Lufta në Ukrainë, Suedia me një paketë të re ndihme ushtarake dhe civile për Kievin

Lufta në Ukrainë, Suedia me një paketë të re ndihme ushtarake dhe civile për Kievin

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi të hënën se Suedia do të sigurojë 500 milionë korona të tjera (46.75 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër pushtimit rus.

Andersson u tha gazetarëve pasi priti ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba për bisedime se qeveria e saj do të ofrojë një paketë ndihme shtesë prej 1 miliardë koronash, ndihmë ushtarake dhe civile, për Ukrainën.

“Për sa kohë që lufta të vazhdojë, ne do të kërkojmë më shumë armë. Çdo euro, çdo plumb, çdo predhë ka rëndësi”, u shpreh Kuleba gazetarëve.

Kryeministrja suedez nuk dha detaje të paketës ushtarake, por tha se do të ishte e ngjashme me ndihmën e mëparshme që përfshin armë antitank, pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje për pastrimin e minave.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë që lufta të vazhdojë," tha Andersson.

Pjesa civile e paketës do të përfshijë blerjet e grurit ukrainas që do t'u kalohet vendeve që përballen me mungesë ushqimi dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së Ukrainës./Reuters


Lajmi kryesor:

Lufta/ Inspektorët e Agjencisë të Energjisë Atomike sot në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias! 13 ekspertë, mes tyre edhe shqiptarë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë