
Sulmet ajrore ruse goditën Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë (IPSC) pranë qytetit veriperëndimor të Lviv të dielën herët në mëngjes me orën lokale, sipas zyrës së shtypit të qeverisë rajonale të Lviv.
IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misionet paqeruajtëse.
Sipas të dhënave paraprake, Rusia lëshoi tetë raketa pranë Lviv, tha qeveria rajonale. Zyrtarët po shqyrtojnë nëse ka viktima.
Shpërthime të shumta u dëgjuan edhe pak para orës 6 të mëngjesit me orën lokale pranë qytetit, sipas një ekipi në terren të CNN.
Lajmi kryesor:
Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake











