Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 111-të. Rusia ka mirëpritur përpjekjet ndërmjetësuese të Papa Franceskut për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Ndërkohë të enjten do të udhëtojnë drejt Kievit kancelari Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi që do të kenë takim me presidentin Volodymyr Zelensky.
Forcat ukrainase janë bllokuar në Severodonetsk dhe ato njësi ushtarake ukrainase që janë atje kanë dy mundësi: të ndjekin rrugën e kolegëve të tyre dhe të dorëzohen, ose të vdesin.
Ndërkohë në mesazhin e tij, Zelensky vijon të kërkojë armë nga Perëndimi për të luftuar me forcat ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një interviste për televizioni gjerman “Zdf” tha se Gjermani i ka vonuar dërgesat e saj të armëve.
"Gjermania erdhi pak më vonë se disa nga vendet tona fqinje për sa i përket dërgesave të armëve”, tha presidenti ukrainas .
“Por në fillim të luftës ne nuk kishim nevojë për politikë, kishim nevojë për ndihmë”, shtoi ai.
Ndërkohë, ushtria ruse ndonëse ngadalë, ndonëse ngadalë drejt Kharkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë që ndodhet në veri të Donbass.
Lajmi u bë i ditur nga Shefi i kabinetit të Presidentit Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovych në një telivizion.
“Trupat ruse në zonë kanë marrë përforcime të reja dhe kanë mundur të arrijnë sukses në terren, por për fat gjërat nuk po ecin shpejt dhe për momentin ajo ka mohuar pushtimin rus të Saltovit të Vjetër, në lindje të vendit”, tha Arestovych.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi nuk ka një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne të armëve anti-raketë dhe zvarritja në marrjen e tyre nuk mund të justifikohet. Në një fjalim video të martën, Zelensky iu lut partnerëve të Ukrainës që të sigurojnë armë moderne kundër raketave dhe tha se këtë javë do të ketë shumë bisedime të rëndësishme jo vetëm me politikanët evropianë, të cilët janë në gjendje t'i ofrojnë Ukrainës një sistem modern anti-raketë.
“Edhe pse ka gjithnjë e më pak raketa moderne në Rusi çdo ditë që kalon, nevoja e Ukrainës për sisteme të tilla mbetet. Sepse Rusia ka ende mjaft lloje raketash sovjetike, të cilat janë edhe më të rrezikshme. Ato janë shumë herë më pak të sakta, dhe për këtë arsye shumë herë më kërcënuese për objektet civile dhe ndërtesat e zakonshme të banimit”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi nuk ka një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne të armëve anti-raketë dhe zvarritja në marrjen e tyre nuk mund të justifikohet.
Në një fjalim video të martën, Zelensky iu lut partnerëve të Ukrainës që të sigurojnë armë moderne kundër raketave dhe tha se këtë javë do të ketë shumë bisedime të rëndësishme jo vetëm me politikanët evropianë, të cilët janë në gjendje t'i ofrojnë Ukrainës një sistem modern anti-raketë.
“Edhe pse ka gjithnjë e më pak raketa moderne në Rusi çdo ditë që kalon, nevoja e Ukrainës për sisteme të tilla mbetet. Sepse Rusia ka ende mjaft lloje raketash sovjetike, të cilat janë edhe më të rrezikshme. Ato janë shumë herë më pak të sakta, dhe për këtë arsye shumë herë më kërcënuese për objektet civile dhe ndërtesat e zakonshme të banimit”, tha Zelensky.
Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët perëndimorë, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes të vendit.
“Çfarëdo përpjekje që të bëjmë, pavarësisht sa profesionale është ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta fitojë këtë luftë”, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, duke folur në një fjalim televiziv
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia po fiton terren në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, veçanërisht në qytetin Severodonestk, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra kohët e fundit. Pa një fluks më të madh armësh, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ndalet përparimi në rritje i Rusisë ose të rimarrë tokën e pushtuar në rajon.
“Ne dëgjojmë çfarë thonë ata, dëgjojmë absolutisht çfarë po thonë”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes, i cili foli për urgjencën e takimit të grupit në Bruksel.
Zyrtari nuk do të detajonte se cilat vende do të shpallnin paketa të reja sigurie ose çfarë do të përfshinin ato dërgesa, por vuri në dukje se SHBA punon shumë ngushtë me vendet e tjera për të kuptuar se çfarë kanë nevojë forcat e armatosura të Ukrainës dhe më pas për të gjetur ato sisteme për t'i dërguar.
Ukraina tha të martën se forcat e saj po vazhdonin të bënin qëndresë në Sievierodonetsk dhe po përpiqeshin të evakuonin civilët, pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytetin lindor ku prej disa javësh po zhvillohen disa nga betejat më të përgjakshme të luftës.
Rusia tha se do t'u japë luftëtarëve ukrainas të strehuar në një fabrikë kimike brenda qytetit një shans për t'u dorëzuar të mërkurën në mëngjes. Ukraina thotë se rreth 500 civilë mbeten në fabrikën Azot dhe se ushtria e saj po përpiqet t'i largojë ata në një vend të sigurt.
Luftëtarët duhet të "ndalin rezistencën e tyre të kotë dhe të dorëzojnë armët" deri në orën 8 të mëngjesit me kohën e Moskës, citonte agjencia e lajmeve Interfax kreun e Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë, Mikhail Mizintsev.
Civilët do të lejoheshin të largoheshin përmes një "korridori humanitar," tha ai.
Zyrtarët ukrainas thanë të martën se shkatërrimi i urës, bllokonte rrugën e evakuimit për civilët që janë ende në qytetin lindor.
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse "po përpiqeshin të fitonin një terren në pjesën qendrore të qytetit."
Guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha të hënën në rrjetin Telegram se trupat ruse kontrollojnë rreth 70 për qind të qytetit dhe i kanë larguar forcat ukrainase nga qendra.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beteja për rajonin e Donbasit “me siguri do të hyjë në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Evropë”.
“Për ne, çmimi i kësaj beteje është shumë i lartë. Është shumë e frikshme”, tha presidenti Zelenskyy të hënën vonë.
Ai përsëriti thirrjet ndaj vendet partnere që t'i dërgojnë Ukrainës artileri moderne për t'u përdorur kundër forcave ruse.
Këshilltari i presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, shkroi në Twitter të hënën se për t'i dhënë fund luftës Ukraia ka nevojë pëer armë të rënda". Ai renditi disa kategori armësh, duke përfshirë 1,000 topa obus, 300 sisteme raketash, 500 tanke, 2,000 automjete të blinduara dhe 1,000 dronë.
“Takimi i Grupit të Kontaktit të Ministrave të Mbrojtjes mbahet në Bruksel më 15 qershor”, tha këshilltari Podolyak. “Ne presim një vendim”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të drejtojë takimin në selinë e NATO-s. Një takim virtual i grupit muajin e kaluar, mblodhi përfaqësues nga 47 vende.
Sekretari Austin tha pas bisedimeve të muajit maj se grupi po "intensifikonte përpjekjet" dhe po punonte për të thelluar bashkërendimin me Ukrainën "në mënyrë që Ukraina të mund të forcojë operacionet e saj në fushën e betejës".
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të hënën se ditët e fundit beteja rreth Sievierodonetsk "ka vazhduar të bëhet e furishme".
Rusia pretendon se tashmë kontrollon 97 për qind të të provincës Luhansk ku ndodhet Sievierodonetsku. Por pushtimi i qytetit industrial të Sievierodonetskut, me një popullsi prej 100,000 banorësh sa kishte para luftës, mbetet vendimtar për qëllimin më të gjerë të Moskës për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk.
Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe forcat e Kievit që atëherë kanë luftuar me separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit./VOA
Figura më e shquar e opozitës ruse Alexei Navalny është zhvendosur papritur nga burgu ku po mbahej në një vend të panjohur.
Navalny kishte qenë në një burg rreth 60 milje (100 km) në lindje të Moskës për shkeljen e lirimit me kusht për akuzat e vjetra të mashtrimit në atë që aleatët e tij thonë se është dënim për sfidimin e Kremlinit.
Një avokat i 46-vjeçarit tha se zyrtarët në burgun e tij raportuan se ai ishte transferuar në një koloni penale të regjimit të rreptë.
Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh shprehu shqetësimin, duke postuar në Tëitter se ai tani ishte i vetëm brenda një sistemi që kishte tentuar ta vriste.
Rusia mohon të ketë helmuar Navalny me një agjent nervor të shkallës ushtarake në gusht 2020. Ai u shërua në një spital gjerman, por ka qenë në burg që kur u kthye në Rusi në janar të vitit të kaluar.
Krimea i përket Ukrainës, si dhe rajoneve Donetsk dhe Luganskm kjo njihet në mbarë botën. Populli ynë nuk do të heqë dorë nga territoret tona sovrane.
"Kjo është shprehur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për të përjavshmen gjermane Die Zeit. Zelensky iu përgjigj një pyetjeje rreth gatishmërisë së Kievit për të pranuar një marrëveshje paqeje nëse Rusia tërhiqet pas linjës së kontaktit të vitit 2014.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas tha se Kievi është gati "në çdo moment" të ulet në tryezën e bisedimeve, por shtoi se "problemi nuk është vullneti ynë. Për fat të keq kjo është ajo që Federata Ruse dëshiron të bëjë dhe nuk dëshiron të bëjë ende. Ukraina ka ofruar bisedime reale dhe thelbësore për paqen jo vetëm disa herë që nga 24 shkurti, por edhe më herët, që nga fillimi i mandatit tim.
“Lufta në Donbass filloi në vitin 2014 dhe më 24 shkurt të këtij viti filloi lufta gjithëpërfshirëse. Agresori është Rusia. Si mund të ketë paqe nëse Rusia nuk është gati për paqe?”, tha Zelensky.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka kritikuar ambiciet imperialiste të presidentit rus Vladimir Putin.
“Pushtimi i Ukrainës është ajo që ndodh kur fuqitë e mëdha vendosin që orekset e tyre perandorake kanë më shumë rëndësi se të drejtat e fqinjëve të tyre paqësorë”, shkroi ai në Twitter.
"Dhe është një pamje paraprake e një bote të mundshme kaosi dhe trazirash në të cilën askush nga ne nuk do të dëshironte të jetonte."
Sekretari i Mbrojtjes ndodhet aktualisht në Bruksel, ku po pret një takim të Grupit të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës përpara se të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mërkurën dhe të enjten.
Njerëzit janë mbledhur në Kharkiv për funeralin e Evgeny Khrapko, një mjek i njohur që thuhet se ka shpëtuar qindra jetë gjatë luftës.
I përshkruar nga mediat lokale si një pionier i mjekësisë taktike, ai vdiq gjatë një misioni.
Duke njoftuar vdekjen e tij në rrjetet sociale, Universiteti Kombëtar Karazin Kharkiv tha se ishte shumë e dhimbshme të humbiste një person kaq të ri, energjik dhe të talentuar.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha gjatë një vizite në Malin e Zi se “BE-ja është e bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se trysnia sigurohet nga vazhdimësia e gjashtë paketave të sanksioneve”.
Ai falënderoi Malin e Zi për qëndrimin e tij ndaj krizës në Ukrainë dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së.
“Ballkani Perëndimor është një partner strategjik i BE-së. Mali i Zi ka qenë partner i BE-së për dekada dhe ka qenë plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE-së për më shumë se dhjetë vjet, gjë që tregon përkushtimin tuaj për integrimin evropian”, tha zoti Michel gjatë një konference për shtyp të martën në Podgoricë, pas takimit me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Z. Michel theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet sot një përparësi strategjike i BE – së.
“Mali i Zi ka qenë një partner i qëndrueshëm për BE-në për shumë vite. Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë tërësisht në përputhje me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë,” tha zoti Michel.
Zoti Michel tha se Mali i Zi duhet të përmbushë kriteret për funksionimin e shtetit ligjor.
“Hapi tjetër është përmbushja e kritereve të përkohshme në fushën e sundimit të ligjit, që do t’i japë energji të re dhe do t’i mundësojë Malit të Zi të përparojë. Javën e ardhshme do të organizoj një takim të udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Ne qëndrojmë pranë rajonit juaj”, tha zoti Michel.
Z. Michel shprehu besimin se Mali i Zi “do të ketë përparim të mëtejshëm në javët në vijim”.
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha se takimi ishte një mundësi për të vënë në dukje se Mali i Zi, përmes ngjarjeve të dy viteve të fundit, ka dëshmuar të jetë një demokraci parlamentare funksionale.
“Gjëja e dytë për të cilën biseduam ishte situata në rajon. Theksova sërish se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i barabartë me integrimin, kurse agresioni i Rusisë kundër Ukrainës vuri në dukje nevojën e shtuar për integrimin europian”, tha zoti Gjukanoviç.
Zoti Gjukanoviç tha se Rusia po dëmton marrëdhëniet me Europën dhe se “po përpiqet të fuqizojë në të gjitha mënyrat forcat politike të bazuara tek euroskepticizmi”.
Sipas zotit Gjukanoviç, Mali i Zi duhet të përmbushë përparësitë më të rëndësishme, siç është sundimi i shtetit ligjor.
“Kjo do të dërgonte një sinjal të mirë se politika e zgjerimit është e gjallë”, tha zoti Gjukanoviç.
“Është e rëndësishme të kuptojmë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të thotë siguri gjeopolitike”, shtoi presidenti malazez./VOA
Rusia ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë dhe figurave të industrisë së mbrojtjes, thotë ministria e saj e jashtme.
Rreth 29 gazetarë janë ndaluar, duke përfshirë Clive Myrie të BBC-së, Orla Guerin dhe Paul Adams, të cilët të gjithë kanë raportuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.
Lista përfshin gjithashtu drejtorin e përgjithshëm të BBC-së Tim Davie, redaktorët e gazetave Times, Daily Telegraph, Guardian, Daily Mail dhe Independent, si dhe gazetarë nga Sky, Channel 4 dhe ITV.
Moska tha se masa ishte në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe presionit të ushtruar ndaj mediave të saj shtetërore.
Ai tha gjithashtu se gazetarët ishin të përfshirë në "shpërndarjen e qëllimshme të informacionit të rremë dhe të njëanshëm për Rusinë dhe ngjarjet në Ukrainë dhe Donbas".
Më shumë se një duzinë figurash britanike që Moska tha se ishin të lidhura me industrinë e mbrojtjes janë ndaluar gjithashtu.
Gjashtë persona janë plagosur nga bombardimet në një qytet rus në kufirin me Ukrainën, ka thënë guvernatori rajonal rus.
Incidenti ndodhi në Klintsy, rreth 50 km (30 milje) nga kufiri ukrainas, në rajonin perëndimor Bryansk të Rusisë.
“Të plagosurit kanë plagë të prera”, shkroi Alexander Bogomaz në aplikacionin e mesazheve Telegram.
"Të gjithë u shtruan në një spital lokal. Gjendja e tyre është stabile”, tha ai.
Gjermania planifikon të prezantojë një regjistër pasurish për t'i bërë më efektive sanksionet kundër parave me origjinë të paqartë përfshirë asetet e oligarkëve rusë njoftoi kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në një konferencë të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) mbi pastrimin e parave.
“Agresioni rus kundër Ukrainës ka ekspozuar se sanksionet duhet të jenë më efektive, veçanërisht kundër oligarkëve jashtë vendit”, tha Scholz të martën në Berlin.
Gjermania do të lehtësojë sinjalizimin duke krijuar një linjë të posaçme telefonike, tha Scholz.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës shënon një pikë uji për të gjithë ne, sepse kërcënon vetë rendin global,” përsëriti Scholz.
Vazhdon beteja e ashpër në Severodonetsk.
Trupat ruse kontrollojnë rreth 80% të qytetit dhe të gjitha urat në zonë janë shkatërruar.
Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai sapo ka shpërndarë në kanalin e tij Telegram këto imazhe të fundit të dëmtimit në qytet.
"Kremlini ka përdorur varësinë tonë nga karburantet fosile ruse për të na shantazhuar dhe që nga fillimi i krizës, Rusia ka ndërprerë qëllimisht furnizimet me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën dhe kompanitë holandeze dhe daneze në shenjë hakmarrjeje kundër mbështetjes sonë për Ukrainën “, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke marrë sot një doktoratë nderi nga Universiteti i Beer Sheva (Negev).
"Por sjellja e Kremlinit vetëm do të forcojë vendosmërinë tonë për të çliruar veten nga varësia nga karburantet fosile ruse”, shtoi Von der Leyen.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bëri thirrje të martën luftëtarëve ukrainas në Severodonetsk që të dorëzojnë armët "siç ka ndodhur tashmë me shokët tuaj që më parë u dorëzuan në Mariupol".
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve zyrtare në Kiev të tregojnë maturi dhe të japin udhëzimet e duhura për militantët që të ndalojnë rezistencën e tyre të pakuptimtë dhe të tërhiqen nga territori i uzinës Azot”, tha ministria në një deklaratë për shtyp.
Ministria tha se ishte e përgatitur të kryente një "operacion humanitar" të mërkurën për të evakuuar civilët nga uzina kimike Azot e kontrolluar nga ukrainas në territorin e kontrolluar nga Rusia në veri.
"Ushtria ruse njoftoi gatishmërinë e saj për të kryer një operacion humanitar për evakuimin e civilëve nga Azot në drejtimin verior, në drejtim të qytetit Svatove, në territorin e pushtuar nga Rusia”, tha ministria, duke shtuar se Rusia do të hapë një korridor evakuimi për civilët në Të mërkurën midis orës 08:00 dhe 20:00 me orën e Moskës.
Ushtria ruse ka thënë se do të krijojë një korridor humanitar të mërkurën për të evakuuar civilët e bllokuar në fabrikën kimike Azot në qytetin e rrethuar ukrainas të Severodonetsk.
“Të udhëhequr nga parimet e humanizmit, forcat e armatosura ruse dhe formacionet e Republikës Popullore të Luhanskut janë të gatshme të organizojnë një operacion humanitar për evakuimin e civilëve”, tha sot ministria ruse e mbrojtjes.
Civilët do të transportoheshin në rajonin separatist të Luhansk.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha gjithashtu se u kishte ofruar luftëtarëve ukrainas të strehuar në uzinën Azot mundësinë për t'u dorëzuar nesër, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Ministria tha se Ukraina i kishte kërkuar Rusisë të ngrejë një korridor evakuimi për të ndihmuar civilët të largohen nga centrali, tani që forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha urat që lidhin Severodonetsk me territorin e kontrolluar nga ukraina.
Ministria Britanike e Mbrojtjes thotë se Rusia po planifikon të rrisë shpenzimet ushtarake, por kjo nuk do të zgjidhë problemin e rimbushjes së rezervave teknike.
Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se më 10 qershor, Nënkryetari i parë i Kompleksit Ushtarak-Industrial rus parashikoi se shpenzimet e mbrojtjes publike do të rriteshin me 600-700 miliardë rubla (midis 9 dhe 11 miliardë euro) që mund të jetë afër një rritje prej 20% në buxhetin e mbrojtjes së Rusisë.
Megjithatë, inteligjenca britanike sugjeron se industria ruse e mbrojtjes mund ta ketë të vështirë të përmbushë planin.
"Prodhimi rus i elektronikës me cilësi të lartë dhe të avancuar ka të ngjarë të jetë i vështirë dhe kjo mund të dëmtojë përpjekjet për të zëvendësuar pajisjet e humbura në Ukrainë", njoftohet nga Ministria.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën.
Gjatë një interviste për televizionin gjerman “ZDF” Zelensky tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesin e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë.
"Ne kemi nevojë nga kancelari Scholz për sigurinë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin, nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë.", tha Zelensky.
Ka pasur disa spekulime që Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë javë mund të udhëtojë për herë të parë drejt Kievit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një interviste për televizioni gjerman “Zdf” tha se Gjermani i ka vonuar dërgesat e saj të armëve.
"Gjermania erdhi pak më vonë se disa nga vendet tona fqinje për sa i përket dërgesave të armëve”, tha presidenti ukrainas .
“Por në fillim të luftës ne nuk kishim nevojë për politikë, kishim nevojë për ndihmë”, shtoi ai.
Rusët po përparojnë, ndonëse ngadalë drejt Kharkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë që ndodhet në veri të Donbass.
Lajmi u bë i ditur nga Shefi i kabinetit të Presidentit Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovych në një telivizion.
“Trupat ruse në zonë kanë marrë përforcime të reja dhe kanë mundur të arrijnë sukses në terren, por për fat gjërat nuk po ecin shpejt dhe për momentin ajo ka mohuar pushtimin rus të Saltovit të Vjetër, në lindje të vendit”, tha Arestovych.
Luftimet në Donbas po i shkaktojnë Ukrainës shumë viktima, ndërkohë që Rusia ka një avantazh të rëndësishëm në artileri.
Pavarësisht vështirësive me të cilat po përballen ushtarët ukrainas, ata nuk e humbasin shpresën.
“Ne ende mund ta fitojmë këtë luftë, jemi më të motivuar, mbrojmë shtëpitë dhe familjet tona”, tha një oficer i Kieit për Corriere Della Sera.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkon Perëndimit që të dërgojë në Ukrainë armë "moderne" për të frenuar koston njerëzore "të tmerrshme" të shkaktuar nga trupat ruse, pasi qyteti kyç i Severodonetsk është izoluar nga pjesa tjetër e Ukrainës që nga e marta pas shkatërrimit të urës lidhëse.
Zelensky këmbënguli në nevojën e dëshpëruar për armatim, ndërsa Kievi raporton se 100 deri në 300 nga njerëzit e tij vriten çdo ditë.
"Vetëm artileria moderne do të garantojë avantazhin tonë," tha presidenti Zelensky, duke thënë se ai ishte i sigurt në aftësinë e ushtrisë së tij për të "çliruar territorin”, duke përfshirë Mariupolin dhe Krimenë.
Sipas ekspertëve amerikanë, Ukrainës i kanë mbaruar armët e saj ruse dhe sovjetike dhe tani është e varur vetëm nga armët që i furnizohen nga aleatët e huaj, duke përfshirë artilerinë perëndimore.
Forcat ukrainase janë bllokuar në Severodonetsk, ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se beteja në këtë qytet është një nga më të tmerrshmet.
Nga ana tjetër, sipas një përfaqësues ushtarak të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut ka deklaruar se trupat ukrainase duhet “të dorëzohen ose të vdesin".
"Beteja për rajonin e Donbass do të mbetet në histori si një nga më brutalet në Evropë dhe për Evropën", tha Zelensky.