Lufta në Ukrainë/ Bombardime ruse në qytetin Dnipro, shkatërrohet pallati, 30 viktima dhe 73 të plagosur! NATO: Kievi së shpejti mund të presë një dërgesë të madhe të armëve të rënda

Lufta në Ukrainë/ Bombardime ruse në qytetin Dnipro, shkatërrohet pallati, 30 viktima dhe 73 të plagosur! NATO: Kievi së shpejti mund të presë një dërgesë të madhe të armëve të rënda

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Dnipro

Në ditën e 326-të të luftës në Ukrainë janë regjistruar sulme të rënda dhe të ashpra. Shpërthime u raportuan në të paktën 10 rajone. Në qytetin ukrainas Dnipro, bombat ruse shkatërruan një ndërtesë të tërë apartamentesh dhe deri më tani raportohet për 30 viktima e 73 të plagosur. Sipas të dhënave nga autoritetet ukrainase, 39 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë arritur të shpëtohen.

Pas sulmeve, kompania shtetërore e energjisë ukrainase Ukrenergo vendosi përkohësisht kufizime të konsumit gjatë gjithë orarit për të gjitha rajonet. Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko tha se ditët e ardhshme do të ishin të vështira.

Breshëria e sulmeve me raketa të Rusisë erdhi në të njëjtën ditë kur kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se qeveria e tij do t'u jepte tanke Challenger 2 forcave të armatosura të Kievit në një përpjekje për të ndihmuar të zmbrapsnin trupat ruse. Në përgjigje, Moska tha se ofrimi i më shumë armëve për Ukrainën do të çonte në intensifikimin e operacioneve ruse dhe më shumë viktima civile.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha të dielën se Ukraina mund të presë më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore.

“Premtimet e fundit për pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme, dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt”, tha Stoltenberg për mediat gjermane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Shpërthen një depo armësh në Rusi, tre ushtarë të vrarë

Rajoni rus i Belgorodit, ngjitur me kufirin me Ukrainën, është goditur nga një ngjarje e rëndë, pasi një depo me municione e armatime ka shpërthyer si pasojë e moszbatimit të protokollit për mbajtjen e granatave, duke lënë të vdekur tre ushtarë rusë dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër kulturore, e cila pas agresionit rus në Ukrainë, ishte projektuar për të shërbyer si depo për armatimet e ushtarëve rusë. Kjo, duke parë edhe afërsinë që rajoni i Belgorodit ka me Ukrainën, duke qenë shumë pranë kufirit.

Nga ana tjetër, ka qenë agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ajo e cila ka bërë me dije se janë edhe tetë ushtarë të tjerë rusë, të cilët nuk janë gjendur ende pas shpërthimit dhe kërkimi për ta vijon. Gjë, që lë hapësirë për të menduar se numri i fataliteteve mund të shtohet.

Ora 20:44
Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në Dnipro, shkon në 30 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse kundrejt një pallati në Dnipro të Ukrainës ka shkuar në 30. Lajmi u raportua nga Natalia Babachenko, këshilltare e kreut të administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk, cituar nga CNN dhe media ukrainase.

Babachenko tha gjithashtu se operacioni i shpëtimit ishte duke u zhvilluar, duke shtuar se mund të ketë  deri në 30 apo edhe 40 njerëz ende nën rrënoja. Të paktën 75 persona u plagosën dhe 12 të shtruar në spital mbeten në gjendje të rëndë, mes tyre një vajzë 9-vjeçare.

Ora 17:50
Putin: Operacioni special në Ukrainë po shkon sipas planit


Presidenti rus Vladimir Putin i tha kanalit televiziv Rossiya-1 të dielën se operacioni ushtarak i Moskës në Ukrainë po zhvillohet sipas planit.

"Dinamika është pozitive. Gjithçka po zhvillohet brenda kuadrit të planit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm," thuhet se tha Putin, duke shtuar se shpreson që trupat ruse të befasojnë kombin "më shumë se një herë me rezultatet e tyre të punës luftarake. "

Ora 16:34
Bombardimet ruse në Dnipro, shkon në 25 numri i viktimave! 73 të plagosur dhe 43 të zhdukur

Ekipet e kërkim-shpëtimit në banesën e shkatërruar në Dnipro, foto nga Mykola Tymchenko,Ruters

Ka shkuar në 25, numri i viktimave si pasojë e bombardimeve të djeshme nga Rusia në një godinë në Dnipro. 73 persona kanë mbetur të plagosur, 13 prej tyre fëmijë, ndërsa 43 raportohen të zhdukur. Fatmirësisht janë arritur të shpëtohen 39 persona.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 “Për momentin, janë shpëtuar 39 persona, mes tyre 6 fëmijë. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Të lënduarit janë 73, prej të cilëve 13 fëmijë dhe 43 janë të zhdukur”, tha presidenti në një postim në Twitter, duke shtuar se 72. apartamente u shkatërruan dhe më shumë se 230 u dëmtuan.

Ora 09:33
Moska: Ukraina ka vendosur mina në një magazinë me grurë në Kharkiv! Do t’i shpërthejë dhe të akuzojë Rusinë si fajtore

1673771707_12006301660582766xanijaeparemegrure813.jpg

Moska ka akuzuar se Ukraina ka në plan që të prish marrëveshjen për eksportin e grurit nga Deti i Zi e në fund të të akuzojë Rusinë. Ka qenë ky lajmi i raportuar në mediat ndërkimbëtare që citojnë Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU). Sipas tyre, Ukraina po vendos mina në një hambar në fshatin Karaichnoye në rajonin e Kharkiv, për ta shpërthyer dhe më pas për të akuzuar Moskën për "shkatërrimin e rezervave të grurit të vendit". Ato theksojnë se kanë dërguar 30 specialistë në zonë, për të parandaluar zbatimin e këtij plani nga Ukraina.

Ora 08:48
Ukraina: Rusia ka anuluar shkëmbimin e të burgosurve të luftës

1673768951_russia.JPG

Rusia anuloi një shkëmbim të planifikuar të të burgosurve të luftës të shtunën në minutën e fundit, tha organi ukrainas që merret me të burgosurit

Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës tha në Telegram:

Një raund tjetër shkëmbimi i të burgosurve ishte planifikuar sot me palën ruse. Megjithatë, ajo u anulua në momentin e fundit me iniciativën e palës ruse.

Rusia dhe Ukraina kanë bërë shkëmbime të shumta të burgosurish – më së fundi më 8 janar – që arrinin në qindra robër secila gjatë luftës.

B.K./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital