Mediat amerikane kanë raportuar se Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara e Bashkuara ka ofruar ndihmuar Ukrainën në sulmin ndaj luftanijes ruse “Moskva” muajin e kaluar.
Këto raportime nga New York Times dhe NBC News, vijnë pas raportimeve të tjera nga mediat në SHBA që thanë se autoritetet amerikane kanë ofruar informacione të inteligjencës për ushtrinë ukrainase për të shënjestruar gjeneralët rusë në fushëbetejë.
Deri më tani është konfirmuar vrasja e tetë gjeneralëve rusë gjatë luftimeve në Ukrainë.
“NBC News” raportoi në 5 maj se SHBA-ja kishte ndihmuar në lokalizimin e Moskvas në Detin e Zi, me kërkesë të ushtrisë ukrainase. Por, sipas The Washington Post dhe Times, Qeveria amerikane nuk kishte njohuri për planet e Ukrainës.
Luftanija Moskva u fundos në mes të muajit prill, pasi besohet se u godit nga dy raketa ukrainase. Moska ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në bordin e kësaj anije ka shpërthyer zjarr.
Kremlini ende nuk e ka pranuar publikisht fundosjen e luftanijes Moskva, që ka rezultuar me një numër të panjohur të marinsave të vrarë ose të zhdukur.
Më 4 maj, Times raportoi se zyrtarët amerikanë u kanë ofruar detaje autoriteteve ukrainase mbi shtabin mobil të ushtrisë ruse. Forcat ukrainase më pas e kanë përdorur atë informacion për të shënjestruar oficerët rusë.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mohoi të ketë ofruar informacione që do të lejonin forcat ukrainase të eliminonin oficerët e lartë rusë pranë frontit, sipa raportimit të “New York Times”.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se është e vërtetë që SHBA-ja ofron inteligjencë ushtarake forcave të Kievit.
“Ne nuk u ofrojmë inteligjencë për vendndodhjen e udhëheqësve të lartë ushtarakë në fushëbeteja dhe nuk marrim pjesë në vendimet e ushtrisë ukrainase se kë ajo synon ta shënjestrojë”, tha Kirby.
Lajmi kryesor: