Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në samitin Ramstein në Gjermani i cili do të mbahet të shtunën e ardhshme, 12 tetor.
Duke iu referuar strategjisë si “paqe përmes forcës”, Zelensky tha se “plani i fitores parasheh forcimin e nevojshëm të Ukrainës”.
Më tej ai shtoi se vendosmëria e aleatëve dhe forcimi i Ukrainës janë ato që mund të ndalojnë agresionin rus.
“Ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuojnë në mbrojtjen e shtetit tonë, Evropës dhe mbarë botës", thotë Zelensky në një postim në rrjetet sociale.
Ndërkohë raportohet se më shumë se 20 ushtarakë, duke përfshirë gjashtë oficerë të Koresë së Veriut, janë vrarë gjatë një sulmi rus -me raketa në Donetsk. Sipas burimeve të inteligjencës ushtarake të Kievit, tre ushtarë të tjerë të Koresë së Veriut mbetën të plagosur.