Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Ukraina ka filluar të përdorë bomba thërrmuese të dërguara nga SHBA, siç parashikohej nga Ëashington Post dhe Ëall Street Journal . Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby iu përgjigj pozitivisht pyetjes mbi këtë çështje.

Ndërkohë, opozitari rus,  Alexey Navalny në fjalimin e tij të gjyq ku akuzohet për ekstremizëm tha se lufta në Ukrianë është e pakuptimtë dhe idiote. 

Rusia po konsideron të sulmojë anijet civile që transportojnë grurë nga Ukraina në Detin e Zi dhe më pas të fajësojë forcat ukrainase, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. 

"Ushtria ruse mund të zgjerojë sulmet e saj ndaj transportit të grurit ukrainas për të përfshirë më pas edhe sulmet ndaj anijeve civile," i tha AFP zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adam Hodge.

Hodge përmendin edhe "një përpjekje të koordinuar për të justifikuar çdo sulm ndaj anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
Shtëpia e Bardhë e konfirmon se Kievi po përdor bomba thërrmuese

1688024963_shtepiaebardhe.JPG

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Ukraina ka filluar të përdorë bomba thërrmuese të dërguara nga SHBA, siç parashikohej nga Washington Post dhe Wall Street Journal . Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby iu përgjigj pozitivisht pyetjes mbi këtë çështje.

Ora 20:51
OKB-ja dënon sulmet ruse në portet e Ukrainës

1689879079_thumbsbca0dc0db12c24f13fcf628e9908f11381.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon "sulmet e Rusisë kundër porteve ukrainase në Detin e Zi". Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Antonio Guterres.