Lufta/ Kievi mohon rënien e Soledar: Vijojnë luftimet! Moska: 700 ushtarë ukrainas të vrarë në tre ditë

UKRAINË-  Soledari në Lindje të Ukrainës është kthyer në sheshbetejën më të frikshme, thuajse që prej nisjes së luftës. Rusët duan një trofe që prej tërheqjes së dy muajve më parë, ndërsa ukrainasit janë të gatshëm të luftojnë deri në ushtarin e fundit për të mbrojtur atdheun nga pushtuesi.

Ndërsa rusët kanë thënë se Soledari, një qytet i rëndësishëm në Lindje të Ukrainës, është në duart e tyre, ukrainasit dhe amerikanët nuk e pohojnë një lajm të tillë.  Nga ana tjetër, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, janë vrarë mbi 700 ushtarë ukrainas në tre ditët e fundit të luftimeve në Soledar.

Presidenti Zelenskyy ka folur mbrëmjen e së enjtes duke premtuar "gjithçka të nevojshme" për të mbrojtur Soledarin, që shihet si nyje kyçe për Donjeckun.

“Dua të theksoj se njësitë që mbrojnë këto qytete do të pajisen me municion dhe gjithçka të nevojshme, në kohë dhe pa ndërprerje”, tha Zelenskyy.

Betejat në Soledar janë ndër më të përgjakshmet e të gjithë luftës. Qyteti është rrafshuar me tokën, ndërsa lufta vijon me intenistet të lartë, ditë dhe natë, prej javësh.

Rusët kanë futur në lojë trupat mercenare Ëagner, ndërsa ukrainasit kanë bashkuar ushtarakë me përvojë dhe rekrutë të rinj për të mbrojtur atdheun nga pushtuesi. Për analistët, Moska e kërkon Soledarin si trofe pas humbjeve të shumta që ka pasur në fushëbetejë së fundmi. Ndërkohë, për oligarkun  Yevgeny Prigozhin, kreun e Ëagner Group, ushtri private, Soledari ofron akses në pasuritë minerale dhe një vend më të lartë në pallatin e pushtetit në Kremlin.

Forcat ruse përdorën gjatë natës artileri të rëndë, raketa dhe aeroplanë për të goditur qytetin. Pala ukrainase thotë se 559 qytetarë kanë mbetur të vrarë në Soledar, përfshirë 15 fëmijë. Një zëdhënës i Pentagonit tha se problemet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë ka të ngjarë të çojnë në dështim të arritjes së objektivave strategjikë.

Amerikanët pretendojnë se Rusia po vuan nga "mungesat e municioneve" që "pengojnë aftësinë e forcave ruse për të mbështetur operacionet sulmuese". Në të gjithë Ukrainën, linjat e frontit mezi kanë lëvizur që nga tërheqja e fundit e madhe e Rusisë dy muaj më parë. Kievi shpreson se armatimi i rëndë amerikan dhe tanket gjermane që pritet të mbërrijnë, do t’i japin përparësi në terren.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Zelensky: Beteja e ashpër për Soledarin vazhdon

1672208951_fdsdsf.jpeg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes ka folur sërish për luftimet në Soledar. Zelensky vijon të mohojë që ky qytet ka rënë në duart e Rusisë, por thekson se luftimet po vazhdojnë.

"Beteja e ashpër për Donetsk vazhdon. Beteja për Bakhmut dhe Soledar dhe për qytete të tjera në lindje vazhdon. Edhe pse armiku ka përqendruar forcat e tij kryesore në këtë drejtim, ushtarët tanë - forcat e armatosura të Ukraina, të gjitha forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë po mbrojnë shtetin”.

“Falënderoj çdo ushtar, rreshter dhe oficer brigade dhe njësi të tjera të ushtrisë që kryejnë me guxim dhe vendosmëri detyrat e tyre!”, tha Zelensky.

Ora 21:17
Shpërthen gazsjellësi në Lituani-Letoni, nuk ka viktima (VIDEO)

Një tubacion gazi që kalonte midis Lituanisë dhe Letonisë ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka lënë viktima. 

Nuk kishte asnjë provë për një sulm, por operatorët e Amber Grid kanë thëne se do të nisin një hetim

Transmetuesi publik i vendit LRT tregoi pamjet e një zjarri që shpërtheu në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore.

Furnizimi me gaz uështë ndërprerë dhe flakët janë shuan ng autoritetet vendase. 

Ora 20:06
Lufta/ Blinken telefonatë me Kulebën: SHBA nuk do ta braktisë Ukrainën

Sekretari i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në të cilën ka theksuar se SHBA do të jetë në krah të UKrainës.

"Shtetet e Bashkuara nuk po shkojnë askund dhe as 'Ukraina", shkruan Blinken.

Të dy, sipas një deklarate nga departamenti, diskutuan "ndihmën e vazhdueshme për Ukrainën.

Ora 20:05
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po tenton të krijojë një ushtri prej 2 mln njerëzish

Inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po planifikon të krijojë një forcë ushtarake prej rreth dy milionë njerëz. 

Rreth 300,000 ushtarë u dërguan në Ukrainë në një mobilizim të pjesshëm në shtator, sipas Sky News. 

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi se Rusia mund të shpallë një valë tjetër mobilizimi në ditët në vijim. 

"Përgatitjet për shpalljen e valës së ardhshme të mobilizimit në Rusi tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive. Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave të mobilizimit të kryera nga vendi agresor tregon planet e udhëheqjes së tij për të krijuar një ushtri që numëron rreth dy milionë njerëz", u tha në njoftim.

Gjithashtu u theksuan ndryshimet e fundit në ligjet ruse në lidhje me mobilizimin dhe u tha se trajnimi është duke u zhvilluar. 

Ora 19:11
Gjermania do të përkujtojë vitin e parë të luftës në Ukrainë më 24 shkurt në Berlin

 

Më 24 shkurt, saktësisht një vit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz ranë dakord të organizonin një ceremoni përkujtimore në Berlin. Ceremonia do të zhvillohet në Pallatin Bellevue që është rezidenca zyrtare e presidentit gjerman.

Me këtë rast, Steinmeier do të mbajë një fjalim për nder të luftës dhe ushtarëve ukrainas për liri dhe do të kujtojë viktimat e luftës. Në ceremoni do të jetë edhe përfshirja e ambasadës së Kievit në Berlin dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga të gjitha organet kushtetuese.

Ora 16:32
Lufta/ Kievi: Rusët janë në Soledar, por ata nuk e kontrollojnë qytetin

Në Soledar "rusët janë atje, por ata nuk e kontrollojnë qytetin", "gjendja është e vështirë, madje shumë e vështirë. Kjo është beteja e Verdunit në shekullin XXI". Kështu i përshkruan kreu i zyrës së presidentit ukrainas Andriy Yermak, luftimet që po zhvillohen në qytetin e Donestskut, duke iu referuar betejës së Verdunit, për të kujtuar humbjet e mëdha të jetëve njerëzore.

"Lufta ka vazhduar për disa muaj, por luftëtarët tanë arrijnë të mbajnë pozicionet e tyre," tha Yermak,  Trupat e tyre janë lënë në vend, ata as nuk hiqen, ka shumë humbje njerëzore nga pala ruse, shumë më tepër se tonat. Ne e vlerësojmë qartë jetën e ushtarëve tanë”.

Ora 16:32
Strasburgu voton për krijimin e një gjykate speciale për krimet e agresionit të Rusisë

1673271735_Screenshot2.jpg

Gjatë seancës plenare të Eurodhomës së planifikuar për javën e ardhshme në Strasburg , eurodeputetët do të thirren të votojnë për një tekst që në thelb ka krijimin e një gjykate për të ndjekur penalisht krimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Gjatë debatit të planifikuar për të martën, delegacionet do të paraqesin qëndrimin e tyre në lidhje me masat e nevojshme për ndjekje penale, në gjykatat ndërkombëtare apo ad hoc, për ndjekjen penale të regjimit rus dhe bjellorus për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe agresion.

Një rezolutë do të hidhet në votim në Dhomë të enjten.

Ora 16:29
Lufta/ Zelensky: Po shkojmë drejt fitores përfundimtare

"Tani jemi në rrugën tonë drejt fitores. Rusia nuk do të jetë më në gjendje t'u imponojë asgjë popujve evropianë kur ta përfundojmë këtë luftë me humbjen e qartë të agresorit". Me këto fjalë presidenti ukrainas iu drejtua parlamentit të Lituanisë.

"Ata donin që liria jonë të binte. Por ata do të bien," shtoi ai, "ne duhet të sigurohemi që çdo agresor të mos ketë kurrë mundësinë të ëndërrojë diçka të tillë dhe të pushtojë lirinë tonë."

Ora 16:22
Rusia publikon lajme të rreme për luftën: Kemi bombarduar tanket ‘Bradley’! SHBA ende s’i ka dërguar në Ukrainë

 

Tanket amerikane “Bradley” nuk kanë mbërritur ende në fushëbetejën e Ukrainës, por rusët propagandojnë se kanë bombarduar disa prej tyre.

Mediet ndërkombëtare e kanë marrë këtë lajm zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes ruse për të treguar fabrikimin e lajmeve që bën Rusia për luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka publikuar statistika të supozuara për tanket “Bradley”, edhe pse këto mjete do të shkojnë në front gjatë muajve në vijim, me pakon e re amerikane 3 miliardëshe.

Volodymyr Zelensky mori Ok nga presidenti Biden gjatë qëndrimit në Ëashington për të siguruar këto tanke të cilësisë më të lartë ushtarake. Krahas tyre, në fushëbetejë pritet të mbërrijnë edhe tanket gjermane, ndër më të mirët në botë dhe më preçizët në luftime.

Propaganda ruse për luftën në Ukrainë është një mjet i fuqishëm që përdoret nga kanalet e saj televizive që janë të varur nga Kremlini, ndaj Brukseli dhe NATO kanë bërë thirrje shpeshherë për të marrë masa ndaj fabrikimit të lajmeve.

Ora 09:17
Kirurgët heqin granatën e pashpërthyer nga gjoksi i ushtarit ukrainas

1673597924_111.JPG

Një ushtar ukrainas i plagosur është nënshtruar një operacioni për të hequr një granatë të pashpërthyer nga gjoksi i tij. Kirurgët hoqën granatën ndërsa 2 xhenierë u siguruan që operacioni të zhvillohej në mënyrë të sigurt.

Dy xhenierë siguruan që operacioni të zhvillohej në mënyrë të sigurt, tha Hanna Maliar, zëvendësministre e mbrojtjes e Ukrainës, e cila publikoi një imazh që me sa duket tregonte një rreze X të municionit brenda trupit të ushtarit.

Një imazh tregonte kirurgun duke mbajtur eksplozivin pas kryerjes së operacionit. Ushtari është dërguar për rehabilitim dhe shërim të mëtejshëm.

Anton Gerashchenko, këshilltari ministror i punëve të brendshme të Ukrainës tha se pacienti besohet të jetë rreth 28 vjeç dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashtrusi: 13/01/2023 16:46

    Ruset jane ne qytet por nuk e kontrollojne qytetin thone keta , bejne foto e video te bashkia dhe akoma nuk e kontrollojne nuk duket pak e cuditshme kjo gje ? Ditet e tjera thoshin qe Ruset po pesojne humbje shume te medha dhe se ushtaret e Ukraines i kane vene para , me duket se po dalin bllof keto mediat perendimore dhe ky zelensky gjithsesi do zoti del ndonje leader qe ka ndermend te ofroje ndonje plan paqeje se deri tani vetem plan lufte po degjojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv