Lufta në Ukrainë/ Scholz-presidentit kinez: Përdor ndikimin tënd mbi Rusinë! Putin nënshkruan ligjin që lejon mobilizimin e kriminelëve

Lufta në Ukrainë/ Scholz-presidentit kinez: Përdor ndikimin tënd mbi Rusinë! Putin nënshkruan ligjin që lejon mobilizimin e kriminelëve

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti kinez Xi Jinping

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon mobilizimin e njerëzve që kanë kryer krime të rënda për të luftuar në Ukrainë. Ligji përjashton ata të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, tradhti, spiunazh ose terrorizëm, raporton RIA.

Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz i ka kërkuar presidentit Xi Jinping që të përdorë "influencën e tij mbi Rusinë" për t'i dhënë fund "luftës së agresionit" kundër Ukrainës. 

“I thashë presidentit kinez se është e rëndësishme që Kina të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë”, tha Scholz. 

Disa shpërthime kanë ndodhur në Mykloaiv, një qytet në jug të Ukrainës, ku u dëgjuan sirena kundërajrore. Katër milionë e gjysmë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të përsëritura të ushtrisë ruse në të gjithë territorin e pushtuar. Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të natës.

“Fakti i thjeshtë që Rusia po i drejtohet terrorizmit energjetik tregon dobësinë e armikut tonë”, tha Zelensky, ‘ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës, kështu që ata përpiqen të thyejnë popullin tonë në këtë mënyrë.’

Ndërkohë, inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nuk kanë gjetur asnjë provë për "aktivitete bërthamore të padeklaruara" në tre termocentrale në Ukrainë. Ukraina u ka kërkuar inspektorëve që të vizitojnë termocentralet e saj bërthamore për të mohuar pretendimet e Rusisë se Kievi synon të përdorë një "bombë të pistë".

SHBA ka njoftuar një tjetër ndihmë për Ukrainën, me vlerë 400 milionë dollarë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Ukrainë. Sullivan u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Zelensky: Gatishmëria Moskës për të negociuar është e 'rreme'

"Gjithçka që Rusia u thotë disa liderëve të huaj për gatishmërinë e saj të pretenduar për të negociuar është e rreme." Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të fundit të transmetuar në Telegram.

Ora 22:30
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së takon Zelenskyn në Kive: Do vazhdojmë t’iu mbështesim

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Ukrainë. Sullivan u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Sullivan u takua gjithashtu me kreun e byrosë ukrainase, Andriy Yermak dhe Ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, duke nënvizuar "mbështetjen e qëndrueshme" të Uashingtonit në Kiev "dhe popullin ukrainas në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të tyre territorial".

Ora 21:22
SHBA: 400 milionë ndihmë ushtarake për Kievin dhe komandën në Gjermani

SHBA do të dërgojë 400 milionë të tjera ndihmë ushtarake në Kiev dhe do të krijojë një seli në Gjermani për ndihmën e sigurisë që do të mbikëqyrë të gjitha transferimet e armëve dhe stërvitjen ushtarake për Ukrainën. Ndihma u bë publike nga zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

Komanda e re, e quajtur 'Security Assistance Group Ukraine', shënon një program më të përhershëm dhe afatgjatë për të vazhduar mbështetjen e Kievit në rezistencën e tij ndaj pushtimit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi SHBA për ndihmën. 

"I jam mirënjohës Presidentit Biden dhe qytetarëve amerikanë për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 400 milionë dollarësh. Mjetet e blinduara do të na ndihmojnë të çlirojmë tokën ukrainase. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje të vazhdueshme", shkroi Zelensky.

Ora 20:55
Ukraina: Kemi rezerva të mjaftueshme gazi për dimër pavarësisht bastisjeve ruse

Ukraina ka furnizime të mjaftueshme me gaz për këtë dimër, duke marrë parasysh importet e planifikuara. Kryeministri Denys Shmyhal e tha këtë ndërsa vendi përgatitet për sulme të mëtejshme ruse ndaj sistemeve të tij energjetike, raporton Reuters.

Duke folur në një takim të kabinetit, Shmyhal tha se Ukraina tani ka 14.5 miliardë metra kub gaz natyror në depon e saj nëntokësore.

 “Duke marrë parasysh dërgesat e pritshme nga jashtë, kjo sasi është e mjaftueshme për sezonin e ngrohjes”, tha Shmyhal. 

Ora 17:56
Holanda do furnizojë Ukrainën me tanke dhe armë

1667581236_Tanke.PNG

Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake me një vlerë totale prej 120 milionë euro, njoftoi sot ministria holandeze e mbrojtjes.

Vendi tha se do të shpenzonte 45 milionë euro për tanket T-72 pasi bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për një dërgesë prej 90 tankesh çeke të modernizuara. 

Ajo vjen pasi SHBA njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 dhe raketave të mbrojtjes ajrore Hawk për Kievin. 

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve se SHBA do të paguante për 45 tanke T-72 nga Republika Çeke për t'u rinovuar dhe për financimin për rinovimin e disa raketave të mbrojtjes ajrore Hawk. 

Ora 17:53
Spanjë/ Sekuestrohet jahti i oligarkut rus me vlerë 143 milionë euro

1667580466_Jahti.PNG

Në Spanjë është sekuestruar jahti i oligarkut rus, Sergey Chemezov me vlerë 143 milionë euro.

Gjykata e Barcelonës ka vendosur sekuestrimin e jahtit “Meridan A” 85 metra të gjatë, si pasojë e padisë së ngritur për shkak të mos pagesës së tarifave të mirëmbajtjes në kantierin detar ku ndodhet prej muajit mars.

Thuhet se jahti në fjalë ishte i regjistruar te vajza e Sergey Chemezov, i cili ishte ish-agjent i KGB-së dhe zyrtar i lartë i kompanisë shtetërore të mbrojtjes "Rostec State Corporation" dhe që njihet me afërsinë me presidentin rus Vladimir Putin.

Chemezov ishte ndëshkuar gjithashtu edhe pas sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Në Spanjë janë 4 jahte të mëdha të oligarkëve rusë me një vlerë totale mbi 600 milionë euro.

Me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, shumë vende të Bashkimit Evropian sekuestruan anije të tilla dhe madje disa i nxorën në ankand.

Ora 15:51
Putin: Civilët duhet të evakuohen nga Kherson

1667251570_wetrwtetre.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ishte e rëndësishme të evakuoheshin banorët e Khersonit nga zonat më të rrezikshme.

"Tani, natyrisht, është e nevojshme të zhvendosen ata që jetojnë në Kherson nga zona më e rrezikshme, sepse civilët nuk duhet të vuajnë nga bombardimet, nga disa masa sulmuese, kundërsulmuese dhe të tjera që lidhen me aktivitetet ushtarake", tha Putin.

Putin vendosi lule së bashku me pjesëmarrësit në organizatat rinore dhe vullnetare në monumentin e Kuzma Minin dhe Dmitry Pozharsky në Sheshin e Kuq të Moskës në Ditën e Unitetit të Rusisë ditën e sotme, i cili zhvilloi edhe një bisedë me të rinjtë.

Presidenti tha se në fillim të shekullit të 17-të vendi ishte në prag të humbjes së sovranitetit të tij, por populli i Rusisë nuk e lejoi këtë dhe, pasi u bashkuan në një ushtri milicie të udhëhequr nga Minin dhe Pozharsky, mbrojtën atdheun e tyre. 

Ora 15:43
Putin shënon Ditën e Unitetit Kombëtar në Moskë

1667332901_VladimirPutin.PNG

Presidenti rus ka marrë pjesë në festimet që shënojnë Ditën e Unitetit të vendit të tij, e cila përkujton kryengritjen popullore që çoi në dëbimin e forcave polake-lituaneze në 1612. 

"Ne po takohemi në Ditën e Unitetit Kombëtar. Urimet e mia për të gjithë ju, të gjithë qytetarët e vendit tonë, qytetarët e Rusisë për këtë festë, e cila zbulon dashurinë tonë të përbashkët të përzemërt për Rusinë, konsolidimet e popullit shumëkombësh të vendit”, tha Putin.

Presidenti rus Putin i veshur me të zeza vendosi lule në një monument për udhëheqësit e kryengritjes Kuzma Minin dhe Dmitry Pozharsky në Sheshin e Kuq.

Këtë vit, autoritetet ruse po përdorin festën për të promovuar aneksimin ilegal të katër territoreve të Ukrainës.

Ora 14:42
Italia përgatit paketën e gjashtë të ndihmës ushtarake për Ukrainën

1667569506_ItaliUkraine.PNG

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto deklaroi se qeveria e re e kryeministrit Giorgia Meloni do të miratojë paketën e gjashtë të ndihmës ushtarake të Italisë për Ukrainën në mes të pushtimit rus, raporton ANSA.

"E vetmja gjë që nuk mund të bëjmë në një kohë kaq komplekse si kjo që po përjetojmë është të humbasim kontaktet me aleatët tanë ndërkombëtarë, BE-në dhe aleancën Atlantike. Pra, ka vetëm një mënyrë për të vepruar dhe vendosur. Nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon, do të ketë një dekret të gjashtë për dërgimin e ndihmës së re ushtarake”, tha Crosetto.

Ai shtoi gjithashtu se dekreti do të jetë "i drejtë dhe i duhur, ashtu si të tjerët". Siç raporton agjencia e lajmeve ANSA, më 18 tetor, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov deklaroi se Italia i dha Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake.

Ora 13:43
Rreziku rus në kufi/ Sunak bisedë telefonike me homologun polak: Kërcënimi nuk do të funksionojë

1666952644_RishiSunak.PNG

Kryeministri britanik Rishi dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki këtë mëngjes përmes një bisede telefonike diskutuan rreth çështjes se si Britania dhe Polonia mund të vazhdojnë të forcojnë sigurinë e krahut lindor të NATO-s.

Kryeministri tha se lidershipi i Polonisë në Evropë pas pushtimit të Ukrainës kishte spikatur dhe nënvizoi lidhjen e ngushtë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë për sigurinë ndërkombëtare dhe shumë çështje të tjera. Duke diskutuar situatën në Bjellorusi, Kryeministri tha se Britania po vëzhgon nga afër zhvillimet dhe i qëndron pranë Polonisë përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

Si pjesë e përpjekjeve parandaluese në të gjithë krahun lindor, Mbretëria e Bashkuar po rrit aftësitë e forcave të saj dhe kishte rritur aktivitetin me Forcën e Përbashkët të Ekspeditës në rajonin e Balltikut, shtoi Kryeministri. Të dy ranë dakord për t'i dërguar një sinjal të fortë Putinit se kërcënimi nuk do të funksiononte.

Kryeministri tha se pret me padurim thellimin e lidhjeve të forta të mbrojtjes dhe sigurisë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, të cilat ai tha se do të përfitojnë sigurinë e të dy vendeve dhe Evropës në tërësi. Kjo bisedë telefonike vjen direkt pasi Polonia vendosi të ngrejë një mur 2.5 metra të lartë në kufi me Rusinë, mes frikës se Moska po e përdor kufirin si kanal për migrimin e paligjshëm, Polonia rishtazi ka përfunduar një pengesë përgjatë kufirit të saj njëlloj si me Bjellorusinë.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Polonisë tha se barriera e Kaliningradit do të ishte e ngjashme me atë që ndërtoi Varshava përgjatë kufirit polako-bjellorusi pas një përplasjeje të madhe me Minskun vitin e kaluar. Mijëra emigrantë afrikanë dhe të Lindjes së Mesme u bllokuan në kufijtë e Bjellorusisë ndërsa kërkonin të kalonin në territoret e BE-së. BE-ja dhe anëtarja e saj Polonia akuzuan Minskun, një aleat i ngushtë i Rusisë, për përdorimin e emigrantëve si pjesë e një "lufte hibride" në bllok në një përpjekje për ta destabilizuar atë.

Ora 13:40
Putin nënshkruan ligjin që lejon mobilizimin e kriminelëve rusë

1667406934_Screenshot1.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon mobilizimin e njerëzve që kanë kryer krime të rënda, raporton agjencia e lajmeve RIA.

Ligji përjashton ata të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, tradhti, spiunazh ose terrorizëm, raporton RIA.

Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.

Ora 13:30
Papa Françesku kritikon luftën Ukrainë-Rusi në Samitin Ndërfetar të Bahreinit

1667565161_PapaFranesku.PNG

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Bahrein, Papa Françesku bëri thirrje për bisedime paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai po fliste në një forum ndërfetar në bregdetin kombëtar të ishujve Gulf në SHBA.

Papa tha se feja nuk duhet të përdoret kurrë për të justifikuar dhunën dhe udhëheqësit e besimit duhet të kundërshtojnë tekat "fëminore" të të fuqishmëve për të bërë luftëra.

“Më lejoni të përsëris thirrjen time për paqe në Ukrainë dhe për ardhjen e bisedimeve të paqes”, tha Papa gjatë konferencës.

Françesku, i cili vuan nga një sëmundje e gjurit që e detyron të përdorë një karrige me rrota dhe kallam, e ndërlidhi fjalimin e tij rreth rolit të feve në promovimin e paqes, çarmatimit dhe drejtësisë sociale.

Vizita vazhdon politikën e Papës për përmirësimin e lidhjeve me botën islame pas një vizite historike në Abu Dhabi në vitin 2019, e para nga çdo Papë në Gadishullin Arabik.

Ora 13:15
Borrell: Duhet ta shmangim ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

1667125398_20191007PHT63581cl.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në fjalimin e tij gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të G7 në Munster të Gjermanisë.

“Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Në Berlin ne diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrell.

Duke folur për situatën në Ukrainë ai ka shtuar se duhet të vazhdohet me zbatimin e sanksioneve kundër ekonomisë ruse.

“Ne duhet të mbështesim ushtrinë e Ukrainës, siç po bëjmë. Bashkimi Evropian ka ndarë tashmë 22 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën”, theksoi Borell.

Ora 13:00
Ministrat e G7 vazhdojnë bisedimet për luftën në Ukrainë dhe Iranin

1667563365_MinistrateG7.PNG

Ministrat e Jashtëm të G7 vazhduan bisedimet e tyre të premten në lidhje me pasojat globale të luftës ruse në Ukrainë dhe marrëdhëniet e ardhshme me Iranin, në bisedimet në qytetin gjerman të Münster.

Përveç dhunës shtetërore kundër demonstruesve gjatë protestave antiqeveritare në Iran, grupi i vendeve të industrializuara do të diskutojë raportet për dërgesat shtesë të armëve nga Teherani në Rusi.

Drejtori i Komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA -së, John Kirby, kohët e fundit tha se kishte ende shqetësime se Irani mund të furnizonte Moskën me armë të tilla si raketa tokë-tokë, përveç dronëve luftarakë.

Përveç Gjermanisë, e cila aktualisht mban presidencën e G7, grupi përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ora 12:44
Deputetët bullgarë miratojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën

1667562394_RumenRadev.PNG

Deputetët bullgarë miratuan të enjten dërgimin e ndihmës së parë ushtarake të vendit në Ukrainë. Asambleja Kombëtare votoi 175 pro dhe 49 kundër me një abstenim në favor të një propozimi të paraqitur nga katër parti pro-BE. 

Qeveria ka tani një muaj për të vendosur se çfarë lloj armësh mund të sigurojë Bullgaria pa prekur aftësitë e saj mbrojtëse. Bullgaria më parë ra dakord të riparonte pajisjet ushtarake ukrainase në fabrikat e saj, por refuzoi të dërgonte armë drejtpërdrejt për shkak të kundërshtimit të Presidentit Rumen Radev dhe partive politike miqësore të vendit ndaj Moskës.

Së bashku me Hungarinë, Bullgaria ishte i vetmi vend anëtar i BE-së që kishte refuzuar t'i jepte Ukrainës armë në luftën e saj me Rusinë.

"Më shumë armë do të thotë më shumë luftë", tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova, duke shpjeguar pse deputetët e partisë së saj votuan kundër propozimit.

Debati i nxehtë që i parapriu votimit pasqyroi ndarjet në Bullgari që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj. Edhe pse vendi i përket si NATO-s dhe BE-së, shumë bullgarë kanë simpati të fortë për Rusinë, si në histori, kulturë dhe fe. 

Presidenti Radev, një ish-gjeneral i ushtrisë, është akuzuar për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Moskën dhe homologun e tij rus Vladimir Putin.  Radev i ka hedhur poshtë akuzat, duke pohuar se e ka dënuar agresionin rus që nga dita e parë e kësaj lufte. Bullgaria gjithashtu mbështetet në furnizimet ruse të energjisë, e cila ka qenë një tjetër pikë mosmarrëveshje midis partive politike pro-ruse dhe pro-BE në Bullgari.

Partia nacionaliste pro-ruse Vazrazhdane u bëri thirrje mbështetësve të saj të mblidhen para ndërtesës së parlamentit për të protestuar kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ndihma "e shtyn vendin në luftë".

Ora 11:56
Josep Borrell: Nuk mund ta vendosim Kinën në të njëjtin nivel me Rusinë

1667125398_20191007PHT63581cl.jpg

Vendet perëndimore duhet të reduktojnë varësinë e tyre nga Kina, por nuk duhet ta vendosin atë në të njëjtën kategori me Rusinë, tha kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrel, në ditën e dytë të një takimi të G7 në Gjermani.

Bisedimet midis diplomatëve të lartë të demokracive më të pasura përkojnë me një vizitë njëditore kancelarit gjerman Olaf Scholz në Pekin, vizita e parë e një udhëheqësi të G7 që kur presidenti i Kinës Xi Jinping vendosi kontrollin e tij në pushtet në një Kongres të Partisë Komuniste.

Disa diplomatë kinezë kanë thënë se udhëtimi rrezikon të shfaqet si një vulë miratimi për presidentin kinez Xi dhe një shenjë që Gjermania do të vazhdojë t'i japë përparësi marrëdhënieve të saj ekonomike me Pekinin mbi çështjet e sigurisë dhe strategjisë.

"Është e qartë se Kina po bëhet shumë më e sigurt. Ne duam të reduktojmë varësinë tonë, duam të adresojmë dobësitë tona, të forcojmë qëndrueshmërinë tonë. Por për momentin, shumë vende anëtare kanë një marrëdhënie të fortë ekonomike me Kinën dhe nuk mendoj se mund ta vendosim Kinën dhe Rusinë në të njëjtin nivel”, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ministrat e jashtëm të G7 pritet të diskutojnë gjithashtu se si të kenë nën kontroll protestat në Iran, marrëdhëniet me vendet e Azisë Qendrore dhe sfidat me të cilat përballet Afrika të premten, me homologët e tyre nga Gana, Kenia dhe Bashkimi Afrikan si mysafirë.

“Afrika po vuan shumë nga lufta në Ukrainë, sepse Rusia po bllokon ushqimin, po shkatërron infrastrukturën e transportit bujqësor. Ne duhet të punojmë së bashku me partnerët tanë afrikanë në mënyrë që të përballemi së bashku me sfidat e shumta të këtij kontinenti”, tha Borrell.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/11/2022 08:47

    Ik ore drogato se na ke car trapin ffytyre e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja