Lufta në Ukrainë/Zelensky: Bisedimet e paqes me Moskën do të varen nga zgjedhjet në SHBA

Lufta në Ukrainë/Zelensky: Bisedimet e paqes me Moskën do të varen nga zgjedhjet në SHBA

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se perspektiva e bisedimeve të paqes me Rusinë "varet" nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm në SHBA.

"Para së gjithash, kjo varet nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ata do të vëzhgojnë politikën e Shteteve të Bashkuara", është shprehur Zelensky para gazetarëve.

Në lidhje me anëtarësimin e Kievit në NATO, Zelensky u shpreh se Gjermania është skeptike për këtë çështje.

"Është fakt që pala gjermane është skeptike për anëtarësimin tonë në NATO. Ata kanë frikë nga çështja NATO-Gjermani për sa i përket reagimit rus", theksoi Zelensky.

Më tej Zelensky sqaroi, se Ukraina nuk po kërkon që armët bërthamore të furnizohen nga aleatët e tij.

"Ne hoqëm dorë nga të gjitha armët tona bërthamore shumë vite më parë, ne duhet t'i kishim shkëmbyer ato për anëtarësimin në NATO.

Ne i dhamë ato, por nuk morëm asgjë. Në këmbim kemi marrë vetëm një luftë në shkallë të gjerë dhe shumë viktima, prandaj na duhet NATO, sepse nuk kemi armë të mjaftueshme për të ndaluar Putinin”, përfundoi Zelensky.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Parlamenti Europian miraton kredinë e re për Ukrainën me vlerë 35 miliardë euro

1729076206_parlamentieuropian.jpg

Parlamenti Europian

Këtë të martë (22 tetor 2024) eurodeputetët dhanë dritën jeshile për një hua deri në 35 miliardë euro për Ukrainën, për t'u shlyer me të ardhurat që do burojnë nga asetet e ngrira ruse.

Me 518 vota pro, 56 kundër dhe 61 abstenime, Parlamenti Europian miratoi ndihmën e re makro-financiare për të përballuar agresionin e Rusisë.

Kjo hua është pjesa e BE-së në një pakete të G7-ës, të rënë dakord qershorin e kaluar, për të ofruar deri në 50 miliardë dollarë mbështetje financiare për Ukrainën.

Mekanizmi i Bashkëpunimit të Huasë së Ukrainës, një strukturë e sapokrijuar, do t'i vërë në dispozicion Ukrainës të ardhurat nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse të vendosura në BE.

Këto fonde do të ndihmojnë Ukrainën të shlyejë kredinë ndaj BE-së, si dhe kreditë nga partnerët e tjerë të G7. Ndërsa fondet e mekanizmit mund të përdoren për shërbimin dhe shlyerjen e huave, Kievi mund t'i ndajë fondet e MPJ-së sipas dëshirës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi