“Sulmi terrorist ndaj Izraelit ishte përgatitur me kujdes dhe e gjithë bota e kupton se cilët sponsorizues të terrorit mund ta kenë inkurajuar dhe organizuar këtë sulm.”
Kështu tha presidenti ukrainas , Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
"Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet nga terrorizmi. Po kështu çdo shtet tjetër. Dhe është shumë e rëndësishme që e gjithë bota t'i përgjigjet terrorizmit në mënyrë të bashkuar dhe parimore. Asnjë mbështetje për terroristët! Kudo që raketat e tyre synojnë dhe kushdo që ata sulmojnë, terroristët duhet të humbasin”, shtoi ai. Zelensky më pas raportoi se "informacioni për vdekjen e mundshme të një shtetasi ukrainas" në Izrael është duke u verifikuar, "dhe janë duke u bërë kërkime për dy nga shtetasit tanë.
Sapo të verifikohen detajet për këta persona, diplomatët ukrainas do ta shpallin atë në publik. ”, shpjegoi ai, duke u bërë thirrje ukrainasve në shtetin hebre që t'i kushtojnë vëmendje maksimale.
Lajmi në përditësim...
Kush tjeter perveq Putin-Vucic-Rama-os dhe Iranos
Përgjigju