Disa shpërthime u dëgjuan në orët e para të ditës së sotme në rajonet Odessa dhe Nikolayev të Ukrainës njoftuan mediat lokale.
Po ashtu shpërthime u dëgjuan edhe në rajonin ukrainas të Kievit.
Alarmi i sulmit ajror kishte rënë gjithashtu edhe në rajonet e Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Kharkiv dhe Cherkasy, Donetsk, Zaporozhzhia dhe Kherson.
Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse që goditi dje qytetin e Lviv ka shkuar në 10 të vdekur dhe 42 të plagosur në Ukrainë. Këtë e ka raportuar në Telegram guvernatori i rajonit Maksym Kozytskyi , cituar nga Guardian.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka konfirmuar pjesëmarrjen e Presidenti rus Vladimir Putin në Forumin dhe Samitin e dytë Rusi-Afrikë , që do të mbahet në Shën Petersburg nga 27-28 korrik.
Sipas Peskov, përgatitjet kanë nisur dhe tema shumë të rëndësishme priten të diskutohen në axhendën e ngjeshur me shumë ngjarje të këtij samiti.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se do të vizitojë Turqinë sot për të takuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në prag të samitit të NATO-s.
Sipas mediave ukrainase , Zelensky e deklaroi këtë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin çek, Petr Pavel .
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë zhvillimet e fundit në konflikt dhe marrëveshjen për korridoret e grurit përgjatë Detit të Zi, e cila skadon më 17 korrik.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të ndërmarrin hapa konkretë drejt anëtarësimit të Ukrainës në një samit, javën e ardhshme.
Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Pragë ku mori mbështetje nga presidenti çek, i cili mbështeti ofertën e Kievit për t’u bashkuar me aleancën.
Zelensky tha se Ukrainës i duhej shumë më tepër sesa deklarata e përgjithshme se dera e NATO-s ishte “e hapur”.
“Po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete në drejtim të një ftese. Ne kemi nevojë për këtë motivim. Ne kemi nevojë për ndershmëri në marrëdhëniet tona”, tha Zelenksy.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur për takimin e sotëm që do të mbahen në Stamboll mes Zelenskyt dhe Erdogan.
“Sigurisht që do të ndjekim nga afër rezultatet e bisedimeve” mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut turk Rexhep Tajip Erdogan , që do të mbahet sot në Stamboll.
Temat kryesore të takimit mes dy liderëve duhet të jenë perspektivat për zgjidhjen e krizës ukrainase dhe zgjatja e marrëveshjes së grurit , e cila skadon më 17 korrik.