Lufta në Ukrainë/ Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje

Lufta në Ukrainë/ Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje

Kolonë ushtarake ruse në rrugën drejt termocentralit bërthamor Zaporizhia, 1 maj 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se është tepët i shqetësuar për sulme që po ndodhin pranë centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainën jugore.

Ai e  bëri këtë deklaratë gjatë takimit që u zhvillua ditën e djeshme me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderin turk Rexhep Tajip Erdogan. 

“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.

Po ashtu, dhe presidenti turk Rexhep Erdogan i bëri jehonë shqetësimeve të shefit të OKB-së për situatën në centralin bërthamor në  Zaporzhia, duke thënë ishte i shqetësuar për rrezikun e "një tjetër katastrofe të Çernobilit". Javët e fundit zona përreth objektit, të cilin Rusia e kapi në mars, është nën sulme të vazhdueshme, ndërkohë, si Kievi dhe Moska fajësojnë njëra-tjetrën. Përpara takimit të së enjtes, Zelensky kritikoi sulmet "të qëllimshme" ruse në termocentralin. 

Më vonë gjatë ditës, Presidenti rus Putin dhe homologu i Francës Macron ranë dakord që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duhet  të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Për eksportin e drithërave nga Ukraina, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia, Guterres tha se ka ende shumë për të bërë për t'u siguruar që drithërat ukrainase, si dhe ushqimet e prodhuara nga Rusia të mund të arrijnë në tregjet globale. 

Që prej 24 shkurtit vijon ajo që Putin këmbëngul ta quajë "operacion ushtarak" në Ukrainë, duke lënë mijëra të vdekur, mes tyre civilë e fëmijë, qytete të shkatërruara dhe pasiguri se si do të vijojë situata. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Pentagoni njofton këstin e ri të ndihmës prej 775 milionë dollarësh për Ukrainën

1659989945_Pentagoni.JPG

Pentagoni ka njoftuar për një ndihmë të re prej 775 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë municionet për raketat Himars dhe Howitzers.

Ora 18:36
Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në portin ukrainas të Detit të Zi. Guterres tha se ka ende shumë për të bërë për t'u siguruar që drithërat ukrainase, si dhe ushqimet dhe plehrat e prodhuara nga Rusia të mund të arrijnë në tregjet globale.

"Është koha për mbështetje masive dhe bujare, në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të blejnë ushqimin nga ky dhe portet e tjera", tha ai më 19 gusht.

Ai vlerësoi marrëveshjen mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila ka hapur portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe ka mundësuar eksportet e para të grurit ukrainas, që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në shkurt.

"Kjo është një marrëveshje mes dy palëve - të mbyllura në konflikt të ashpër", tha ai. “Është e paprecedentë në shtrirje dhe përmasa”.

Ora 16:20
Putin dhe Macron bien dakord që IAEA duhet të vizitojë centralin bërthamor, Ukraina: Rusia do ta nxjerrë jashtë funksionit

Presidenti rus Putin dhe homologu i Francës Macron ranë dakord që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duhet  të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Gjatë telefonatës së tyre mesditën e të premtes, Putin fajësoi Kievin për granatimet e fundit në central. Ukraina, ndërkohë, ka ngritur më parë të njëjtën akuzë ndaj Rusisë.

Kjo ‘marrëveshje’ vjen në ditën kur Kompania e energjisë bërthamore në Ukrainë ‘Enerhoatom’ deklaroi se trupat ruse që kontrollojnë centralin bërthamor mund të planifikojnë ta ndërpresin atë nga linjat që ushqejnë me energji sistemin energjetik të Ukrainës në një të ardhme të afërt.

Për këtë, kompania i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë, pasi abuzimet me centralin mund të çojnë në katastrofë botërore.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar edhe një herë që të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur për të marrë kontrollin e centralit bërthamor nga duart e rusëve sepse siguria bërthamore dhe e rrezatimit e gjithë njerëzimit është në rrezik”, tha Enerhoatom.

Ora 10:15
Presidenti i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin do të marrin pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Indonezi. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti indonezian, Joko Widodo, në një intervistë për Bloomberg.

“Xi Jinping do të vijë. Putin gjithashtu më tha se do të jetë atje”, tha udhëheqësi indonezian. Është hera e parë që Widodo konfirmon praninë e dy presidentëve në samitin e nëntorit.

Në muajt e fundit, Joe Biden ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga G20 në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë. Dhe disa zyrtarë në administratën amerikane i bënë presion Widodos që të mos e ftonte Putinin në samit.

Ora 09:23
SHBA po përgatit 800 milionë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën


Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur rreth 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën dhe mund të shpallin planin të premten, raporton Reuters, bazuar në deklaratat e tre burimeve të njohura me këtë çështje.

Biden do të autorizojë ndihmën duke përdorur Autoritetin e tij Presidencial të tërheqjes, i cili i lejon presidentit të autorizojë transferimin e armëve të tepërta nga stoqet e SHBA-së.

Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një njoftim mund të kalojë javën e ardhshme, duke paralajmëruar se paketat e armëve mund të ndryshojnë në vlerë përpara se të shpallen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë çështje.

Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihmë për sigurinë në Kiev, armatime duke përfshirë sisteme raketash artilerie ‘HIMARS’, mortaja dhe municione artilerie, sisteme raketore antitank "Javelin", eksplozivë dhe pajisje të tjera./Al Jazeera.

S.C/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 19/08/2022 10:49

    Jo ato leke po gjithe thesarin e Amerikes te japin ata ne ate lufte ska asnje ndryshim perfundimi eshte vendosur qe ne fillim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës