Një dron është rrëzuar në lagjen Zhukovsky të rajonit Kaluga, në jug të Moskës, Rusi. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori Vladislav Shapsha në kanalin e tij në Telegram. Sipas informacioneve të para nuk ka pasur viktima. Droni u rrëzua pranë fshatit Strelkovka, rreth 140 kilometra larg kryeqytetit rus. Kievi raportoi se ushtria ruse shpërtheu një digë në lumin Mokry Yaly në rajonin e Donetsk , duke shkaktuar përmbytje në të dy anët e lumit, tha zëdhënësi i divizionit të forcave ukrainase të Tavria, Valery Hershen për Ukrainska Pravda.
Ndërkohë, forcat ukrainase rrëzuan tre drone kamikaze Shahed të lëshuar nga Rusia mbrëmë në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës juglindore, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Sergey Lysak.
Kievi thotë se forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Blahodatne në rajonin e Donetskut, në lindje të vendit. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko tha se flamuri ukrainas tani valëvitet mbi fshat.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka nisur kundërofensivën e shumëpritur.
“Po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse”, tha ai.
Por, ai shtoi se nuk do të fliste në detaje se në cilën fazë apo gjendje ishte kundërofensiva. Deklaratat e tij vijnë pas një përshkallëzimi të luftimeve në jug dhe lindje të Ukrainës. Trupat ukrainase raportohet se kanë avancuar në lindje pranë Bakhmut dhe në jug pranë Zaporizhzhia.
Ukrainasit dhe rusët kanë njoftuar një shkëmbim të ri të të burgosurve. Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak , njoftoi në Telegram lirimin e suksesshëm të 95 ushtarëve të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare dhe rojeve kufitare. Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar ndërkohë lirimin e 94 ushtarëve rusë të robëruar, raporton Tass .
Kreu i Wagner ka raportuar se ukrainasit kanë patur epërsi ditëve të fundit duke rimarrë rreth 6-7 kimlometra.
"Ukrainasit kanë arritur të përparojnë 6-7 kilometra ditët e fundit. Për momentin, vendbanimet Neskuchne dhe Blagodatnoye janë fort nën kontrollin e tyre në postin e Vremiavsky. Fshati Storozhevoye gjithashtu supozohet se është i pushtuar nga Kievi, dhe atje armiku është shtyrë nën fshatin Makarovka. Në bregun tjetër të lumit Mokry Yaly, armiku po sulmon trupat tona në fshatin Urozhaynoye”- tha ai.
Ushtria ruse shpërtheu një digë në lumin Mokry Yaly në rajonin e Donetsk , duke shkaktuar përmbytje në të dy anët e lumit, tha zëdhënësi i divizionit të forcave ukrainase të Tavria, Valery Hershen për Ukrainska Pravda . "Në lumin Mokry Yaly, pushtuesit hodhën në erë një digë, e cila çoi në përmbytje në të dy anët e lumit. Megjithatë, kjo nuk ndikon në operacionet sulmuese në drejtim të Tavriyske, rajoni Kherson," tha ai .
Ukrainasit dhe rusët kanë njoftuar një shkëmbim të ri të të burgosurve. Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak , njoftoi në Telegram lirimin e suksesshëm të 95 ushtarëve të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare dhe rojeve kufitare. Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar ndërkohë lirimin e 94 ushtarëve rusë të robëruar, raporton Tass .
Drejtori i mbrojtjes civile të Ukrainës Viktor Vitovetsky tha se përmbytjet e shkaktuara nga shpërthimi i digës Kakhovka vranë gjashtë persona dhe dhjetë u plagosën, duke përfshirë dy oficerë policie dhe tre punonjës të shërbimit të urgjencës shtetërore, siç raporton Ukrinform . Vitovetsky tha se 46 vendbanime u përmbytën dhe më shumë se 3,800 familje u prekën nga përmbytjet. Më herët, ministri i Brendshëm Igor Klymenko raportoi në Facebook se "2718 persona janë evakuuar, mes tyre 190 fëmijë": Ndërkohë, evakuimi i njerëzve nga zonat e përmbytura në rajonin Kherson vazhdon.
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se 35 persona, mes tyre 7 fëmijë, janë zhdukur në rajonin Kherson pas përmbytjeve të shkaktuara nga shembja e digës Kakhovka. Sa i përket viktimave, për momentin bilanci është 5 persona të vdekur.
Qeveria e Kievit vendosi sot sanksione ndaj 178 shtetasve rusë, nga të cilët 81 kanë gjithashtu nënshtetësi ukrainase: lajmi është raportuar nga faqja zyrtare e Presidentit Volodymyr Zelensky, siç raporton Ukrinform.
Vendimi për vendosjen e sanksioneve është marrë nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe dekreti përkatës (nr. 321/2023) është publikuar në faqen e Presidentit.
“Vendimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës i datës 11 qershor 2023 për aplikimin dhe futjen e përditësimeve të masave të veçanta ekonomike personale dhe masave të tjera kufizuese (sanksioneve) është zbatuar”, thuhet në dekret.
Sanksionet zgjasin për pesë vjet.
Forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Blahodatne në rajonin e Donetskut, në lindje të vendit, njoftoi në Telegram këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko .
"Fshati Blagodatnoye në rajonin e Donetskut është çliruar! Sipas Brigadës së 68-të të Veçantë Oleksa Dovbush, një flamur ukrainas tani valëvitet mbi fshat," shkroi Gerashenko. "Ushtarët bënë të ditur se gjatë operacionit arritën të kapin ushtarë rusë. Ne presim raportet zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm", shtoi ai.