do të ketë granatime të zonave të banuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Do të ketë autobusë nga ora 7:00, nga Rechport (porti i lumit)deri në Bregun e Majtë.”, shkruhet në mesazh.

Ndërkohë të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte nënshkruar një ligj që vendos ligjin ushtarak në Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës që Kremlini pretendon se i ka aneksuar, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Rajonet e tjera janë Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.

Në daljen e tij të parë në televizionin shtetëror rus si komandanti i ri i Kremlinit për Ukrainën, gjenerali Sergey Surovikin tha të martën në mbrëmje se situata në Kherson ishte "shumë e vështirë".

“Planet dhe veprimet tona të mëtejshme ndaj qytetit të Khersonit do të varen nga situata ushtarake dhe taktike në terren”, tha ai.

Forcat ukrainase kanë përparuar nëpër disa pjesë të rajonit Kherson javët e fundit, duke kapur fshatra dhe toka bujqësore përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro, i njohur gjithashtu si bregu i djathtë.

Aftësia e Rusisë për të rifurnizuar trupat e saj në Kherson është penguar rëndë nga sulmet e shpeshta me raketa dhe artileri ukrainase mbi urat e kontrolluara nga Rusia që kalojnë Dnipron. Shpërthimi në fillim të këtij muaji që dëmtoi rëndë urën e Kërcit, që lidh Rusinë me Krimenë, pengoi më tej logjistikën e Rusisë.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Zbuluam 146 viktima në një llogore në Lyman! Zelensky: Ukraina nuk ka urdhëruar sulm ndaj urës në Krime


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha