Lufta në Ukrainë/ Zelensky prezanton Planin e Fitores në Parlamentin e Kievit! Bën thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në NATO

Zelensky iu drejtua parlamentit ukrainas për të prezantuar përmbajtjen e planit të fitores të përmenduar shpesh nga ai së fundmi dhe për të cilin ai bëri edhe një takim me liderët europian të shteteve kryesore aleate jaën e kaluar. Plani i tij ka dy shtylla kryesore ndërsa pika e parë parashikon futjen e saj në aleancën veriatlantike.

"Ne, ukrainasit, së bashku me partnerët tanë, duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që lufta të përfundojë pavarësisht se çfarë dëshiron Putin. Nëse fillojmë të lëvizim me këtë ide, me këtë plan specifik të fitores tani, ne mund ta përfundojmë luftën jo më vonë se vitin e ardhshëm" ka thënë Zelensky.

Kjo do të ishte sipas Presidentit ukrainas një lëvizje e pakundërshtueshme për Rusinë dhe Vladimir Putin, pasi do ta detyronte atë të kërkonte paqen. Zelensky kërkon gjithashtu edhe një përforcim të sistemit të mbrojtjes së ukrainës. 

"Pika e dytë është mbrojtja. Një forcim i pakthyeshëm i mbrojtjes ukrainase kundër agresorit. Është realiste të mbrojmë pozicionet tona në fushën e betejës në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë është detyra jonë të kthejmë luftën në territorin e Rusisë”, shtoi ai

Zelensky foli edhe për një paketë gjithëpërfshirëse të parandalimit strategjik jo-bërthamor, që do të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur Ukrainën nga çdo kërcënim ushtarak nga Rusia dhe që do të ngushtojë maksimalisht gamën e veprimeve ruse duke dobësuar aftësinë e saj për të vazhduar një luftë agresive.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idioti: 16/10/2024 15:00

    Hahaha ky eshte plani i fitores o cifut ? Ty te kane ikur bletet dhe te ka ngelur vetem kosherja por gjynah ai komb qe ka ngele ne doren tende dhe te atyre ndyresirave qe komandojne nga jashte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar