Nis evakuimi me autobus i ushtarëve nga fabrika e çelikut, regjimenti Azov: Po zbatojmë urdhrin! Putin: Ne do t'i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s

Evakuimi i ushtarëve të plagosur të cilit kishin mbetur të rrethuar në fabrikën e çelikut në Azovstal ka nisur. Operacioni i evakuimit vjen pas marrëveshjes për hapjen e një korridori humanitar të rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës. Pas disa javësh të rrethuar në Azovstal ushtarët ukrainas të plagosur kanë mundur të dalin dhe dhjetëra autobusë janë vënë në dispozicion për transportin e tyre.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sërish të qartë qëndrimin e tij sa i përket aspiratave të Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s. Erdogan tha se Turqia nuk do të votonte po anëtarësimit të tyre në aleancë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia duhet të ndërmarrë hapa konkretë për t’u përgjigjur nëse dy vendet bëhen pjesë e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jeans Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Andersson, ku tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO forcon sigurinë.

Nga ana tjetër në Estonia, NATO do të zhvillojë gjatë dy javëve të ardhshme një nga stërvitjet më të mëdha në Estoni, ku do të marrin pjesë rreth 15 mijë trupa, përfshirë edhe Suedinë dhe Finlandën që synojnë anëtarësimin.

Ndërkaq përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të BE-së Borrell thotë se nuk mund të garantoj se do të arrihet një marrëveshje, nëse vihet n zbatim embargoja ndaj naftës ruse në paketën e re të sanksioneve. Ndërsa Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se embargoja ruse e naftës duhet të jetë e qëndrueshme pasi sanksionet mund të zgjasin me vite.

Sa i takon zhvillimeve të luftës në Ukrainë, duket se Kievi ka marrë kontrollin e plotë mbi territorin e Kharkivit, qyteti i dytë më i madh në vend. Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video ku trupat e saj ushtarake janë pozicionuar në kufirin rus. Ndërkaq trupat ruse janë përpjekur të depërtojnë kufirin ukrainas në rajonin verilindor Sumy këtë mëngjes, por njësitë e Kievit në terren arritën të zmbrapsnin sulmin duke detyruar ushtarët e Moskës të tërhiqeshin përtej kufirit.

Në odessa janë bombarduar sitet turistike, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes tyre 1 fëmijë. OKB ndërkohë ka bërë të ditur se 9 në 10 ukrainas do të vuajnë nga varfëria, nëse lufta vazhdon 1 vit.  Presidenti Zelensky e ka konsideruar të dështuar ‘operacionin special’, siç e quan Rusia pushimin e Ukrainës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Ukrainë, ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus (VIDEO)

 

Ka nisur evakuimi i ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol dhe të plagosurit janë transportuar me dhjetëra autobusë. Ditët e fundit, Ukraina kishte identifikuar të paktën 38 ushtarë në gjendje të rëndë, me kujdes urgjent mjekësor, të cilin vetë mjekët të burgosur në tunelet e uzinës nuk mund ta siguronin. Por gjithsej të plagosurit ishin rreth 600.

Ora 22:26
Nis evakuimi nga fabrikat e çelikut Azovstal, nxirret ushtari i parë i plagosur (VIDEO)

Evakuimi i ushtarëve të plagosur që kishin mbetur brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol ka filluar. Operacioni vjen pas marrëveshjes për hapjen e një korridori humanitar të rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai vjen pas javësh rrethimi rraskapitës. Tani mundësia e shpëtimit bëhet konkrete edhe për luftëtarët e plagosur.

Ora 22:13
Kryebashkiaku i Mariupolit: 15 gra vdiqën në Azovstal

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko ka bërë me dije se 15 gra ushtarake kanë vdekur në fabrikën e çelikut Azovstal.

"Pesëmbëdhjetë gra të reja, ushtarake kanë vdekur tashmë në Azovstal. Është një tragjedi për të gjithë popullin ukrainas. Ato janë heroinat e vërteta”, tha ai.

Ora 21:58
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim online në universitetet më të mëdha amerikane.

“Ukraina ka bërë zgjedhjen e saj: shteti ynë nuk do të jetë më kurrë viktimë. Ai nuk do të jetë thjesht një vëzhgues i jetës. Ne mundemi, duam dhe do të jemi subjekte në jetë. Nga këtu -- se vjen forca jonë, dëshira jonë e fortë për liri, për të cilën po luftojmë”.

Ora 21:52
Moska: Ne do t’i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s

Rusia do të duhet të ndërmarrë hapa "për t'iu përgjigjur kërcënimeve që dalin nga anëtarësimi i Suedisë në NATO". Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov. Përgjigja, shtoi ministria, do të varet nga "kushtet konkrete të integrimit të saj në Aleancë".

Ora 21:39
Erdogan: Nuk do t'i themi po hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia “nuk do të thotë po” për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Kështu deklaroi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë për shtyp në Ankara.

"Ne nuk do t'i thonim po anëtarësimit të tyre në NATO. Nga të dyja vendet nuk ka një qëndrim të qartë ndaj organizatave terroriste". A do të vijnë të hënën, do të vijnë të na bindin? Ne nuk do t'u themi po hyrjes në NATO, një organizatë sigurie, atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë".

Ora 21:34
Borrell: Ne nuk do të njohim asnjë kilometër katror të marrë nga Moska në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në fund të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel se BE nuk do të njohë asnjë kilometër katror tokë të marrë nga Moska në Ukrainë.

"Ne nuk do të njohim asnjë km katror tokë ukrainase të marrë nga Rusia.Ne kemi tre teste për të kapërcyer: luftën, qëndrueshmërinë dhe legjitimitetin ndërkombëtar”, shtoi Borrell.

Ora 21:28
Stoltenberg telefonatë me kryeministren suedeze: Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forconte sigurinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jeans Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

"Telefonatë e rëndësishme me kryeministren suedeze Magdalena Andersson. Unë mirëpres vendimin e qeverisë suaj për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Suedia është një nga partnerët tanë më të afërt dhe anëtarësimi do të forconte sigurinë e zonës euro-atlantike dhe të Suedisë në një kohë kritike”, shkruan ai.

Ora 21:26
Batalioni Azov: Gati për t'iu bindur urdhrit të evakuimit

Batlioni Azov e zbatoi urdhrin për evakuim.

"Pavarësisht të gjitha vështirësive, ata zmbrapsën forcat dërrmuese të armikut për 82 ditë dhe lejuan ushtrinë ukrainase të rigrupohej, të stërvitej më shumë personel dhe të merrte armë nga vendet partnere. Asnjë batalion ushtarak nuk do të funksionojë pa ushtarët që janë stërvitur në fabrikën e çelikut pasi janë personeli ushtarak profesionist, gjë që i bën ata elementin më të vlefshëm të ushtrisë. Për të shpëtuar jetë, i gjithë garnizoni i Mariupolit po zbaton vendimin (evakuimin) të miratuar nga Komanda Supreme dhe shpreson në mbështetjen e popullit ukrainas”, tha komandanti i regjimentit Azov, Denis Prokopenko.

Ora 18:54
NATO zhvillon një nga stërvitjet më të mëdha në Detin Balltik

Një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s është duke u zhvilluar në Balltik. Të quajtura "Iriqi", stërvitjet përfshijnë 10 vende, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilat pritet të aplikojnë zyrtarisht për t'u bashkuar me aleancën brenda disa ditësh.

Stërvitjet në Estoni, të cilat do të zgjasin deri më 3 qershor, u organizuan përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë, por një zgjerim ushtarak pranë kufirit të saj do të kërkonte një reagim.

NATO ka thënë se qëllimi i stërvitjeve është të "rrisë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë" e forcave të saj.

Rreth 15,000 trupa janë të përfshirë në stërvitjen në Estoni, duke e bërë atë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të mbajtura në vend që nga viti 1991.

Stërvitja po zhvillohet 64 km (40 milje) nga baza më e afërt ushtarake e Rusisë. Ai synon të simulojë një sulm nga Rusia në Estoni.

Ora 18:31
Shpërthime në Luhansk, të pakten 10 civilë të vdekur

1652718733_Capture.JPG

Guvernatori i rajonit të Luhanskut ka deklaruar se forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë Severodonetsk si dhe ka pasur shpërthime të fuqishme ku dyshohet për 10 viktima

“Të paktën 10 persona u vranë. Për momentin është jashtëzakonisht e vështirë të kontrollosh zonën për shkak të bombardimeve të reja”, tha Guvernatori i Luhansk.

Ora 18:01
Kuleba: Ukraina nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta fitojë këtë luftë

1652611538_6272c865d6afbKulebathanksTurkeyforhostingthenegotiationsbetweenUkraineandRussia1.jpg

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se vendi i tij "nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fitonte këtë luftë", pasi ai përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çonin në një armëpushim.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve Bloomberg, Kuleba e përshkroi krizën në vazhdim si "një luftë për ekzistencën tonë" dhe tha se ishte e rëndësishme që Ukraina të ndalonte forcat ruse tani.

“Ndani fitoren me ne për hir të botës, sepse kjo nuk është vetëm lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ky është një kërcënim që Rusia paraqet për të gjithë botën. Duhet t’i ndalojmë këtu në mënyrë që të tjerët të mos vuajnë aq shumë sa ne”, tha ai.

"Kjo është një luftë për ekzistencën tonë, sepse Presidenti Putin nuk e njeh identitetin tonë, ai nuk njeh të drejtën e shtetit ukrainas për të ekzistuar", tha Kuleba kur u pyet per  opsionet strategjike që kishte Ukraina.

"Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta fitojmë këtë luftë, sepse është një luftë për ekzistencën tonë”, tha ai.

Kuleba tha se fitimi i luftës do të nënkuptonte rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarë.

Ministri i Jashtëm ukrainas përjashtoi lëshimet e mundshme ndaj Rusisë që mund të çojnë në një armëpushim në luftë.

"Kjo është një luftë e paprovokuar. As Ukraina, as Evropa, as NATO, as SHBA nuk e provokuan Putinin të bëjë atë që po bën dhe prandaj ai duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për këtë", tha ai.

Ora 17:50
Sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse, Orban: ‘Siguria energjetike është vija jonë e kuqe’

1652129372_DMTI20200203003.jpg

Ndërsa liderët e Bashkimit Evropian vazhdojnë të bëjnë presion për embargon ruse të naftës, kryeministri hungarez Viktor Orban ka këmbëngulur se Budapesti nuk do të mbështesë asnjë sanksion që ndikon negativisht në sigurinë energjetike të Hungarisë. Në një fjalim në parlament, lideri nacionalist tha se Hungaria nuk do të bllokojë sanksionet e BE-së për sa kohë që ato “nuk shkojnë përtej vijës së kuqe të mbrojtjes ekonomike të Hungarisë. 

“Kjo do të thotë, për sa kohë që ato nuk rrezikojnë sigurinë energjetike të vendit”, tha ai.

Ora 17:38
Lukashenko: Të bashkuar me Rusinë kundër Perëndimit

1652522885_Screenshot15.jpg

“Pa një front të bashkuar, Perëndimi do të rrisë presionin e tij në hapësirën post-sovjetike”, kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) sot në Moskë, duke u bërë thirrje udhëheqësve të gjashtë ish-vendeve sovjetike, të udhëhequr nga Rusia që të veprojnë së bashku kundër "sanksioneve skëterrë" të perendimit. 

Ora 17:32
Rusia: Zgjerimi i NATO-s do të rrisë tensionet në Europë

Zgjerimi i NATO-s do të rrisë tensionet në Evropë, kështu është shprehur Stanislav Zas, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia.

Duke folur pas një samiti të liderëve të CSTO-së në Moskë, Zas tha se aleanca tani po përballet me sfidat e militarizimit të mëtejshëm në Evropën Lindore.

Komentet e tij vijnë pasi Suedia dhe Finlanda konfirmuan se të dyja do të aplikonin për t'u bashkuar me aleancën ushtarake Atlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se procesi i anëtarësimit si për Finlandën ashtu edhe për Suedinë mund të jetë shumë i shpejtë, megjithëse Turqia  ka hedhur dyshime mbi këtë masë.

Ora 16:57
Guvernatori i Kharkivit: Kemi ende luftime të ashpra

1652427411_kharkiv.jpg

Oleh Synyehubov, guvernatori i administratës rajonale të Kharkivit ka konfirmuar për BBC se trupat ukrainase kanë shtyrë forcat ruse në kufirin në një zonë.

“Ne po luftojmë 24/7, kështu që është e vështirë të thuhet nëse është një rezultat i përhershëm për trupat tona. Ne përjetojmë pushtimin rus nga anë të ndryshme, një kilometër djathtas ose majtas, kemi ende luftime të ashpra", tha ai.

Ai tha se pika e nxehtë e luftimeve është në drejtimin Izyum, qytet që aktualisht është i pushtuar nga rusët.

“Izyum është totalisht i bllokuar, nuk ka asnjë mundësi për të mbajtur procesin e evakuimit dhe për të ofruar ndihmë humanitare për civilët”, tha ai.

Synyehubov pohoi se rusët po humbasin një numër të madh të personelit, automjeteve të blinduara dhe avionëve.

Ora 16:38
Kievi: Nuk ka lëshime ndaj Putinit për armëpushim

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka përjashtuar çdo lëshim ndaj Rusisë në mënyrë që të arrihet një armëpushim.

“Kërkimi i opsioneve për të shpëtuar fytyrën e Putinit është thjesht një qasje e gabuar. Le të gjejë vetë Putini një opsion. Ambicia e Ukrainës është të rivendosë integritetin e plotë territorial, ose të rikuperojë të dyja zonat e rajonit lindor të Donbasit, të cilat ishin të kontrolluara nga pro-rusët përpara pushtimit, si dhe gadishullin e Krimesë që u pushtua nga Rusia në 2014.

Ora 16:22
Lule rreth vrimave të plumbave, ukrainasit në Bucha ngjyrosin shenjat që lanë pas ushtarët rusë

“Të shndërrosh dhimbjen në forcë..”, kjo është pikërisht ajo që kanë bërë ukrainasit në këto më shumë se dy muajit e gjatë të luftës.

Qytetarët në Bucha kanë gjetur një mënyrë tepër artistike për të mbuluar “plagët” e luftës mbi dyert dhe ndërtesat e tyre. Të vizatojnë lule rreth vrimave të plumbave. Lule shumëngjyrëshe.

Ora 16:18
Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen se do të mbrojnë Finlandën dhe Suedinë 'nëse ato janë viktimë e agresionit në territorin e tyre'

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda kanë thënë se do të "qëndrojnë gati" për të mbrojtur aplikantët e NATO-s Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi.

"Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO", tha Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë.

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson njoftoi më herët se vendi i saj do t'i bashkohej Finlandës në kërkimin e anëtarësimit në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.

Njoftimi erdhi pasi një debat në parlament tregoi se kishte mbështetje të madhe për anëtarësimin në NATO.

Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti më të vogla të majta e kundërshtuan masën.

Ora 16:06
Anëtarësimi në NATO, kryeministrja suedeze: Ne po largohemi nga një epokë dhe po fillojmë një tjetër

1652710019_Capture.JPG

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson në një konferencë për shtyp pas vendimit të Suedisë për të ju bashkuar aleancës së NATO-s është shprehur se nga sot Suedia nis një epokë të re duke lënë pas të shkuarën.

"Ne po largohemi nga një epokë dhe po fillojmë një tjetër," tha ajo.

Suedia dhe Finlanda kanë shprehur dëshirën për të paraqitur së bashku aplikimet e tyre në NATO.

"Ne presim që nuk duhet të kalojë më shumë se një vit që 30 anëtarët e aleancës të ratifikojnë unanimisht kërkesën për anëtarësim të Suedisë”, shtoi Andersson.

Ora 15:55
Vendimi i Suedisë për të ju bashkuar NATO-s, Charles Michel : Siguria jonë bëhet edhe më e fortë

1652709356_Capture.JPG

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel përgëzoi Suedinë dhe kryeministren suedeze, Magdalena Andersson, për vendimin për t'u anëtarësuar në NATO, duke e quajtur atë një "vendim në dobi të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive".

"Me aplikimin e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n së bashku me partnerin e saj strategjik Finlandën, siguria jonë bëhet edhe më e fortë", tha Michel në një postim në twiter.

“Kontributi i BE-së në parandalimin e NATO-s është gjithnjë e më i paçmuar,” shtoi ai.

Ora 15:46
Ministri rus i Mbrojtjes: Hapet koridori humanitar në Azovstal, u arrit një marrëveshje për largimin e ushtarëve të plagosur

1652636933_6303601650275596681.jpg

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është hapur një koridor humanitar në Azovstal.

"Një korridor humanitar është hapur në fabrikën e çelikut Azovstal", tha ai.

Moska deklaron se është arritur një marrëveshje për evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas që kanë mbetur brenda fabrikës së çelikut në Mariupol.

 “Më 16 maj, pas negociatave me përfaqësuesit e personelit ushtarak ukrainas të bllokuar në territorin e uzinës metalurgjike, u arrit një marrëveshje për largimin e të plagosurve”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga Interfax. “Aktualisht në zonën e uzinës është vendosur një regjim heshtjeje dhe është hapur një korridor humanitar.

Ora 15:25
Suedia drejt anëtarësimit në NATO, Kryeministrja suedeze: Gjëja më e mirë për Suedinë është anëtarësimi në NATO

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson ka konfirmuar se vendi i saj do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO dhe do i bashkohet Finlandës në rrugëtimin drejt aleancës.

Vendimi për të braktisur mos angazhimin ushtarak që ka qenë një pjesë qendrore e identitetit kombëtar suedez për më shumë se 200 vjet është një ndryshim historik për vendin.

"Ka një shumicë të gjerë në parlamentin e Suedisë për anëtarësimin në NATO," tha zonja Andersson pas një debati mbi politikën e sigurisë në parlament.

“Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është anëtarësimi në NATO”, tha ajo.

Opinioni publik në të dy vendet ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit.

Ora 15:07
Putin: Do të reagojmë ndaj zgjerimit të NATO-s me Suedinë dhe Finlandën

“Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por Moska do të duhet të japë një "përgjigje" për hyrjen e tyre në NATO dhe praninë e infrastrukturës ushtarake në të dy vendet”, tha presidenti rus.

"Ne do të reagojmë ndaj zgjerimit të infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Suedi dhe Finlandë. Më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet planeve të NATO-s për të rritur ndikimi global”, tha po ashtu Putin në samitin e CSTO, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive që po zhvillohet në Moskë

Ora 14:37
Putin akuzon SHBA-të: Po zhvillojnë armë biologjike, kanë laboratorë

"Laboratorët amerikanë janë të angazhuar në zhvillimin e armëve biologjike. Në Ukrainë kemi gjetur prova të armëve biologjike", ka deklaruar Presidenti rus Vladimir Putin.

Ditët e fundit, kreu i Forcave të Armatosura Ruse për Mbrojtjen Kimike, Biologjike dhe Radioaktive Igor Kirillov kishte akuzuar Pfizer se ishte i përfshirë në aktivitetin biologjiko-ushtarak të SHBA-së në territorin ukrainas.

Ora 13:46
McDonald's largohet përgjithmonë nga Rusia

Kompania “McDonald's” ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Rusia pas luftës në Ukrainë.

Të 850 restorantet në vend do të shiten, në të cilat punonin 62 mijë punonjës. Ato ishin mbyllur përkohësisht që prej 14 marsit.

"Nuk është më e qëndrueshme, as në përputhje me vlerat e McDonald's për të vazhduar punën në Rusi”, tha gjigandi i restoranteve.

Ora 12:55
Moska tjetër reagim: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk e forcojnë sigurinë në Evropë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia po ndjek nga afër kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA dhe është i bindur se anëtarësimi i tyre në asnjë mënyrë nuk do të forcojë “arkitekturën e sigurisë në Evropë".

Ora 12:23
NATO fillon stërvitjen më të madhe ushtarake me 15 mijë ushtarë, përfshihet dhe Finlanda dhe Suedia

Stërvitjet ushtarake të NATO-s në shkallë të gjerë, disa nga më të mëdhatë e kryera ndonjëherë në historinë e vendeve baltike nga aleanca ushtarake, janë planifikuar sot në Estoni. Emri i koduar është “Hedgehog”.

Stërvitjet do të zhvillohen gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të përfshijnë 15,000 ushtarë nga dhjetë vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Finlandën dhe Suedinë, të cilët synojnë t'i bashkohen NATO-s. Edhe pse ato ishin planifikuar shumë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, stërvitjet po zhvillohen në një kohë të përshkallëzimit të ashpër të tensionit midis NATO-s dhe Moskës. Raporton BBC

Ora 11:42
VIDEO/ Ushtarët ukrainas mbërrijnë në kufirin me Rusinë

 

Një video e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit tregon forcat ushtarake ukrainase që kanë arritur në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës Lindore.

“Në film, rreth dhjetë ushtarë ukrainas, “Batalioni 227 i Brigadës 127 të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës në qytetin e Kharkivit i shtyu rusët dhe arriti në një shtrirje të kufirit shtetëror”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Publikuar në Facebook.

