Sonte dorëzohet edhe trofeu i dytë në vend. Duke nisur nga ora 20:00 luhet në “Air Albania” në kryeqytet finalja e KUpës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës së saposhpallur kampione. Të dyja ekipet kanë uri të madhe për ta fituar trofeun në 100-vjetorin e themelimit të skuadrave.

Bardheblutë duan të bëjnë dopietën e trofeve pas kampionati por trajneri Egbo ka lojtarë me probleme dhe disa titullar mund ta humbasin finalen. Durrsakët janë mëse të karikuar dhe të gatshëm për “luftë” këtë ka premtuar edhe trajneri Edi Martini.

FSHF bëri dje një kërkesë që kjo ndeshje të luhet me një numër të reduktuar tifozësh por autoritet shëndetësore nuk kanë reaguar fare dhe sipas të gjitha gjasave edhe finalja do luhet pa tifozë ashtu si ndeshjet e kampionatit.

Policia ka publikuar edhe planin e masave ku do jetë në numër të shtuar për të mos lejuar grumbullimet e tifozëve dhe zbatuar rregullat anti-COVID dhe apelon respektimin me rigorozitet të protokollit duke publikuar edhe segmentet rrugore që do bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Ndërkaq Vllaznia luan sot sesonin dhe nderin. Kuqeblutë përballen në ndeshjen shtesë play-out me Besëlidhjen në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:00. Kush skuadër fiton vijon në Superligë./ Përgatiti Andi Kapxhiu