Një delegacion egjiptian vizitoi Tel Avivin javën e kaluar në një përpjekje për të arritur një marrëveshje "për t'i dhënë fund luftës" midis Izraelit dhe Hamasit. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar egjiptian për gazetën në pronësi të Katarit, Al-Araby Al-Jadid, duke shtuar se situata është "ende e komplikuar", transmeton La Repubblica.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e udhëhequr nga Hamas, ka deklaruiar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 21,822. Po ashtu, autoriteti palestinez bën me dije se 56.451 mijë persona janë plagosur si pasojë e luftimeve.
Viti përfundon me rrezikun gjithnjë e më të lartë që lufta midis Izraelit dhe Hamasit të përhapet në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme dhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu që u zotua të rimarrë kontrollin e kufirit të Rripit të Gazës me Egjiptin.
"Lufta do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë," tha kryeministri izraelit të shtunën në mbrëmje në Tel Aviv, në një konferencë shtypi në të cilën, që sipas mediave, dy anëtarët e tjerë të kabinetit të luftës izraelite, ministri i Mbrojtjes Yoav, refuzuan të marrin pjesë Gallanti dhe lideri i opozitës Benny Gantz , ndërsa familjet e pengjeve protestuan kundër kryeministrit para rezidencës së tij.
"Lufta është në kulmin e saj," u tha Netanyahu gazetarëve. Ai tha se zona ekKorridorit Filadelfi që kalon përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin duhet të jetë në duart e Izraelit.
"Duhet të mbyllet," tha Netanyahu. "Është e qartë se çdo marrëveshje tjetër nuk do të siguronte çmilitarizimin që ne kërkojmë."
Ai nuk dha detaje, por një lëvizje e tillë nga Izraeli do të ishte një përmbysje de facto e tërheqjes së tij nga Gaza në vitin 2005, duke e vendosur enklavën nën kontrollin ekskluziv të Izraelit pas vitesh të tëra të drejtuar nga Hamasi.
Fjalimi i Netanyahut u shoqërua me protesta jashtë rezidencës së tij, ndërsa kryeministri izraelit tha se “Izraeli lufton në të gjitha frontet, duke përfshirë atë verior kundër Hezbollahut dhe vazhdimisht kundër Iranit”.
Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se bastisi pozicionet e milicisë në zemër të qytetit të Khan Yuni. Midis tyre, edhe banën e inteligjencës së Hamasit, ku u gjetën dokumente të çmuara.
Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e udhëhequr nga Hamas, ka deklaruiar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 21,822.
Po ashtu, autoriteti palestinez bën me dije se 56.451 mijë persona janë plagosur si pasojë e luftimeve.
Një delegacion egjiptian vizitoi Tel Avivin javën e kaluar në një përpjekje për të arritur një marrëveshje "për t'i dhënë fund luftës" midis Izraelit dhe Hamasit.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar egjiptian për gazetën në pronësi të Katarit, Al-Araby Al-Jadid, duke shtuar se situata është "ende e komplikuar", transmeton La Repubblica.