Ora 11:33
Borrell: Embargoja e naftës nuk mund të garantojë marrëveshje

“Ne do të bëjmë çmos për të zhbllokuar situatën, por nuk mund të garantoj se do të arrihet një marrëveshje sepse pozicionet janë mjaft të forta, roli im nuk është të fajësoj dikë por të krijoj konsensus”, kështu deklaroi sot Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Josep Borrell lidhur me embargon e naftës në paketën e re të sanksioneve të BE-së.

Ora 10:20
Moska: Nuk do ta durojmë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

"Ata nuk duhet të kenë iluzione për faktin se ne do të durojmë pranimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë”, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas raportimit të Agjencisë Interfax .

“Si ne e garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasojat praktike të pranimit”, shtoi ai.

Ora 10:04
Grupi ukrainas nxjerr në ankand kupën e Eurovisionit, të ardhurat do t’ia dhurojë ushtrisë

Grupi ukrainas “Kalush Orchestra”, i cili u shpall fitues i Eurovision-it, ka vendosur të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë.

 

Të ardhurat do të fitojë nga shitja e kupës grupi do t’i dhurojë për një fond bamirësie që ndihmon ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën, e cila është nën pushtimin rus.

 

 

“Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk.

Ora 09:51
Moska: Nuk ka përgatitje për një takim për bisedime mes Putin-Biden

“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë marrëveshje për bisedime midis liderëve të vendeve të tyre përkatëse, Vladimir Putin dhe Joe Biden, ose midis shefave të diplomacisë së tyre Sergey Lavrov dhe Anthony Blinken”, deklaroi  sot Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov.

Ora 09:10
U kritikua nga G7, reagon Kina: Nuk kanë të drejtë të drejtojë gishtin në çështjet tona të brendshme

Kina shpreh pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë në lidhje me deklaratën e Ministrave të Jashtëm të G7, e cila përmend tensionet në ngushticën e Tajvanit si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve, gjithashtu paralajmëron Pekinin që të mos e ndihmojë Rusinë në pushtimin e Ukrainë.

"G7 nuk ka të drejtë të drejtojë gishtin në çështjet e brendshme të Kinës", thuhet nga Ambasada kineze në Londër.  

“Asnjëherë nuk do të pranojmë shtrëngim apo presion të jashtëm dhe ne do të kundërshtojmë me vendosmëri çdo dyshim apo akuzë të pabazë kundër Kinës”, thuhej po ashtu në deklaratën e Ambasadës kineze në Londër.

Ajo u kërkon anëtarëve të G7 të menaxhojnë punët e vendeve të tyre, të zgjidhin problemet e tyre të të drejtave të njeriut dhe të bëjnë diçka serioze për të rivendosur paqen në Evropë, në vend që të shpifin vendet e tjera, të ndërhyjnë në biznes. Vendet e brendshme të vendeve të tjera dhe krijojnë probleme.

Ora 08:00
Britania: Rusia ka humbur një të tretën e ushtrisë së saj

Ministria e Mbrojtjes britanike në përditësimin e saj tha se ushtria ruse ka humbur deri në një të tretën e forcave të saj luftarake të angazhuara në Ukrainë që nga fundi i shkurtit dhe nuk po fiton ndonjë territor të konsiderueshëm

“Në kushtet aktuale, Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë drastike shkallën e përparimit të saj në 30 ditët e ardhshme”, thuhet në postimin e Ministrisë në Twitter.

Ora 07:57
Mes rrënojave e bombardimeve, del videoklipi i këngës fituese në Eurovizion

 

Kalush Orchestra ka publikuar videon e këngës “Stefania”, me të cilën rrëmbyen vendin e parë dhe u shpallën fitues të Eurovizion 2022, që u zhvillua në Itali.

Videoklipi është xhiruar mes rrënojave të bombardimeve nga Rusia, ndërsa pamjet janë shumë prekëse.

 

 

Ora 07:53
Zelensky: Negociatat për evakuimin në Azovstal janë të ndërlikuara

1652292241_40abd93cc84f86c2e7b9fbd6ed73249a1649711885extralarge.jpeg

"Negociatat shumë të ndërlikuara dhe delikate po vazhdojnë për të shpëtuar popullin tonë të Mariupolit, nga fabrika e çelikut Azovstal", ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm. 

Presidenti i Ukrainës përsëriti se po punon që vendet perëndimore të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe prioritet mbetet embargoja e naftës.

 

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT