Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja

Lufta për bazën e partisë, berishistët apo bashistët, kjo është çështja

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike qysh në fillimet e saj, u pozicionua si “parti  krahinore”. Këtë gjë e bëri pikërisht Sali Berisha dhe shpura e tij që vinte kryesisht nga mentaliteti i “principatës”. Dalëngadalë, në kupolën drejtuese të asaj partie nga fillimi deri sot, nisën të ngjiten me rradhë njerëzit mbështetës të Sali Berishës, duke kapur drejtimin e forumeve kryesore të saj.

Në median e saj, në kryesinë e saj, në Këshillin Kombëtar dhe “pikat kyçe” ku Doktori mund të kishte besim të plotë, do të gjeje kryesisht njerëzit e besuar të tij. Ishte porosi  padyshim, ashtu siç edhe u veprua pas 1992 me dyndjet drejt Tiranës, duke synuar të kishte sa më shumë votues. Partia Demokratike ngjasonte me një “principatë” ku ai që vinte nga Shkumbini e poshtë, ishte “i lënë pas dere” edhe  pse kishte dhe premtonte kontribute për lirinë, demokracinë, progresin shoqëror, etj.

Me dashjen e plotë dhe dijeninë e tij, Berisha krijoi “principatën e fortifikuar” me njerëz të klanit dhe krahinës tij. Për këtë askush nuk  mund të më kundërshtojë. Mjafton të thuash se 99% e Gardës ishin tropojanë, mjafton të thuash se 99% e uniformave blu (kryesisht drejtuesit) ishin tropojanë, mjafton të thuash se 99% e zyrave ishin të mbushur me tropojanë. Dukej sikur Berisha kishte menduar se do të ishte i përjetshëm në qeverisje, apo dhe në krye të PD-së. Por ja që “bota rrotullohet”.

Ai nuk kishte besimin të zgjidhte pasuesin e tij Sokol Olldashin (toskë),një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, por përzgjodhi Lulin, prej të cilit do të merrte ndëshkimin dhe zhgënjimin e jetës. Sot Sali Berisha është jashtë mureve të SHQUP-it, (principatës) edhe pse thotë se “mund të futen në seli sa herë të dua”. Ajo parti sot është prona e Lulzimit, njeriut që dukej sikur “do të ishte i përulur përjetësisht ndaj Berishës”, dhe Doktori nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur gjë. Por përtej kësaj, më e rëndësishme është të kuptojmë se, nga sot e tutje, ajo parti ka gjasa të ndahet në “bashistë dhe berishistë”.

Duket se beteja do të jetë e gjatë dhe e pabarabartë. Kjo është e sigurt. Sali Berisha nuk mund ta pranojë të flaket nga selia e Partisë Demokratike, nga Luli, qoftë edhe për hir të amerikanëve. Shumica në grupin parlamentar të PD-së, duket sikur po përkrahin Lulin, por ajo që mbetet një problem i madh për të ardhmen e tij “si kryeministër i ardhshëm”, është baza e asaj partie, janë votuesit. Është pikërisht ajo, anëtarësia që edhe në 8 vitet e shkuara, kishin si “busull” drejtimi Sali Berishën dhe jo Lulin.

Sërish do të jetë ajo, që pas vendimit të tij për përjashtimin e Berishës, ti bashkohet këtij të fundit në rrugëtimin statusor për shkarkimin e Bashës si kryetar partie. Shumë shpejt, ne do të shohim një kryesi të ndarë, një Këshill Kombëtar të copëzuar, dhe një anëtarësi të çoroditur, e cila me gjasë do ti bashkohet shpejt Doktorit. Kjo mbetet drama e vërtetë e Partisë Demokratike, e cila edhe pse shumë mëndje thonë se “do ta detyrojë Lulin të dorëhiqet”, sërish besoj se ai do të qëndrojë aty, siç bëri pas 5 humbjeve rresht përballë Ramës. Luli nuk e njeh humbjen  ashtu siç nuk njeh edhe “sedrën e burrit”, sepse të kryetarit nuk e diskuton. Këtej e tutje, lufta për të kapur dhe patur mbështetjen e bazës së partisë, do ta shpjerë atë forcë politike drejt rrënimit, ku e keqja më e vogël mbetet copëzimi i saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 12/09/2021 18:09

    Ka shku per lesh PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5