Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse kundrejt një pallati në Dnipro të Ukrainës ka shkuar në 30. Lajmi u raportua nga Natalia Babachenko, këshilltare e kreut të administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk, cituar nga CNN dhe media ukrainase.
Babachenko tha gjithashtu se operacioni i shpëtimit ishte duke u zhvilluar, duke shtuar se mund të ketë deri në 30 apo edhe 40 njerëz ende nën rrënoja. Të paktën 75 persona u plagosën dhe 12 të shtruar në spital mbeten në gjendje të rëndë, mes tyre një vajzë 9-vjeçare.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardime ruse në qytetin Dnipro, shkatërrohet pallati, 30 viktima dhe 73 të plagosur! NATO: Kievi së shpejti mund të presë një dërgesë të madhe të armëve të rënda









