Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit dje shkoi afër 300 mijë, shkruan në Facebook shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit. Që nga 24 shkurti 2022, ditën kur Rusia pushtoi Ukrainën, Moska ka humbur 299,080 trupa, përfshirë 660 dje.
Për më tepër, sipas raportit të ushtrisë, trupat ukrainase deri më tani kanë shkatërruar 5,175 tanke armike, 7,188 sisteme artilerie, 558 sisteme të mbrojtjes ajrore, 320 avionë, 324 helikopterë, 5,399 dronë, 1,544 raketa lundrimi, 20 anije dhe nëndetëse.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se Rusia dhe Ukraina janë bllokuar në një ngërç dhe se duhet të negociojnë për t’i dhënë fund konfliktit.
“Rusia dhe Ukraina janë bllokuar në një ngërç në frontet e luftës së tyre. Të dyja palët duhet të ulen dhe të negociojnë për t'i dhënë fund konfliktit”, tha kreu i Bjellorusisë.
"Ka mjaft probleme nga të dyja palët dhe në përgjithësi situata tani është në një ngërç serioz: askush nuk mund të bëjë asgjë për të forcuar apo avancuar pozicionin e tyre," tha ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se shumica e vendeve të botës po bashkohen gradualisht rreth një vizioni të përbashkët, planit të tij të paqes për Ukrainën. Ai foli për këtë gjatë ditës së parë të punës në Maltë për propozimin e tij prej dhjetë pikash për t'i dhënë fund luftës.
Nga ana tjetër, forcat ruse rrëzuan 36 dronë ukrainas mbi Detin e Zi dhe gadishullin e Krimesë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Natën e 29 tetorit, u ndalua përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist duke përdorur dronë të tipit ajror në territorin e Federatës Ruse”, shkroi ministria në Telegram.
Samiti i paqes i thirrur nga Ukraina për të diskutuar formulën e zgjidhjes së konfliktit me Rusinë e propozuar nga presidenti ukrainas është duke u zhvilluar. Në tryezën e diskutimit janë planet për zbatimin e 5 pikave të formulës së paqes: siguria bërthamore, siguria energjetike, siguria ushqimore, çështje humanitare (lirimi i të burgosurve dhe të dëbuarve), rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror.
o komedian e bere vendin tend cop o qifut
PërgjigjuQifuti që thua ti eshtë një ukrainas që nuk do rusin mbi kokë, do të jetojë i lirë dhe ty të duket komedi kjo?!?