Lufta në Ukrainë/ Blinken: Bllokimi i grurit është vendim politik rus! Lavrov: BE dhe NATO, si Hitleri! Po përgatisin luftë kundër Rusisë

“Kriza botërore e ushqimit është shkaktuar nga një vendim politik i Rusisë”. Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në Berlin në takimet për situatën e eksportit të drithit nga Ukraina dhe për krizën ushqimore.

Ndër të tjera nënvizoi se sanksionet nuk kanë të bëjnë me produktet ushqimore, por thotë se bllokada vjen për arsye politike dhe theksoi se po kërkohet zgjidhje diplomatike. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se perspektiva evropiane e Ukrainës dhe Moldavisë nuk përbënte “rrezik”për Rusinë, pasi sipas tij BE-ja nuk është një aleancë ushtarake.

Megjithatë, ai akuzoi BE-në dhe NATO-n se po mbledhin një “koalicion” për t’u përgatitur për një luftë me Rusinë, duke i krahasuar ato me aleancën naziste të Luftës së Dytë Botërore.

SHBA do të dërgojë armë të tjera në Kiev të cilat kapin vlerën e 450 milionë dollarëve, përfshirë sistemet raketore! Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke konfirmuar parashikimet e mediave. Sipas raporteve nga John Kirby, koordinatori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, paketa e re përfshin raketahedhës Himars (High Mobility Artillery Rocket System), municione përkatëse dhe anije patrullimi bregdetare. Që nga 24 shkurti, theksoi Kirby, SHBA i ka dhënë Ukrainës 6.1 miliardë dollarë ndihmë.

Hapi i rëndësishëm i ndërmarrë nga Europa drejt Ukrainës dhe furnizimet e reja amerikane me armë në Kiev, për ministrin i Jashtëm rus Serghei Lavrov janë konfirmim i varësisë së Ukrainës nga Perëndimi dhe humbjes së sovranitetit të saj. 

"Fuqitë perëndimore nuk do t'ju lejojnë të ktheheni në tryezën e bisedimeve," tha Lavrov në një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus.

"Unë nuk shoh mundësinë që ata të lejohen të rifillojnë negociatat. Dhe nuk shoh asnjë mundësi që Ukraina të bëjë ndonjë propozim. Por ne nuk do të bëjmë asnjë propozim. Ne e bëmë tonën shumë kohë më parë. Tani topi është në fushën e tyre.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, është shprehur se BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë një luftë kundër Rusisë, duke shtuar se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm vendesh evropiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

 "Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën," shtoi Lavrov, teksa po fliste në një konferencë shtypi në Baku pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen, por nuk do të na shkatërrojë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një lidhje me video në Festivalin Glastonbury në Mbretërinë e Bashkuar foli rreth rëndësisë së rritjes së ndihmës për Ukrainën për të rivendosur paqen.

"Ne në Ukrainë, do të donim të jetonim jetën si dikur dhe të shijonim lirinë dhe këtë verë të mrekullueshme, por ne nuk mund ta bëjmë këtë sepse gjëja më e tmerrshme ka ndodhur. Rusia na ka vjedhur paqen. Ne nuk do të lejojmë që lufta ruse të na shkatërrojë. Ne duam ta ndalojmë atë përpara se të shkatërrojë jetët e njerëzve në vendet e tjera të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine. Tani ata janë të gjithë të kërcënuar. Prandaj kthehem për ju për një mbështetje!”, tha Zelensky.

 

Ora 22:55
Gjermania dhe SHBA së bashku kundër krizës ushqimore pas luftës në Ukrainë

1656104198_62252325303.jpg

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) dhe homologu i saj amerikan Antony Blinken duan të bëjnë më shumë së bashku kundër krizës ushqimore që kërcënon pas luftës në Ukrainë. "Mesazhi ynë si G7 është i qartë. Ne nuk do të lejojmë që lufta e agresionit rus ta zhysë botën në zi buke. Ne po veprojmë së bashku," tha Baerbocku të premten në Berlin gjatë një takimi me Blinkenin. Ai po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë ushqimore pak para samitit të G7 në Elmau.

Vendet më të fuqishme të industrializuara në botë po veprojnë me përgjegjësi të veçantë, edhe nëse nuk e shkaktuan këtë krizë urie, e cila po përkeqësohet me luftën ruse të agresionit, tha  Baerbocku. "Ne veprojmë së bashku, si partnerë të G7-ës, me miqtë tanë ndërkombëtarë, ndërsa Rusia, me luftën e saj cinike të grurit, godet qëllimisht çmimet e ushqimeve për të destabilizuar vende të tëra."

Blinken falënderon Gjermaninë për rolin drejtues

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e falënderoi Gjermaninë për rolin drejtues në këtë çështje. "E vetmja arsye që kjo po ndodh tani është agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe bllokimi i grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Rusia që do të eksportohen nga Ukraina”, tha ai. "Ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Blinkeni theksoi se për shkak të luftës së shkaktuar nga Rusia, këtë vit kërcënohen nga uria 40 milionë njerëz të tjerë.

Baerbocku dhe Blinkeni folën në kuadër të një konferencë ndërkombëtare mbi sigurinë ushqimore. Në konferencën për sigurinë ushqimore të mbajtur në kryeqytetin gjerman Berlin marrin pjesë më shumë se 50 delegacione.

Konferenca organizohet nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ndihmës Zhvillimore. Sipas Baerbockut, në mbarë botën aktualisht vuajnë nga mungesa e madhe e ushqimit 345 milionë njerëz. Kjo është një situatë "që po krijohet para nesh si një valë kërcënuese për jetën", tha ajo në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Bujqësisë Cem Özdemir dhe Ministren e Ndihmës Zhvillimore Svenja Schulze.

Lufta e agresionit të Rusisë tani "ka kthyer një valë në një cunami", tha Baerbocku. Ajo tha se nevojitet një ndihmë emergjente prej 44 miliardë eurosh. Komisioni Evropian ka kërkuar ndihmë, por është siguruar vetëm gjysma e saj./DW

Ora 22:30
Lufta në Ukrainë nuk kursen as delfinët, rreth 3000 të ngordhur dalin në brigjet e Rumanisë dhe Bullgarisë

Shkencëtarët raportojnë se rreth 3000 delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi, kjo për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme dhe pamundësisë së tyre për  të siguruar ushqim.

Delfinët e ngordhur po gjenden madje dhe në brigjet e Rumanisë dhe Bullgarisë. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Lajmeve Bjelloruse "Nexta".

 

Ora 21:00
Rusia akuzon Ukrainën për sulme kibernetike

Prokurori i Përgjithshëm rus, Igor Krasnov ka akuzuar autoritetet ukrainase për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës në Rusi dhe Bjellorusi, sipas raportimit të “Interfax”.

“Në rastin e Ukrainës, ajo që ne shohim është militarizimi i tyre i hapur, një sulm i qartë kibernetik që synon infrastrukturat kritike të Rusisë dhe Bjellorusisë”, tha Krasnov. Veprimet e autoriteteve të Kievit dhe vrasjet e shumta të civilëve në Donbass "i lanë Rusisë zgjidhje tjetër veçse të kryente një operacion special ushtarak për të mbrojtur popullsinë civile", shtoi ai.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë, po ashtu ka siguruar bllokimin e më shumë se 130,000 faqeve të internetit, dhe duke përfshirë ato për të cilat pretendon se kanë detyruar të miturit të përfshihen në protesta.

