UKRAINË- Nga sot Ukraina do të duhet të jetojë me kufizime të energjisë elektrike dhe probleme me internetin. Kjo ka ardhur si pasojë e sulmeve të shumta ruse në termocentralet dhe infrastrukturat e Ukrainës.
“Ata duan të shtypin rezistencën tonë”, thanë zyrtarë nga qeveria e Ukrainës.
Unicef ka dorëzuar 14 gjeneratorë në rajonin e Kharkiv, 2 brenda në qytet dhe 12 të tjerë në Departamentin Rajonal të Shëndetësisë në Kharkiv për objektet shëndetësore. Presidenti Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energji.
"Ne sigurisht që do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të rivendosur kapacitetet normale energjetike të vendit tonë, por do të duhet kohë”, tha presidenti ukrainas, duke i iu bërë thirrje që të përdorin energji duke filluar nga ora 18:00 dhe jo më herët.
Kievi ka njoftuar se kanë gjetur 146 kufoma civilësh dhe ushtarësh në një llogore në Lyman, ndërkohë që presidenti Ukrainas Volodymyr Zelesnky ka deklaruar se nuk e kanë dhënë ata urdhrin për shpërthimin e urës në Krime.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Iranin me sanksione të reja për furnizimin e Rusisë me dronët “kamikaze” që përdor kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile, duke ndjekur kështu hapat e Bashkimit Europian. Uashingtoni tha se kishte "prova të bollshme" se Irani po lëviz dronët në Rusi që po përdoren në Ukrainë. Për këtë , SHBA tha me bindje se "nuk do të hezitojë" të përdorë sanksione dhe "mjete të tjera të përshtatshme" për të ndëshkuar të gjitha palët e përfshira. Deklarata e SHBA vjen disa orë pasi Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje politike për të sanksionuar Iranin për të njëjtën arsye.
Mirëpo, Rusia dhe Irani se dronët iranianë janë përdorur në luftën në Ukrainë.
Trupat e 111 civilëve dhe 35 ushtarëve u gjetën në disa llogore dhe varre pa emër në Lyman, një qytet në Ukrainën lindore i ripushtuar së fundmi nga ushtria ukrainase. Kjo është raportuar nga Departamenti i Policisë së Oblastit Donetsk. Deri më tani në Lyman janë gjetur 25 varre masive, ndërsa në vendbanimet e çliruara në Donetsk janë zbuluar 58 varre komunale, tha policia.
Autoritetet britanike kanë vendosur të sanksionojnë Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, Mohammad Bagheri dhe Iranin në përgjithësi për furnizimin e tij me dron kamikaze për ushtrinë ruse , e cila i përdor ato në Ukrainë për të synuar infrastrukturat kritike dhe objektivat civilë.
Kjo u njoftua nga ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly , duke e përshkruar "mbështetjen e Iranit për luftën brutale dhe të paligjshme të Putinit kundër Ukrainës si të mjerueshme.".
Ai tha se" ka prova të qarta se Irani ka një rol destabilizues në sigurinë globale ". Kreu i diplomacisë britanike shpjegoi se" sot ne po sanksionojmë ata që furnizojnë dronët që përdorin rusët për të shënjestruar civilët ukrainas.
Sulmi në urën në Krime "absolutisht nuk e urdhëruam, me sa di unë". Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CTV, duke specifikuar se një ditë pas shpërthimit më 8 tetor, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi "inteligjencën ukrainase" se kishte dëmtuar urën që lidh Krimenë me Rusinë mbi ngushticën e Kerçit.
Rusët po planifikojnë të sulmojnë hidrocentralin Kakhovka, tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij të natës. Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje botës që të lëvizë shpejt për të parandaluar këtë fatkeqësi.
“Sipas informacioneve tona, agregatet dhe diga e HEC-it Kakhovka janë minuar nga terroristët rusë”, tha ai në fjalimin e tij të natës në Ukrainë.
"Tani të gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë në shkallë të gjerë."
Ai shtoi: "Tani duhet të gjithë së bashku - të gjithë evropianët, të gjithë liderët botërorë, të gjitha organizatat ndërkombëtare - t'ia bëjmë të qartë shtetit terrorist se një sulm i tillë terrorist në HEC-in Kakhovka do të thotë saktësisht njësoj si përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Zvicrës që të mos qëndrojë neutrale në konflikt, pas bisedimeve me Presidentin e Zvicrës, i cili mbërriti sot në Kiev.
"Ne diskutuam gjithashtu çështjen e kompensimit për dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga terrori rus. Jam mirënjohës që asetet ruse me vlerë 6.5 miliardë dollarë tashmë janë ngrirë.
“Kjo punë duhet të vazhdojë. Dhe kjo është diçka në të cilën edhe Zvicra nuk duhet të qëndrojë moralisht neutrale. Mundësitë e Zvicrës për të ndihmuar me dixhitalizimin në Ukrainë dhe restaurimin e sistemeve të telekomunikacionit në territoret e çliruara u diskutuan veçmas dhe në mënyrë thelbësore."
“Ne i kërkuam autoriteteve ukrainase të ofrojnë prova në lidhje me përdorimin e supozuar të dronëve iranianë në luftën në Ukrainë” nga Rusia. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.
“Ne nuk i kemi dhënë Rusisë asnjë armë iraniane për përdorim në luftën kundër Ukrainës”, tha Amirabdollahian pa mohuar se Moska dhe Teherani kanë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Një strehimore është djegur në Gross-Stremkendorf në veri të Gjermanisë. Zjarri ka përfshirë ndërtesën natën e së enjtes duke e djegur pothuajse të gjithën, e cila shërbente si një strehë për refugjatët nga Ukraina të vendosur në Mecklenburg-Vorpommern.
“Të 14 banorët kanë mundur të dalin të padëmtuar nga objekti. Tre punonjësit ishin gjithashtu të padëmtuar”, tha një zëdhënës i distriktit veriperëndimor të Mecklenburgut.
Policia konfirmoi se gjithsej 17 persona janë dërguar në vend të sigurt dhe dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Ditën e zjarrit, policia vizitoi rezidencën (hotelin) më herët për shkak të mbishkrimeve svastikë në hyrje.
“Bazuar në përvojën time shumëvjeçare si zjarrfikës, supozoj se zjarri ishte i qëllimshëm”, tha zëdhënësi i distriktit Ingo Schomann.
Megjithëse, shkaku i saktë i zjarrit duhet të përcaktohet nga një hetim. Menjëherë pas incidentit, banorët janë zhvendosur në një objekt tjetër, tha zëdhënësi i qarkut. Pothuajse 120 shërbime emergjente dhe rreth 20 automjete “ambulanca” kanë punuar deri në mëngjes në vendin e zjarrit.
Zëvendësministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu u kërkon kinezëve të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.
Në një konferencë për shtyp në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, Ma njoftoi se "duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë, zyrat diplomatike kineze aktualisht janë duke përgatitur evakuimin e qytetarëve kinezë nga vendi".
Që nga fillimi i "krizës", Kina ka riatdhesuar më shumë se 5200 kinezë nga Ukraina.
Udhëheqësit e instaluar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës të mërkurën filluan masivisht të rrisin zhvendosjen e deri në 60,000 njerëzve mes paralajmërimeve mbi aftësinë e Rusisë për t'i bërë ballë një kundërofensive ukrainase .
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për gjenerimin e "histerisë" për të detyruar njerëzit të largohen. Banorët në qytetin Kherson filluan të marrin mesazhetë mërkurën në mëngjes nga administrata pro-ruse.
“Të dashur banorë”, shkruhej aty. “Evakuoni menjëherë. Do të ketë granatime të zonave të banuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Do të ketë autobusë nga ora 7:00, nga Rechport (porti i lumit)deri në Bregun e Majtë.”, shkruhet në mesazh.
Ndërkohë të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte nënshkruar një ligj që vendos ligjin ushtarak në Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës që Kremlini pretendon se i ka aneksuar, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Rajonet e tjera janë Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.
Në daljen e tij të parë në televizionin shtetëror rus si komandanti i ri i Kremlinit për Ukrainën, gjenerali Sergey Surovikin tha të martën në mbrëmje se situata në Kherson ishte "shumë e vështirë".
“Planet dhe veprimet tona të mëtejshme ndaj qytetit të Khersonit do të varen nga situata ushtarake dhe taktike në terren”, tha ai.
Forcat ukrainase kanë përparuar nëpër disa pjesë të rajonit Kherson javët e fundit, duke kapur fshatra dhe toka bujqësore përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro, i njohur gjithashtu si bregu i djathtë.
Aftësia e Rusisë për të rifurnizuar trupat e saj në Kherson është penguar rëndë nga sulmet e shpeshta me raketa dhe artileri ukrainase mbi urat e kontrolluara nga Rusia që kalojnë Dnipron. Shpërthimi në fillim të këtij muaji që dëmtoi rëndë urën e Kërcit, që lidh Rusinë me Krimenë, pengoi më tej logjistikën e Rusisë.
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të enjten të vendosin sanksione të reja ndaj subjekteve që furnizojnë Rusinë me dronë iraniane, armë këto të cilat janë përdorur për të goditur Ukrainën, duke kujtuar këtu sulmet vdekjeprurëse së fundmi me këto armë në rrethina të Kievit e disa zona të tjera.
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian njoftoi marrëveshjen në një postim në Tëitter të enjten, duke thënë se ajo erdhi si rezultat i tre ditëve bisedime me ambasadorët e BE-së dhe do të hyjë në fuqi të enjten pasdite.
Në njoftim thuhet se BE-ja do ngrijë ngrinte asetet e tre individëve dhe një entiteti "përgjegjës për dërgesat me dronë".
Po ashtu thotë se BE-ja ishte gjithashtu e përgatitur të zgjeronte sanksionet kundër katër subjekteve iraniane që ishin sanksionuar më parë.
Forcat ruse kanë intensifikuar përdorimin e tyre të sulmeve ajrore gjatë javës së kaluar, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë identifikuar se përdorin drone të prodhuar nga Irani të ngarkuar me eksplozivë që përplasen në objektivat e tyre. Irani deri më tani ka mohuar furnizimin me dronë në Rusi dhe Kremlini ka mohuar përdorimin e tyre në Ukrainë
Më shumë se 66.500 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat ukrainase që nga fillimi i pushtimit të vendit nga Moska, këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, siç raporton Ukrinform.
Që nga 24 shkurti, 66,650 ushtarë rusë kanë vdekur, përfshirë 370 dje, tha Shtabi i Përgjithshëm. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria tregon se janë rrëzuar gjithashtu 269 pajisje ushtarake , 243 helikopterë dhe 1,311 dronë. Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 2,567 tanke ruse, 1,646 sisteme artilerie, si dhe 16 anije dhe 329 raketa lundrimi.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ku thuhet se ka prova që Rusia ka marrë dronë nga Irani.
“Rusia ka blerë UAV nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto UAV po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike”, shkruan Kim krahas postimit.
Hahahahah Ukrainasit jane shume te zgjuar si puna jote hahahah o vellai hajdarit
PërgjigjuPo ushtare Ukrainas sa jane vrare apo vetem civile ?
Përgjigju100 max 150...jasjane dele si ruset ukrahinasit...:p.....