Lufta për bukën e gojës i merr jetën 27-vjeçarit në Laç, plagoset rëndë një tjetër

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë, teksa ishin duke nxjerrë skrap. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës në ndërtesën e ish-Uzinës së superfosfatit në Laç. Sipas të dhënave të para, mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.

Viktima është Drilon Lamaj, 27 vjeç, kurse i plagosur mbeti Dashamir Hajha, 28 vjeç, që të dy banues në Shullaz të Kurbinit. 27-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas dëshmitarëve, para se të ndodhte ngjarja dy personat po shembnin betonin për të marrë hekurin e goditës, kur kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Kanë qenë banorët të zonës të cilët që ndodheshin aty,të cilët kanë njoftuar menjëherë autombulancën dhe policinë. Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar dy të rinjtë që të kërkonin skrap tek ish-Uzina thuajse çdo ditë, duke injoruar rrezikun që ju kanosej.

Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit. Aksidente të tilla aty ka pasur edhe më parë në këtë zonë. Në vitin 2013-të një 14-vjeçar humbi jetën, teksa po kërkonte për skrap, ndërsa autoritet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen mjaft të rrezikshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun