
Ushtria ruse ka kërcënuar se do të godasë qendrat e komandës së Ukrainës në kryeqytetin Kiev, nëse do të ketë sulme të vazhdueshme në territorin e saj.
“Ne po shohim përpjekjet e trupave ukrainase për të kryer sabotim dhe për të goditur territorin rus”, pohoi ministria ruse e mbrojtjes në konferencën e saj të rregullt të mbrëmjes.
“Nëse raste të tilla vazhdojnë, forcat e armatosura ruse do të godasin qendrat vendimmarrëse, përfshirë në Kiev”, shtoi ai.
Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimet e territorit të saj më parë, duke përfshirë një sulm të supozuar në një bazë ajrore muajin e kaluar.
Lajmi kryesor:
Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev









