UKRAINË- Sulm në Kharkiv, gjatë natës! Një shkollë është goditur, ndërtesa të tjera janë dëmtuar.  Ndërsa 5 persona mbetën të vrarë dhe 115 të plagosur në sulmet e djeshme nga forcat e Moskës. 

Sakaq 250 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike në Kiev. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Umerov drejton gishtin nga Rusia për "shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve". 

Sipas presidentit Volodymir Zelensky, 500 raketa dhe dronë janë lëshuar kundër territorit ukrainas që nga 29 dhjetori.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord me qeverinë e Kievit për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pas sulmit të djeshëm me raketa ruse në Kiev, raketa hipersonike Kinzhal: këtë e tha këshilltari presidencial ukrainas, Andry Yermak, pas një bisede telefonike me Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi në përditësim...