Autostrada Tavrida që lidh urën e Krimesë të qytetit port të Kerçit në Detin Azov me Sevastopolin në bregun e Detit të Zi është mbyllur për shkak të një zjarri të fuqishëm që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvitjeve në distriktin Kirovske në gadishullin e Krimesë. Gjithashtu janë detyruar të evakuohen mbi 2,000 persona deklaroi sot guvernatori i Krimesë i cili mbështetet nga Rusia, Sergei Aksyonov.
Ndërkohë mediat në Ukrainë raportojnë për shpërthime të forta gjatë natës në qytetin port të Odessas.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan lëshimin e dronëve Shahed të prodhuar nga Irani nga Jugu dhe pas mesnate ra alarmi për një sulm raketor edhe në rajonet veriore, qendrore dhe lindore nga aeroplanët Tu-22M3.
Shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe rajonin përreth kryeqytetit mëngjesin e sotëm, ndërsa mbrojtja kundërajrore hyri në veprim kundër objektivave mbi qytet. Këtë e ka bërë të ditur kryetari Vitaly Klichko, cituar nga mediat lokale.
Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ka miq në Evropë, edhe pse i gjithë Perëndimi i ka vendosur sanksione.
“Rusia ka shumë miq në Evropë, edhe në Francë, këtë e di personalisht. E di që njerëzit mendojnë si ne dhe përpiqen të mos u japin mundësinë të mendojnë. Të tjerët mendojnë për ta dhe imponojnë stereotipet e tyre të sjelljes".- thotë Putin.
Pas SHBA-së edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, akuzon Rusinë se po përdoror marrëveshjen e grurit si një armë lufte.
Duke folur para gazetarëve në Samitin BE-Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) në Bruksel, Macron theksoi se vendimi i njëanshëm nga Rusia do të ketë pasoja domethënëse për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që mbështeten në marrëveshjen.
“Ata që dyshojnë në sinqeritetin e Putinit dhe përkushtimin e tij ndaj të mirave të përbashkëta, përgjigja është shumë e qartë… ai vendosi të përdorë ushqimin si armë dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, tha presidenti francez.
Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar nga Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim fillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, të cilat ishin ndaluar si rezultat i luftës ruso-ukrainase që filloi në shkurt të vitit 2022.
Më 18 maj, marrëveshja u zgjat për 60 ditë të tjera, duke siguruar vazhdimin e eksporteve të drithërave sipas marrëveshjes dhe duke shmangur një krizë ushqimore në botë.
Një zjarr që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvitjeve në distriktin Kirovske në gadishullin e Krimesë ka detyruar evakuimin e mbi 2,000 njerëzve dhe mbylljen e autostradës aty pranë, tha të mërkurën guvernatori i Krimesë i cili mbështetet nga Rusia, Sergei Aksyonov.
"Është planifikuar të evakuohen përkohësisht banorët e katër vendbanimeve, më shumë se 2,000 njerëz", tha Aksyonov në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ai nuk dha informacione se për çfarë arsyesh u shkaktua zjarri, i cili detyroi gjithashtu mbylljen e pjesshme të autostradës kryesore Tavridy.
Kanalet e Telegramit të Rusisë të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë dhe mediat ukrainase raportuan se një depo municioni ishte duke u djegur pas një sulmi ajror ukrainas gjatë natës.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportimet. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.
Megjithatë, Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesës në Ukrainë postoi dy video të një zjarri në një zonë të pabanuar, dhe shkroi: "Depoja e municionit të armikut në Stari Krim".
Stari Krim është një qytet i vogël historik në rrethinën Kirovske të Krimesë. Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.
Videot dhe fotot nga rrjetet sociale shfaqën flakë të mëdha dhe një zjarr me tym në një zonë të pabanuar.
Disa kanale Telegram thanë se deri në orën 07:30 me orën lokale, zjarri ishte duke u përhapur përreth tre orë, dhe ende nuk ishte vënë nën kontroll.
Zjarri vjen dy ditë pasi një shpërthim dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, që la dy persona të vdekur, për të cilën Moska fajësoi Ukrainën dhe shtyu presidentin rus Vladimir Putin të zotohej për hakmarrje.
Brenda natës, Rusia nisi një sulm ajror në portin ukrainas të Odesës për të dytën natë me radhë.
Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se një sulm me dron në Kiev u zmbraps me sukses mëngjesin e së mërkurës./REL/
Ore ca thon lajmet nga harkivi Sepse disa portale italiane thon qe ruset jan hedhur ne ofensiv Gjithashtu dhe TV kan dhe grumbullime forcash ruse ne kufirin ruso ukrainas Ca thot artur zheji me ata kolonelat ne pension kur do bjeri putini
PërgjigjuSte pelqen ty Turi? Shko jeto ne nje nga keto vende se e kupton me mire
PërgjigjuVendet perendimore i kane vendosur sanksione prej vitesh shteteve si Irani , Koreja e veriut , Siria , Kuba etj dhe nga keto sanksione kane vdekur me mijera femije nga mungesa e ilaceve dhe ushqimeve kurse tani duan te bejne te mirin
PërgjigjuDhe une mendoj se ne lindje jetohet me mire. Shikoni refugjatet, po lene perendimin dhe ikin drejte lindjes. Pika mendjet e kalbura!