 "Vetëm në dy vitet e fundit, ne kemi lëshuar rreth 600 kërkesa për të kufizuar aksesin në mbi 130,000 burime të internetit. Shumë prej tyre janë përdorur për të përfshirë adoleshentët në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë aktivitete proteste nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpesh, OJQ të tilla të financuara nga jashtë koordinojnë veprime të tilla shkatërruese. Aktualisht, 56 subjekte të huaja janë konsideruar të padëshirueshme në Rusi dhe faqet e tyre të internetit janë bllokuar”, tha Prokurori i Përgjithshëm rus.

Ora 20:20
Duhet të paktën një dekadë për të pastruar minat dhe eksplozivët nga territori i Ukrainës

‘Ukrainës do t'i duhet të paktën një dekadë për të pastruar të gjitha minat dhe eksplozivët nga toka dhe ujërat e saj pas luftës’, kështu deklaroi një Zëdhënës i Shërbimit të Urgjencës Shtetërore të Ukrainës, raporton “The Guardian”.

“Deri më tani, Ukraina ka arritur të pastrojë 620 kilometra katrorë tokë që ishte e mbushur me mijëra pajisje shpërthyese, duke përfshirë 2,000 bomba të hedhura nga ajri. Pothuajse 300,000 kilometra katrorë, rreth gjysma e territorit të Ukrainës, shihen ende si të kontaminuara. Do të duhen deri në 10 vjet, sipas një shifre optimiste. Sepse ne ende nuk e dimë se çfarë po ndodh në territoret ku po zhvillohen luftime aktive tani”, tha Oleksandr Khorunzhiy.

 

Ora 19:55
Torturoi 9 civilë në Irpin, Ukraina gjykon një tjetër ushtar rus

Një ushtar rus do të dalë në gjyq në Ukrainë pasi akuzohet se ka torturuar nëntë civilë ukrainas në qytetin Irpin.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, sipas raportimeve të Ukrinform. Prokurorët ukrainas ngritën një aktakuzë si pjesë e një hetimi të posaçëm paraprak për shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Hetimi zbuloi se në muajin mars, i pandehuri, i cili vepronte si pjesë e Regjimentit të 234-të Sulmues të Forcave të Armatosura Ruse, mori peng nëntë burra ukrainas. Së bashku me personelin tjetër ushtarak rus, torturoi 9 civilët ukrainas.

“Të burgosurit u rrahën me kondakë pushke dhe u privuan nga ushqimi dhe uji. Ata u kërcënuan me vrasje”, tha prokurori.

Ky nuk është rasti i parë, pasi dhe një tjetër ushtar rus u akuzua në mungesë për torturimin e një familjeje dhe plaçkitje në fshatin Lukashivka, në rajonin e Chernihiv.

 

Ora 19:23
Kryebashkiaku i Melitopolit: Pothuajse i gjithë gruri është marrë nga rusët

Kryebashkiaku i Melitopolit, qytetit të Zaporizhzhisë, Ivan Fedorov ka njoftuar se rusët kanë marr të gjithë grurin nga qyteti, ndërsa për prodhimin e ri  të fermerëve ai tha se ata do duhet ta shesin vetëm te një përfaqësues rus me një çmim që nuk e kalon koston  prodhimit.

"Nga të gjitha kapanonet në territorin e pushtuar përkohësisht nga forcat ruse është marrë pothuajse i gjithë drithi. Ata e marrin çdo ditë, një autokolonë me 30-50 furgona me eskortën ruse që niset çdo ditë. Mbi një mijë tonë për ditë. Sa i përket prodhimit të ri, fermerët vendas do të mund t'i shesin vetëm një përfaqësuesi të caktuar nga rusët me një çmim prej 80 dollarë për ton, që nuk e kalon koston e prodhimit. Përndryshe, drithi thjesht do të konfiskohet.”, tha Kryebashkiaku Fedorov, cituar nga Agjencia e Lajmeve “Interfax”.

Ora 18:56
Ursula von der Leyen: Kemi mirëpritur 7.5 milionë refugjatë ukrainas

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyn ka bërë të ditur se Evropa ka mirëpritur 7.5 milion refugjatë ukrainas të larguar nga lufta.

"Në këtë periudhë ne kemi mirëpritur 7.5 milionë refugjatë nga Ukraina, 3 milionë janë ende këtu. Dhe ju dhe ekipi juaj, si Presidencë, keni bërë të mundur që shumë shpejt kemi dhënë mbrojtje të përkohshme që është aksesi në tregun e punës, sistemi arsimor, sistemi i sigurimeve shoqërore, të gjitha këto falë Presidencës Franceze”, deklaroi von der Leyen, duke iu drejtuar Macronit në konferencën për shtyp në fund të Këshillit Evropian.

Ora 18:24
Rusia: Rreth 2 mijë ushtarë ukrainas të rrethuar në Lugansk

Rusia pretendon se ka rrethuar rreth 2000 ushtarë ukrainas në Donbass, veçanërisht në rajonin e Luganskut.

Lajmin e bërit të ditur Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov në një konferencë për shtyp, sipas raportimit të "Tass".

“Katër batalione dhe një grup mercenarësh të huaj u bllokuan, si dhe 40 automjete të blinduara luftarake dhe rreth 80 armë dhe mortaja. Grupi ukrainas i rrethuar nga ushtria ruse në Gorskoye dhe Zolotoye është i rraskapitur dhe ka më pak se 40% burra. Dhe 41 ushtarë ukrainas janë dorëzuar në 24 orët e fundit", njofton Ministria e Mbrojtjes ruse.

 

Ora 16:53
Kirby: SHBA e angazhuar të mbështesë Ukrainën

Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara që të sigurohen se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten dhe sovranitetin e saj, tha ish-zëdhënësi i Pentagonit dhe koordinatori për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai përmendi faktin se Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i Ukrainës dhe se dërgesat në armëve e ndihma financiare po pengojnë përparimin e forcave ruse në terren. Zoti Kirby tha se SHBA-të duan që Ukraina të fitojë luftën, por ai shtoi se autoritetet ukrainase janë ato që përcaktojnë se si duhet të përkthet ajo për vendin, në një kohë kur rajoni i Donbasit rrezikon të përballet me luftime për një kohë të gjatë.

Ish-zëdhënësi i Pentagonit, tashmë koordinator për komunikimin strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare John Kirby, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, me aq sa kanë mundësi dhe sa më shpejt të munden.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Kirby thotë se qëllimi i dërgesave në armë e ndihmave financiare është që Kievi të sigurojë aftësi mbrojtëse nga agresioni rus.

“Jemi të përqëndruar që të sigurohemi se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten, sovranitetin, popullin dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.

Në përgjigje të kritikave se Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndihmuar Kievin, zoti Kirby theksoi se Uashingtoni është dhuruesi më i madh i ndihmave për ushtrinë ukrainase dhe se sistemet e dhuruara, sikurse sistemi i lëvizshëm i artilerisë raketore “HIMARS”, armët e vogla dhe municionet po pengojnë me sukses përparimin e forcave ruse në terren.

“Ne jemi padyshim dhuruesi më i madh i ndihmave për sigurinë e Ukrainës sesa çdo komb tjetër në botë, me pothuajse 6 miliardë dollarë të dhuruara që nga fillimi i sulmit. Pra, shumë dërgesa po futen atje dhe presidenti e ka bërë të qartë se ne jemi të përkushtuar që ndihmat të vazhdojnë”, tha zoti Kirby.

Pas dështimit për marrjen nën kontroll të Kievit, Kremlini njoftoi se do ta përqëndrojë sulmin e saj në lindje të Ukrainës.

Zoti Kirby tha se ekziston mundësia që rajoni i Donbasit të përballet me luftime për një kohë të gjatë.

“Duhet të kujtojmë se kjo është një pjesë e Ukrainës për të cilën rusët dhe ukrainasit kanë luftuar nga viti 2014. Ne e shohin 24 shkurtin si një pikë kthese, dhe ishte, por ushtarët ukrainas po vriteshin dhe po luftonin për vendin e tyre prej vitesh. Pra, kjo është një pjesë e vendit që të dyja ushtritë e njohin mirë. Rusët po përparojnë, por jo në mënyrë të qëndrueshme. Ukrainasit po rezistojnë. Sigurisht se mund të përfundojë në një konflikt të zgjatur”.

Marrja e plotë e kontrollit nga Rusia në rajonin e Donbasit, do të shënonte një fitore strategjike për Moskën, e cila do të krijonte një lidhje mes Rusisë dhe Krimesë, ishullin që Rusia e aneksoi më 2014.

Por çfarë mund të konsiderohej fitore për Ukrainën, në një situatë kur luftimet në rajonet lindore mund të vazhdojnë? Zoti Kirby thotë se përgjigjja u takon autoriteteve në Kiev.

“Duam që Ukraina të ketë sukses në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave, nëse do të vijë momenti. Natyrisht, tani nuk jemi në atë fazë. Por ne besojmë se është Presidenti Zelenskyy është ai që mund ta përcaktojë se si do të duhet të duket fitorja. Është vendi i tij. Ai është komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase dhe ne e respektojmë këtë. Ndryshe nga rusët, ne respektojmë vendimin e votuesve ukrainas për ta zgjedhur atë”, tha zoti Kirby.

I pyetur nëse agjencitë amerikane të zbulimit kanë informacione të mjaftueshme rreth operacioneve ukrainase, zoti Kirby tha se marrëdhëniet me ushtrinë ukrainase janë të forta dhe se autoritetet amerikane janë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ai tha se qëllimi është që të kuptohen më mirë nevojat e Ukrainës në luftë. Zoti Kirby shtoi se Ukraina ka qenë e hapur dhe e sinqertë me Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën rreth situatës në vend.

Lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të takimit të nivelit të lartë të NATO-s që mbahet më 29 dhe 30 qershor në Madrid./VOA

Ora 16:36
‘Rusia me pilotë pensionistë’, Inteligjenca britanike thotë se aviacioni është në vështirësi, ka mungesa

1656081640_russsia.JPG

Aviacioni rus ka vështirësi në mbështetjen e pushtimit të Ukrainës me një nivel adekuat pilotësh’ , kështu ka raportuar Inteligjenca britanike në përditësimin e saj më të fundit rreth situatës së luftës në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes në Twitter, publikoi një raporti i cili citon në mënyrë specifike përdorimin e pilotëve në pension dhe aktualisht të punësuar nga grupi mercenar rus “Wagner”, ndoshta kjo, për shkak të mungesës së pilotëve të trajnuar siç duhet si dhe humbjeve të mëdha në fushën e betejës.

Ora 15:46
VIDEO/ Si po e çon Rusia në Siri drithin e vjedhur në Ukrainë

 

Pamjet satelitore kanë forcuar akuzat se Rusia po transporton sasi të mëdha të drithit të vjedhur në Ukrainë për regjimin e Bashar al-Assadit në Siri. Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka dokumentuar një varg dërgesash nëpërmjet terminalit më të madh të drithit në Krimenë e okupuar nga Rusia. 

 

Ora 15:30
Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri, po përgatisin luftë kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, është shprehur se BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë një luftë kundër Rusisë, duke shtuar se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm vendesh evropiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

 "Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën," shtoi Lavrov, teksa po fliste në një konferencë shtypi në Baku pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Ora 15:15
Dhënia e statusi kandidat Ukrainës, Rusia: Është një 'çështje e brendshme' e BE-së

Kremlini tha të premten se vendimi i Bashkimit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës, aty ku Rusia po zhvillon një fushatë ushtarake është tërësisht “një çështje e brendshme” e unionit.

“Këto janë, natyrisht, çështje të brendshme evropiane,” u tha Peskov gazetarëve në një konferencë për mediat. “Për ne është thelbësore që të gjitha këto procese të mos sjellin më shumë probleme tek ne dhe në marrëdhëniet e vendeve të lartpërmendura me ne. Dhe se kjo nuk çon në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona me BE-në.”

Gjithashtu të premten, edhe ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se perspektiva evropiane e Ukrainës dhe Moldavisë nuk përbënte “rrezik”për Rusinë, pasi sipas tij BE-ja nuk është një aleancë ushtarake.

Megjithatë, ai akuzoi BE-në dhe NATO-n se po mbledhin një “koalicion” për t’u përgatitur për një luftë me Rusinë, duke i krahasuar ato me aleancën naziste të Luftës së Dytë Botërore.

“Hitleri nën flamurin e tij kishte bashkuar një pjesë të madhe të vendeve evropiane për të luftuar kundër Bashkimit Sovjetik”, tha Lavrov gjatë një vizite pune në Azerbajxhan.

"Sot BE-ja dhe NATO po bashkojnë një koalicion të tillë për të bërë luftë kundër Rusisë."

Marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin kanë qenë nivelin më të ulët që kur Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë, duke shkaktuar edhe një breshëri sanksionesh të vendosura ndaj Moskës.

Udhëheqësit e BE-së i dhanë të enjten statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, por thanë se Gjeorgjia, e cila gjithashtu aplikoi për anëtarësim, mund ta marrë këtë status vetëm pasi të trajtohen çështjet e pazgjidhura./REL

 

Ora 12:39
Inteligjenca ukrainase: Ushtarët rusë rrëmbejnë fëmijë dhe të afërm të ushtarëve ukrainas

Rastet e rrëmbimit të të afërmve të ushtarëve ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht po bëhen sistematike. 

“Pushtuesit rusë rrëmbejnë të afërmit e ushtarëve ukrainas, duke përfshirë fëmijë”, thuhet në raportin e inteligjencës ukrainase.

Ora 11:15
Zelensky: Mirënjohës ndaj presidentit Biden dhe SHBA-së për paketën e re të ndihmës prej 450 mln dollarësh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij është “mirënjohës” ndaj presidentit amerikan Biden dhe popullit amerikan për paketën e fundit prej 450 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake.

Administrata Biden njoftoi të enjten ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, me Shtetet e Bashkuara që i dhanë vendit të goditur nga lufta katër sisteme të tjera raketash të shumëfishta dhe municione artilerie për sisteme të tjera.

Paketa, e cila do të merret nga rezervat ekzistuese të Departamentit të Mbrojtjes, përfshin gjithashtu 18 anije patrullimi për monitorimin e brigjeve dhe lumenjve, si dhe armë të vogla.

Pjesa më e rëndësishme e paketës janë katër sistemet shtesë të raketave të artilerisë së lartë (HIMARS), automjete me rrota të afta për të lëshuar breshëri raketash të drejtuara në objektiva deri në afërsisht 40 milje larg.

"Ne i jemi mirënjohës presidentit të SHBA Joe Biden dhe popullit amerikan për vendimin për të ofruar një paketë tjetër ndihme mbrojtëse prej 450 milionë dollarësh për Ukrainën. Kjo mbështetje, përfshirë HIMARS shtesë, tani është më e rëndësishme se kurrë”, shkruan Zelensky.

“Me përpjekje të përbashkëta do të çlirojmë tokën ukrainase nga agresori rus”, shtoi Zelensky.

Ora 11:03
Scholz: Europa duhet të shtojë përpjekjet për të shkurtuar varësinë e saj nga importet ruse të karburanteve fosile

1655975214_Capture.JPG

“Të gjithë së bashku, ne jemi shumë, shumë mirë të përgatitur për sfidën e vështirë të lidhur me importet ruse të karburanteve fosile. Kjo është një përpjekje që ne duhet ta përshpejtojmë më tej tani dhe sigurisht kjo është e lidhur me sfida të mëdha, por ne do të mbështesim njëri-tjetrin”, shkruan Reuters teksa citon kancelarin gjerman nw bisedwn qw pati me gazetarët në Bruksel.

Ai tha se blloku kishte vendosur sanksione ndaj qymyrit dhe naftës ruse në një fazë të hershme, dhe gjithashtu kishte punuar në rregullimin e infrastrukturës së tij në mënyrë që vendet europiane të mund të importojnë gaz edhe nga vendet e tjera.

Ora 09:26
Kievi: 338 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit rus

338 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit më 24 shkurt si dhe 610 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.

Ora 08:07
Guvernatori: Pas muajsh luftimesh të ashpra trupat ukrainase do të detyrohen të largohen nga Sievierodonetsk

1655720121_61081610303.jpg

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Sievierodonetsk do të duhet të tërhiqen, konfirmoi guvernatori rajonal këtë mëngjes.

“Të qëndrosh në pozicione të copëtuara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim”, tha Sergey Haidai për televizionin ukrainas.

“Fatkeqësisht, do të na duhet të largojmë ushtrinë tonë nga Sievierodonetsk, sepse qëndrimi në pozicione të thyera nuk ka kuptim, numri i të vdekurve po rritet”, shkroi Haidai në urdhrin e lëshuar.

Guvernatori shtoi se 90% e shtëpive në Sievierodonetsk ishin dëmtuar ose shkatërruar.

Ora 07:59
Zelensky: E ardhmja e Ukrainës është në BE

1656010761_Capture.JPG

Zelensky përshëndeti menjëherë masën për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit në BE, duke e quajtur atë "një moment unik dhe historik" në marrëdhëniet me bllokun 27-vendesh.

“E ardhmja e Ukrainës është në BE”, shkroi ai në Tëitter.

“Është një fitore”, shtoi ai më vonë në Instagram. 

"Ne kemi pritur për 120 ditë dhe 30 vjet," tha ai, duke iu referuar kohëzgjatjes së luftës dhe dekadave që kur Ukraina u bë e pavarur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Dhe tani ne do ta mposhtim armikun”, tha Zelensky.

“Unë besoj se kjo do të jetë gjithmonë pikënisja e historisë së re të Evropës. Evropa pa ndarje. Evropa pa zona gri. Evropa që është vërtet e bashkuar dhe që di të mbrojë veten, vlerat, të ardhmen e saj. Sot ju keni miratuar një nga vendimet më të rëndësishme për Ukrainën në të 30 vitet e pavarësisë së shtetit tonë. Megjithatë, besoj se ky vendim nuk është vetëm për Ukrainën. Ky është hapi më i madh drejt forcimit të Evropës që mund të ndërmerret pikërisht tani, në kohën tonë dhe në kushte kaq të vështira, kur lufta ruse po teston aftësinë tonë për të ruajtur lirinë dhe unitetin”, tha Zelensky në fjalimin e mbajtur pas lajmit se BE do t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Ora 07:34
Kryebashkiaku i Mariupolit: Qyteti është në prag të një katastrofe epidemiologjike

1655964017_Screenshot4.jpg

Mariupol është në prag të një katastrofe epidemiologjike kështu u shpreh kryebashkiaku Vadym Boychenko, sipas raporteve nga Kyviv Independent. 

Në qytet, shpjegoi ai, sëmundjet infektive tashmë po përhapen, duke përfshirë viruse vdekjeprurëse si kolera dhe dizenteria. Bashkia e Mariupolit raportoi se 9,000 ton mbeturina kanë pushtuar rrugët dhe Mariupol tani është "një geto e vërtetë" ku kushtet higjienike vënë në rrezik jetën e banorëve të mbetur.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daje Sami: 25/06/2022 01:39

    Ta zhdukin jo vetem si emer por ta zhdukin Rusine edhe si cerdhja ku u rrit dhe u instalua komunizmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot