UKRAINË- Një seri shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar gjatë natës në Melitopol, një qytet i pushtuar nga forcat e armatosura ruse në rajonin Zaporizhia në jug të Ukrainës. Megjithatë, ky nuk ishte vendi i vetëm në të cilën po ndihet lufta. Shpërthime të tjera raportohen gjatë natës në Kharkiv, në veri të Ukrainës.
Nga ana tjetër, ditën e sotme, një dron ukrainas ngarkuar me municione fluturoi mbi Sevastopol dhe goditi ndërtesën e selisë së Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse në rajonin e pushtuar të Krimesë. Në videon e transmetuar në të gjitha mediat, përfshirë atë të këshilltarit të Zelenskit, Gerashchenko, shikohet tentativa kundërajrore për të rrëzuar avionin, i cili megjithatë arriti të kalojë dhe godasë selinë e ushtrisë ruse. Një sulm simbolik, por i rëndësishëm, i cili shton bastisjet në Krime që vazhduan gjatë gjithë natës. Ngjarja erdhi vetëm një ditë pasi Moska konfirmoi se zëvendës admirali Viktor Sokolov kishte marrë detyrën si komandant i flotës.
Ndërkohë, Vladimir Putin ka thënë se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leja për të vizituar dhe inspektuar kompleksin bërthamor të Zaporizhia. Kremlini e bëri njoftimin pas një telefonate midis Putinit dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Vendimi erdhi pas pretendimeve për luftime pranë uzinës, ndërsa katër civilë u raportuan të plagosur nga bombardimet ruse.
Vijon...
Pak ditë para Ditës të Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, në qendër të Kievit është ngritur një “paradë” me tanke të shkatërruara të ushtrisë ruse. Pamjet janë publikuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në rrjetin social “Twitter”.
“Në shkurt, rusët planifikonin të marshonin në qendër të Kievit. Gjashtë muaj pas fillimit të kësaj lufte, shfaqja e turpshme e metalit të ndryshkur rus u kujton të gjithë diktatorëve se si një komb i lirë dhe i guximshëm mund të prishë planet e tyre”, shkruan Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ku ka publikuar dhe videon e tankeve ruse të shkatërruara.
Për tre ditë rresht në fund të muajit gusht, Rusia do të ndalojë furnizimet me gaz natyror në Evropë përmes tubacionit të saj kryesor në rajon Nord Stream 1. Ky vendim rrit më tej presionin mbi shtetet evropiane të cilat kërkojnë të plotësojnë rezervat përpara dimrit.
Gazprom tha se mbyllja ishte për shkak se i vetmi kompresor i mbetur i tubacionit kërkon mirëmbajtje. Edhe flukset e gazit që kalojnë përmes rrugëve të tjera të tubacioneve kanë rënë qëkur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Masa do të sjellë përçarje të mëtejshme veçanërisht për Gjermaninë, e cila varet kryesisht nga dërgesat e Rusisë për të furnizuar industrinë e saj. Bashkimi Evropian ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë. Moska e ka mohuar akuzën dhe ka fajësuar sanksionet për rënien e eksporteve.
Ministria mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtunën se dy anije të tjera që transportonin drithë janë larguar nga porti ukrainas i Çornomorskut, duke e çuar në 27 numrin total të anijeve që janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e grurit.
Anijet “Zumrut Ana” dhe “MV Ocean S”, të cilat janë të autorizuara të nisen më 20 gusht, u ngarkuan respektivisht me 6.300 tonë vaj luledielli dhe 25.000 tonë grurë, bëri të ditur qendra e përbashkët e koordinimit e krijuar, e cila mundëson kalimin e sigurt të anijeve të eksportit nga Ukraina.
Anijet “Zumrut Ana” dhe “MV Ocean S”, të cilat janë të autorizuara të nisen më 20 gusht, u ngarkuan respektivisht me 6.300 tonë vaj luledielli dhe 25.000 tonë grurë, bëri të ditur qendra e përbashkët e koordinimit e krijuar, e cila mundëson kalimin e sigurt të anijeve të eksportit nga Ukraina.
Një dron ukrainas ka sulmuar selinë e marinës ruse në Sevastopol. Në videon e transmetuar në të gjitha kanalet e telegramit ukrainas, përfshirë atë të këshilltarit të Zelenskit, Gerashchenko, shohim tentativën kundërajrore për të rrëzuar avionin, por pavarësisht kësaj nuk ia dalin. Operacioni kryhet me sukses, duke u cilësuar si një sulm me një simbolikë të rëndësishme, që vijnë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Rusisë mbi Ukrainë.