Trupat ruse sulmuan masivisht rajonin e Zaporizhzhia në Ukrainë. Të paktën dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Lajmi u raportua nga guvernatori lokal , Ivan Fedorov.  Forcat ukrainase po punojnë për kërkimet për personat nën rrënoja.

Ndërkohë edhe në në rajonin Kursk të Rusisë u rrëzuan dy raketa dhe 27 dronë ukrainas, thanë autoritetet lokale, citon agjencia e lajmeve Tass.

"Një sulm masiv me dron" nga forcat e Kievit "u zmbraps gjithashtu" në qytetin rus të Toropets, në rajonin Tver. Në të dyja vendet nuk raportohet për viktima.

Lajm në përditësim...