Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes u bëri thirrje aleatëve që të dërgojnë shpejt armë në Ukrainë, duke thënë se "lojërat dhe mosmarrëveshjet e tyre politike" po kufizojnë mbrojtjen e vendit të tij.
Këtë e raporton The Kiev Independent. Zelensky e bëri thirrjen pas sulmit rus në një ndërtesë shumëkatëshe në Odessa ku u vranë të paktën tetë persona, duke përfshirë një foshnjë katër muajsh dhe një dy vjeçar.
‘Janë tetë të plagosur dhe mes tyre është edhe një vajzë trevjeçare. Vonesa në furnizimin me armë për të mbrojtur ukrainasit "çon në humbje të tilla", vuri në dukje presidenti ukrainas, duke thënë se "bota ka mjaft sisteme të mbrojtjes ajrore, të afta për të mbrojtur kundër dronëve dhe raketave Shahed".
"Ukraina nuk kërkoi asgjë më shumë sesa armë të nevojshme për të na mbrojtur. Kur humbasin jetë dhe partnerët thjesht luajnë lojëra të brendshme politike ose mosmarrëveshje që kufizojnë mbrojtjen tonë, është e pamundur të kuptohet. Është e papranueshme," theksoi Zelensky.
Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë me dije se mesatarisht në ditë 983 ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, përgjatë muajit shkurt, duke pësuar një rritje të lartë të humbjeve nga pala ruse.
Sipas Londrës, rritja e numrit të viktimave edhe ruse, pasqyron "përkushtimin e Rusisë për luftë masive dhe shkatërrim”.
Të dhënat nga Ministria Britanike e Mbrojtjes mbi humbjet mesatare ditore për ushtrinë ruse tregojnë se numri i viktimave është rritur në vitin 2023, kur numri më i madh i humbjeve mesatare ditore ishte 967 dhe u regjistrua në Dhjetor.
Ofensiva ruse në Avdiivka filloi në tetor 2023, që ndoshta është shkaku i rritjes së numrit të ushtarakëve të vrarë në fund të vitit 2023. Ministria Britanike e Mbrojtjes vlerëson se mbi 355,000 ushtarakë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë, ndërsa qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë të dhënë për humbjet e ushtrisë së saj.
Dmitry Medvedev
Një video-konferencë kofidenciale mes disa oficerëve gjermanë, e cila rrodhi dhe u transmetua nga kanali rus RT, ka sjellë reagimin e numrit dy të Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, që e ka komentuar si një provë të qartë që dëshmon qëllimin e Gjermanisë për të shkuar në një përplasje ushtarake me Rusinë.
"Të gjitha përpjekjet për të paraqitur bisedën e oficerëve të Bundesëehr-it si një lojë të thjeshtë raketash dhe tankesh janë gënjeshtra. Gjermania po përgatitet për një luftë me Rusinë", shkroi Medvedev në kanalin e tij në aplikacionin “Telegram”.
Rusia dhe emisari kinez Li Hui kanë hedhur poshtë ultimatumet perëndimore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, një zgjidhje që ata e konsiderojnë të paarritshme pa pjesëmarrjen e Moskës.
“Ultimatumet e paraqitura Rusisë nga Kievi dhe Perëndimi dhe formatet e dialogut të lidhur vetëm dëmtojnë perspektivat për një zgjidhje dhe nuk mund të shërbejnë si bazë”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.
Li Hui, përfaqësuesi i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, ka mbërritur në Rusi për të rifilluar bisedimet ndërkombëtare mbi iniciativën e paqes të Pekinit; mbrëmë në Moskë pati një takim me zëvendësministrin e Jashtëm rus Mikhail Galuzin, takim që do të pasohet nga udhëtimet në Ukrainë, Gjermani, Francë, Poloni dhe Belgjikë.
“U konstatua se çdo diskutim për zgjidhjen politiko-diplomatike është i pamundur pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe duke marrë parasysh interesat e saj në fushën e sigurisë”, shtohet në shënimin zyrtar.
Zëdhënësi i Jashtëm kinez Mao Ning raportoi disa ditë më parë se Li do të vizitojë Ukrainën dhe vendet e tjera të përfshira në konflikt për të "promovuar një zgjidhje politike" dhe nënvizoi "urgjencën e rivendosjes së paqes".
Mao vuri në dukje se Kina "ka mbajtur komunikim të ngushtë me të gjitha palët, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën" dhe ka luajtur "një rol konstruktiv" në "lehtësimin e dialogut".
Nisma kineze e paqes, e paraqitur nga Li në mesin e vitit 2023, u prit me skepticizëm që në fillim, pasi mbron integritetin territorial të vendeve, por nuk i referohet aneksimit rus të katër rajoneve të Ukrainës apo tërheqjes së trupave ruse.
Më shumë se 15 vendbanime në Kharkiv u goditën nga sulmet e artilerisë ruse dhe mortajave.
Ndër ta përfshihen vendbanimet e Dvorichna, Berestov dhe Pishchane. Kjo është raportuar nga mediat në Kharkiv. Sulmet ajrore ndodhën në Berestov dhe Kupyansk.
Një ndërtesë e një institucioni arsimor është dëmtuar në qytetin e Vovchansk për shkak të bombardimeve të armikut. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 38 dronë ukrainas mbi Krime gjatë natës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Tass.
“Gjatë natës dështoi një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist kundër objektivave në Rusi duke përdorur dronët 38 UAV me krahë të palëvizshëm”, thuhet në deklaratë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore në shërbim eliminuan të gjithë dronët ukrainas mbi Republikën e Krimesë”