Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky tha se deri më tani janë evakuuar 125 mijë njerëz përmes korridoreve humanitare.

Ai tha se në këto momente përpjekjet për evakuime janë intensifikuar në Mariupol.

“Përpjekja jonë diplomatike është e fokusuar në ndihmën për të arritur qytetin", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake