Lufta/ Kievi: Kemi shkatërruar dy baza ushtarake ruse në Melitopol! Bjellorusia dënon liderin e opozitës me 15 vite

Lufta/ Kievi: Kemi shkatërruar dy baza ushtarake ruse në Melitopol! Bjellorusia dënon liderin e opozitës me 15 vite

Forcat ushtarake ukrainase shkatërruan dy baza ushtarake ruse në Melitopol, duke vrarë qindra ushtarë rusë. Kështu deklaroi kryetari i qytetit, Ivan Fedov. ‘Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në lagjet veriore të qytetit’- tha kryetari i Melitopolit, ndërsa shtoi se ka informacione se dy objekte, ku ishin vendosur ‘rusët’, janë shkatërruar”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë një reagim më të fortë ndaj Rusisë, duke shtuar se bota është mjaft e fortë për ta bërë këtë dhe për të marrë masa më ndëshkuese ndaj saj.

Një gjykatë e Minskut ka dënuar në mungesë ish-kandidaten presidenciale dhe udhëheqësen e opozitës në internim, Svetlana Tikhanovskaya. Dënimi përcaktonte 15 vjet burg. 

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se do të ketë "pasoja" nëse Kina dërgon armë në Rusi për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Moskë: Tre raketa ukrainase në Belgorod, një i plagosur

Të paktën një person u plagos në Rusi mbrëmë kur mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi tre raketa mbi rajonin jugor të Belgordite, afër kufirit me Ukrainën, tha në Telegram guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, siç raporton CNN. 

‘Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore hyri në veprim në Novy Oskol. Tre raketa u rrëzuan. Po vlerësohen dëmet’- shkroi Gladkov. 

 

Ora 08:16
Zelensky: Rusia duhet të ndëshkohet për luftën në Ukrainë, bota është mjaft e fortë për ta bërë këtë

1677438572_zelenky.PNG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë një reagim më të fortë ndaj Rusisë, duke shtuar se bota është mjaft e fortë për ta bërë këtë dhe për të marrë masa më ndëshkuese ndaj saj.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe herë pas herë presidenti Zelensky ka bërë thirrje që Ukraina të armatoset dhe të ndihmohet me mjete ushtarake, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballet me forcat ruse.

“Hap pas hapi Rusia po kthehet në një vend terrorist absolutisht i përgjegjshëm për atë që ka bërë kundër shtetit ukrainas dhe popullit tonë”, tha Zelensky.

Ai më tej shtoi se të gjithë rusët që morën pjesë në vrasjet dhe agresionin kundër Ukrainës duhet të ndëshkohen.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 06/03/2023 08:47

    Te ngelet bota ne doren e nje plakushi me alzhaimer dhe nje drogati eshte super hall te zonjte njerez

    Përgjigju
  • Maks: 06/03/2023 07:45

    Mir jua bene humbja e rusis eshte shpetim per kosoven Dini gje per ato bombat 1,5 ton qe hodhi rusi ka deme Sepse po degjojm vetem ukrainasi vrasin dhe vete nuk kan humbje

    Përgjigju
    • Pet: 06/03/2023 09:48

      "Kurioziteti vret edhe macen". Nese ke merak, mund te shkosh ne front dhe e merr informacionin e fresket fare.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme