Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Rusët sulmuan një kolonë të Kryqit të Kuq, 3 të vdekur! Putin: Nëse Kievi përdor raketat e Perëndimit në Rusi, NATO do të jetë në luftë me ne

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka konfirmuar vdekjen e tre punëtorëve në Donetsk, të njoftuar më parë edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

"Tre nga punonjësit tanë në Ukrainë u vranë sot pas një bombardimi që goditi vendin ku ishte planifikuar shpërndarja e ndihmave në vijën e frontit në rajonin e Donetsk, ndërsa dy kolegë të tjerë u plagosën”, shkroi Zelensky në X.

 “Zemrat tona janë copëtuar ndërsa vajtojmë këtë humbje dhe kujdesemi për të plagosurit, shtoi ai.

Ndërkohë Presidentja e Komitetit, Mirjana Spoljaric, në një deklaratë dënoi sulmet ndaj personelit të Kryqit të Kuq.

Është e papranueshme që një bombardim të godasë një vend të shpërndarjes së ndihmave.

“ Kjo tragjedi ka shkaktuar një dhimbje të madhe për ata që kanë humbur të dashurit të tyre gjatë këtij konflikti të armatosur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ministri i jashtëm Sergej Lavrov ka deklaruar se ushtria ruse po i largon trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut ndërsa Putin  gjatë një deklarate ka thënë nëse Kievi përdor raketat e Perëndimit në Rusi, NATO do të jetë në luftë me ne.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Putin: Nëse Kievi përdor raketat e Perëndimit në Rusi, NATO do të jetë në luftë me ne

1725543560_putin.JPG

Foto: Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një deklarate ditën e sotme ka reaguar mbi pretendimet se Perëndimi po lejon Zelensky-n që të urdhërojë sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi, të marra nga shtetet Perëndimore, për të sulmuar objektiva brenda territorit rus.

"Nëse Perëndimi do të lejonte që Kievi të përdorte armë me rreze më të gjatë për të goditur objektivat ruse, kjo nënkupton se vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë dhe Moska do të marrë vendimet e duhura", ka thënë Putin.

Ditën e e djeshme (11 shtator) sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken së bashku me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy gjatë një vizite në Kiev tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati që t’i japin dritën jeshile Ukrainës që të lëshojë raketa me rreze të gjatë për të goditur Rusinë.

SHBA dhe Britania i premtuan Ukrainës rreth 1.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë, ndërsa autorizuan përdorimin e raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat që ndodhen thellë në Rusi. Po ashtu  ata i premtuan Ukrainës rreth 1.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë, përkatësisht 700 milionë dollarë ndihma humanitare nga SHBA dhe 782 milionë dollarë nga Britania.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindi: 13/09/2024 00:03

    I forti, vetem ky paska armë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Javën që vjen pritet të hapet kampi në Gjadër, Rama: Asgjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia

Javën që vjen pritet të hapet kampi në Gjadër, Rama: Asgjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia