VIDEO/ Dronët e Kievit sulmojnë portin rus Novorossiysk, momenti kur fundoset anija sulmuese 'Olenegorsky Gornyak'

Novorossiysk, një nga portet më të rëndësishme të Rusisë në Detin e Zi është zgjuar këtë mëngjes nga sulme dhe shpërthime të fuqishme.Sulmet me dronë nga Ukraina kanë shkaktuar edhe fundosjen e anijes sulmuese "Olenegorsky Gornyak”.

Në media është publikuar edhe momenti kur anija fundoset. Një dron i ngarkuar me 450 kg eksploziv TNT mendohet se ka goditur anijen ruse. Videoja prej 36 sekondash, e xhiruar nga vetë droni, tregon sesi i afrohet një anije gjatë natës. Videoja përfundon pikërisht kur droni ndodhet sipër anijes, Olenegorsky Gornyak.

Ndërkohë është publikuar edhe një tjetër video që tregon momentin kur luftëanija ruse hidhet në erë. 

Ndërkohë si pasojë e sulmeve është dëmtuar edhe terminali i tubacionit CPC, një infrastrukturë strategjike për furnizimin me naftë bruto në Evropë.

Shpërthime u dëgjuan fillimisht gjatë natës në rajonin Feodosia të Krimesë së aneksuar nga Rusia, ku banorët e tensionuar thonë se kanë dëgjuar një zhurmë të ngjashme me zhurmën e një droni.

Sakaq, forcat e mbrojtjes ajrore ruse raportojnë se kanë rrëzuar 15 dronë që tentuan të sulmonin Krimenë dhe tre dronë të tjerë u neutralizuan nga pajisjet e luftës elektronike.

"Të gjitha objektet u rrëzuan. Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Nuk ka të lënduar apo viktima" tha këshilltari i kreut të republikës Oleg Kryuchkov.

Lufta në Ukrainë vijon të mbetet shqetësuese, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve që dy liderët, presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti ukrainas të bisedojnë mes tyre dhe të arrijnë marrëveshjen e paqes. Sulmet në dhe rreth Detit të Zi janë rritur prej kur Rusia ka refuzuar të vazhdojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
VIDEO/ Dronët e Kievit sulmojnë portin rus Novorossiysk, momenti kur fundoset anija sulmuese Olenegorsky Gornyak"

 

Një dron ukrainas i ngarkuar me 450 kg eksploziv TNT ka goditur anijen ruse. Në pamje që janë marrë nga kamerat e vetë dronit të marinës ukrainase tregohet sulmi kundër flotës së Moskës, ka ndodhur gjatë natës

Një dron ukrainas I ngarkuar me 450 kg eksploziv TNT ka goditur anijen ruse. Videoja prej 36 sekondash, e xhiruar nga vetë droni, tregon se ai i afrohet një anije gjatë natës. Videoja përfundon pikërisht kur droni ndodhet sipër anijes, Olenegorsky Gornyak. Ndërkohë është publikuar edhe një tjetër video që tregon momentin kur luftëanija ruse hidhet në erë nga një dron. Të tjera pamje në rrjetet sociale tregojnë edhe kur anija nga rimorkiatorët pak pasi Ministria e Mbrojtjes pretendoi se kishte penguar një sulm ukrainas me dron.

 

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 04/08/2023 14:44

    Shume e çuditeshme, sulmohen gjithmone interesat strategjike te Europes, tubat e gazit,tubat e naftes, furnizueset e uraniumit etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç