Pas shtatë ditë luftimesh, armëpushimi në Rripin e Gazës përfundoi, ndërsa në agimin e 1 dhjetorit nisën sërish sulmet mes Izraelit dhe Hamasit. Shpërthime dhe të shtëna me armë janë raportuar në Gaza ndërsa Izraeli rifillon luftimet kundër Hamasit, duke e akuzuar grupin për shkeljen e kushteve të armëpushimit.
“Hamasi shkeli armëpushimin, dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.
Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëphsimin, ndërsa zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se grupi i Hamasit k arefuzuar që të lirojë të gjitha pengjet gra.
"Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për të arritur objektivat e luftës, lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe sigurimin që Gaza nuk mund të jetë kurrë një kërcënim për sigurinë e izraelitëve", u tha në deklaratë.
Shëndetësia palestineze raporton se nga bombardimet izraelite në shtëpitë dhe ndërtesat e Rripit të Gazës janë vrarë 178 njerëz.
Armëpushimi zgjati shtatë ditë dhe u liruan 110 pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe 240 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli. BBC shkruan se ndërmjetësit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një tjetër marrëveshje armëpushimi mes dy palëve, edhe pse luftimet kanë rifilluar.
Sulmet nisën ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet për vizitë në Lindjen e Mesme. Ai i ka kërkuar Izraelit që të ndërmarrë "hapa më efektivë" për të mbrojtur jetën e civilëve.
Të paktën 32 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm që forcat izraelite (IDF) njoftuan se kishin "rifilluar luftimet kundër organizatës terroriste Hamas". Kjo u raportua nga TV satelitor al-Jazeera, i cili citon lajmet e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi. Numri i publikuar nga Gaza flet për dy vdekje në Beit Lahia, në Gazën veriore, shtatë në Maghazi, (në zonën qendrore të enklavës palestineze), një në Khan Yunis, dy në Hamad dhe nëntë në jug të Rafah).
Sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor vranë 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,800 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke përfshirë rreth 6,000 fëmijë.
Mediet libaneze raportojnë se tre persona janë vrarë gjatë sulmeve të Izraelit në jug të Libanit. Sipas ushtrisë izraelite sulmo erdhi në përgjigje të Hezbollahut që sipas tyre sulmuar drejt kufirit me Izraelin.
Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi, ka bërë me dije se numri i viktimave palestinezë ka shkuar në 178, që nga përfundimi i armëpushimit këtë mëngjes.
John Kirby
"Armëpushimi humanitar në Gaza përfundoi sepse Hamasi nuk dha një listë të pengjeve', është shprehur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Kirby.
Ndër të tjera, Kirby theksoi se viktimat e vendimeve të Hamasit janë civilët në Gaza.
Më shumë se 100 civilë kanë vdekur në Gaza pas ndërprerjes së armëpushimit mëngjesin e sotëm, sipas shifrave të publikuara nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, transmeton La Reppublica.
Ushtria izraelite, ka deklaruar se ka gjetur trupin e një pengu të vrarë.
Ofir Tzarfati, 27 vjeç, u kap më 7 tetor dhe që atëherë ishte mbajtur peng në Gaza.
Të mërkurën, familjes së tij iu tha se ai ishte gjetur i vdekur dhe se eshtrat e tij do të transportoheshin së shpejti në Izrael.
“Trupi i të ndjerit Ofir Tzarfati, të rrëmbyerit, u gjet ditët e fundit nga një ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe u soll në Izrael [sot]”, thuhet në një deklaratë.
Foto nga lirimi i 21-vjeçares nga Hamasi
Tetë izraelitë u liruan nga robëria e Hamasit të enjten (30 Nëntot), 55 ditë pasi u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit të grupit militant palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet një 21-vjeçare, e cila u mmbaj peng nga Hamasi. Ajo u shpreh se është trajtuar shumë mirë..
Video është shpërndarë nga vetë Hamas e për rrjedhojë informacioni duhet marrë me skepticizëm, mirëpo aty shfaqet vetë vajza 21-vjeçare që tregon se nuk është keqtrajtuar, siç ka pasur shumë zëra.
“Njerëzit u treguan shumë të mirë, shumë të sjellshëm, ushqim i mirë, mirësjellje, gjithçka shumë mirë”, tha ajo.
#BREAKING Hamas releases what is claimed to be first footage of an Israeli hostage
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) October 16, 2023
Hamas psychological warfare?
Mia Shem, 21 years old from Shoham said: "They are taking care of me... I only ask that you get me out of here as soon as possible. Please.”
Here's the full story:… pic.twitter.com/0gN3xJu6ow
Arye Zalmanovich, 85 vjeç
Arye Zalmanovich, 85 vjeç, i cili ishte marrë peng nga Hamasi që më 7 tetor, raportohet se ka vdekur. Sipas raportimeve ai ishte më i moshuari nga pengjet e Hamasit.
"Ai kishte dy fëmijë, ishte gjyshi i pesë nipërve dhe punonte në bujqësi. Ai e kaloi jetën duke mësuar, kuptuar dhe dashur historinë dhe tokën e Izraelit", thuhet në deklaratën e lëshuar nga kibbutz dhe të rilançuar nga Haaretz.
Para se të rrëmbehej, ai kishte folur në telefon me djalin e tij për të denoncuar praninë e Hamasit në kibuc. Dy javë më parë një video e Zalmanovich u shpërnda nga Rripi i Gazës dhe familja e tij filloi të frikësohej për jetën e tij. Trupi i tij ndodhet në Rripin e Gazës.
Kibuci është një komunitet i qëllimshëm në Izrael që tradicionalisht bazohej në bujqësi
Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftuan përmes një postimi në Telegram se kishin sulmuar me raketa qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba, të cilat ndodhen në jug të Izraelit, raporton Al Jazeera.
Grupi terrorist tha se sulmi ishte "në përgjigje të shënjestrimin e civilëve".
Dega ushtarake e një grupi tjetër të armatosur me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik Palestinez, tha se shënjestroi qytete dhe qyteza pranë kufirit të Gazës më herët gjatë ditës, pasi armëpushimi midis palëve përfundoi.
Hossein Emir Abdullahian
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Emir Abdullahian tha se këmbëngulja e SHBA-së dhe Izraelit për vazhdimin e luftës nënkupton gjenocid të ri në Gaza dhe Bregun Perëndimor,
Abdullahian u prononcua në rrjetin social X në lidhje me sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza pas përfundimit të “pauzës humanitare” mëngjesin e sotëm (1 Dhjetor).
Ai theksoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç vendosjes së armëpushimit në Gaza, dërgimit të ndihmës intensive humanitare në rajon dhe arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet palëve.
Duke vënë në dukje se të burgosurit mund të vriten nga bombardimet izraelite, Abdullahiyan tha: “Këmbëngulja e Washingtonit dhe Tel Avivit për vazhdimin e luftës nënkupton një gjenocid të ri në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Me sa duket, ata nuk po mendojnë për pasojat e rënda të kthimit në luftë. Ndaloni sulmet në Gaza menjëherë para se të jetë vonë”.
Mëngjesin e sotëm ka përfunduar “pauza humanitare”, e cila hyri në fuqi të premten e 24 nëntorit, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit. Izraeli më pas filloi menjëherë sulmet dhe bombardimet në disa lokacione në Rripin e Gazës.
Më shumë se 15 mijë palestinezë, përfshirë 6.150 fëmijë dhe 4.000 gra, u vranë në Rripin e Gazës midis 7 tetorit, kur filluan sulmet izraelite dhe shpalljes së “pauzës humanitare”, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1 200.
Momenti i rikthimit të pengjeve në Gaza
Izraeli beson se pas disa ditësh luftime, Hamasi do të jetë sërish i hapur për lirimin e më shumë pengjeve.
Kështu deklaroi një burim politik izraelit për median kombëtare.
“Negociatat do të zhvillohen paralelisht. Hamasi mund të na paraqesë gjithmonë një listë me dhjetë gra që do të lirohen dhe më pas ne do të shqyrtojmë një armëpushim njëditor”, tha burimi politik izraelit.
Ndërkohë, kabineti i luftës izraelite do të mblidhet sërish mbrëmjen e sotme.
Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite (14 Nëntor 2023)
Katari tha se po vazhdon përpjekjet për të ringjallur armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duke shprehur “keqardhje të thellë” për rinisjen e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.
Katar, që ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit, duket se ka veçuar vetëm rolin e Izraelit në rikthimin e dhunës. Ministria e Jashtme e Katarit tha se “bombardimet e vazhdueshme në Rripin e Gazës në orët e para pas përfundimit të pauzën [së luftimeve], ndërlikojnë përpjekjet ndërmjetësuese dhe përkeqësojnë katastrofën humanitare” në Gazë.
Kjo ministri i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të veprojë menjëherë që të ndalet dhuna”.Mëngjesin e 1 dhjetorit, Izraeli nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, pasi marrëveshja njëjavore e armëpushimit përfundoi.
Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, akuzuan njëri-tjetrin për dështim të arritjes së një pajtimi për zgjatjen e armëpushimit.
Katari ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes së parë të armëpushimit, që hyri në fuqi më 24 nëntor. Marrëveshja fillestare ishte paraparë të zgjaste katër ditë, por ajo u zgjat deri më 1 dhjetor, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.
Marrëveshja parashihte lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit fillestar të 7 tetorit, në këmbim të lirimit të palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite.
Gjatë shtatë ditëve armëpushim u liruan 83 izraelitë, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë. Po ashtu, 24 pengje të tjerë – 23 tajlandezë dhe një filipinas – u liruan, përfshirë edhe disa burra.
Është e paqartë se në mesin e pengjeve të mbetura në Gazë sa prej tyre janë gra e sa ushtarë. Izraeli ka thënë se afër 125 burra janë ende duke u mbajtur peng.
Lufta midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë, raportojnë mediat e huaja.
Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë të pareshtur ajrore dhe tokësore në Gazë, duke vrarë mbi 13.300 persona. Si pasojë e luftimeve, mbi tri e katërta e popullsisë prej 2.3 milionë banorëve në Gazë është zhvendosur.
Sulmet fillestare të Izraelit u përqendruan në veri të Gazës, por me rinisjen e luftimeve, zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar banorët në jug të territorit palestinez që të largohen, duke sugjeruar se Izraeli po e zgjeron ofensivën e saj edhe në jug.
Antonio Tajani
Në këto orë “për fat të keq ka një përkeqësim të situatës” mes Izraelit dhe Hamasit.
"Pas armëpushimit ne shpresonim se mund të zgjatej, të gjithë këmbëngulëm se do të kishte ende disa ditë për të lejuar ndihmën për civilët në Gaza. Por, duket se me sulmin e djeshëm dhe lëshimin e raketës këtë mëngjes, Hamasi donte të bënte të qartë se nuk ka mundësi për dialog", tha Antonio Tajani në Radio24.
Ai gjithashtu tha se tashmë "ne duhet të vazhdojmë të punojmë sepse shenjat janë se ka ende dialog falë Katarit".
Dialogu ndërkombëtar “vazhdon, por nuk është i lehtë, shpresojmë se çështja e pengjeve mund të zgjidhet”.
Gaza pas bombardimeve izraelite
Është rritur në 54 numri i viktimave në Gaza që kur Izraeli rifilloi operacionin e tij ushtarak të premten në mëngjes, sipas autoriteteve palestinezë. Të paktën 15 persona janë vrarë në sulmet ndaj shtëpive në Shujayea.
Tel Aviv akuzoi Hamasin për shkeljen e kushteve të një armëpushimi të përkohshëm. Pak para përfundimit të afatit, sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit. Më pas autoritetet njoftuan se kishin kapur një raketë të lëshuar nga Hamas.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari edhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, edhe pse luftimet kanë rifilluar.
Armëpushimi çoi në lirimin e më shumë se 110 pengjeve që mbaheshin në Gaza, por rreth 140 mbeten në robëri.
Po ashtu rreth 300 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite, sipas edhe përcaktimit të marrëveshjes, ku një peng lirohej kundrejt tre palestinezëve të burgosur. Këto shkëmbime kishin kryesisht të bënin me fëmijë dhe gra, ose të moshuar me sëmundje të rënda.
Qindra kamionë me ndihma, por edhe avionë me furnizime humanitare e shëndetësore, kaluan në pjesën më të madhe të Gazës përgjatë armëpushimit, të drejtuar nga grupet e mëdha botërore humanitare, si Kryqi i Kuq, apo Gjysmëhëna e Kuqe.
Foto e fëmijëve në Gaza pas bombardimeve izraelite
Qeveria në Gaza njoftoi se Izraeli ka shkatërruar më shumë se 60% të shtëpive në Rripin e Gazës.
Në deklaratën me shkrim nga Zyra e Qeverisë për media thuhet: "Populli ynë ndodhet përballë një fatkeqësie të vërtetë humanitare për shkak se ushtria izraelite ka shkatërruar më shumë se 60 për qind të shtëpive në Rripin e Gazës, kryesisht në pjesën veriore. Në këto shtëpi jetonin më shumë se 50 mijë familje, shtëpitë e të cilëve u shembën plotësisht në sulmet e mëparshme të Izraelit dhe se sistemi shëndetësor në Gaza është në kolaps serioz. Për shkak të sulmeve izraelite kanë mbetur jashtë funksionit mbi 26 spitale dhe 55 qendra shëndetësore. Nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur t'i nxjerrin trupat për shkak se Izraeli shënjestron pajisjet dhe makineritë dhe për arsye të pamundësisë për të siguruar karburant për pajisjet dhe makineritë tashmë të shkatërruara".
Më tej bëhet e ditur se në rajon ka nevojë për 1.000 kamionë me ndihma dhe 1 milion litra karburant në ditë në mënyrë që të fillojë procesi i përmirësimit në Rripin e Gazës, raporton media turke Anadolu.
Qeveria në Gaza u bën thirrje vendeve arabe dhe islame të "zhvillojnë plan urgjent shpëtimi me qëllimin për të gjetur zgjidhje të shpejtë humanitare për të ndihmuar në strehimin" e më shumë se një çerek milion familjeve, shtëpitë e të cilave janë shkatërruar dhe dëmtuar" si dhe kërkohet ngritja e spitaleve fushore të pajisur me pajisje mjekësore.
Ushtar i Hamasit
Shërbimet sekrete të Izraelit janë të gatshëm të vrasin liderët e Hamasit kudo që të jenë kur të mbarojë lufta në Rripin e Gazës, sipas një raporti në Wall Street Journal.
Urdhri, sipas botimit, është dhënë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Bazuar në këtë, zyrtarët e inteligjencës izraelite po shqyrtojnë mënyrën se si të vrasin liderët e Hamasit të vendosur në Liban, Turqi dhe Katar.
Siç theksohet, ky plan “do të jetë një shans i dytë për Netanyahun, i cili në vitin 1997 urdhëroi helmimin e liderit të Hamasit Khaled Meshaal në Jordani. Megjithatë, ky operacion jo vetëm që nuk pati sukses, por përkundrazi çoi në lirimin e udhëheqësit të Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin”.
Ishte vetë Netanyahu që ka zbuluar qëllimet e tij në një fjalim të 22 nëntorit, kur tha se kishte urdhëruar Mossad të veprojë kundër liderëve të Hamasit kudo që janë.
Zyrtarët e cituar nga ËSJ thanë se Izraeli tashmë po shqyrton ose arrestimin ose ekzekutimin e udhëheqësve të Hamasit në Gaza, dhe pyetja tani për izraelitët nuk është nëse ata do të përpiqen të vrasin liderët e Hamasit diku tjetër në botë, por ku dhe si.
Synimi i Netanyahu ka shkaktuar tashmë polemika brenda Izraelit, me ish-drejtorin e Mossad, Ephraim Halevi, duke thënë se ishte një zgjedhje e gabuar.
Sipas tij, vrasja e liderëve të Hamasit nuk do të zhdukë kërcënimin, por përkundrazi ka potencial për të rritur numrin e mbështetësve të organizatës terroriste dhe për të përshpejtuar kërcënimet edhe më të këqija.
Foto e banorëve duke u larguar nga rajonet jugore të Gazës
Izraeli po lëshon fletëpalosje duke u bërë thirrje banorëve të Gazës të largohen nga rajonet jugore të vendit, duke sinjalizuar një ofensivë në zgjerim.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, deklaroi se OKB-ja ka dështuar në lidhje me palestinezët dhe çështjen e Palestinës .
Ai ppo ashtu tha se ky dështim i atribuohet mbështetjes së SHBA-së që po i japin regjimit pushtues dhe për ta mbajtur Izraelin përgjegjës
“Ne duhet të pranojmë me guxim dhe sinqeritet se Kombet e Bashkuara, dhe veçanërisht Këshilli i Sigurimit, kanë dështuar deri më tani të respektojnë përgjegjësitë e tyre ligjore dhe morale në lidhje me palestinezët dhe çështjen e Palestinës. Ky dështim i atribuohet kryesisht mbështetjes së padiskutueshme që Shtetet e Bashkuara po i japin regjimit pushtues dhe parandalimin e çdo mase efektive për ta mbajtur Izraelin përgjegjës. Ky është në fakt një fiasko etike dhe një poshtërim i ndërgjegjes për komunitetin ndërkombëtar dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara", tha Amirabdollahian.
Këtë e bëri të ditur gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ai duhej të merrte pjesë në një takim më 29 nëntor, por nuk mundi, sepse, sipas Teheranit, SHBA-të nuk i dërguan vizat për të hyrë në vend. kohë.vend për delegacionin iranian.
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u largua nga Izraeli pas përfundimit të "pauzës humanitare" dhe pasi ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza.
Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN, thuhet se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili vizitoi Izraelin, "përfundoi vizitën e tij në Izrael pak minuta pas rifillimit të përleshjeve" në Gaza.
Thuhet se Blinken, i cili u largua nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve në Gaza me përfundimin e "pauzës humanitare" mëngjesin e sotëm, shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Ai pritet të marrë pjesë në Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në EBA. Blinken mbërriti në Izrael dje si pjesë e turneut të tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, raporton media turke Anadolu.
Duke folur në konferencën për media në Tel Aviv dje pas kontakteve të tij në Izrael dhe Palestinë, Blinken deklaroi se ata po punojnë për të zgjatur "pauzën humanitare" dhe shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.
Ushtarët e Hamasit
Gazeta New York Times përmes një shkrimi thuhet se zyrtarët izraelitë ishin në dijeni të sulmit të Hamasit më 7 tetor më shumë se një vit përpara se të ndodhte, sipas dokumenteve, emaileve dhe intervistave, por ata e hodhën poshtë raportin.
Në fakt, Hamasi e ndoqi planin me përpikmëri tronditëse. Një dokument mbi 40 faqe me emrin e koduar Muri i Jerikos nga autoritetet izraelite përshkruante saktësisht llojin e sulmit shkatërrues që çoi në vdekjen e rreth 1200 njerëzve.
Plani nuk caktonte një datë, por përshkroi një sulm metodik të organizuar për të rrëzuar fortifikimet rreth Rripit të Gazës, për të pushtuar qytetet izraelite dhe të sulmonte bazat kryesore ushtarake.
Vitin e kaluar, menjëherë pasi dokumenti ishte në duart e tyre, zyrtarët në ushtrinë izraelite thanë se qëllimet e Hamasit ishin të paqarta.
Më pas, në korrik, vetëm tre muaj para sulmeve, një veteran i inteligjencës izraelite paralajmëroi se Hamasi kishte kryer stërvitje intensive njëditore që dukej e ngjashme me atë që ishte përshkruar në plan.
Ato shqetësime nuk u morën parasysh. Zyrtarët izraelitë të sigurisë e kanë pranuar tashmë se ata dështuan në mbrojtjen e vendit dhe qeveria pritet të mbledhë një komision për të studiuar ngjarjet që çuan deri te sulmet.
Dokumenti nxjerr në pah gabimet që arritën kulmin në atë që zyrtarët tani e konsiderojnë si dështimin më të madh të inteligjencës izraelite në pesë dekada.
Forcat izraelite
Ka shkuar në 14 numri i palestinezëve të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza pas skadimit të armëpushimit mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave, gjashtë persona u vranë në një sulm në Rafah dhe në Khan Younis.
Izraeli u ka kërkuar gjithashtu banorëve në lagje të caktuara të Khan Younis të largohen përpara një sulmi në zonë.
“Forcat izraelite kanë bërë thirrje për banorët në Khan Younis duke u kërkuar atyre të evakuohen në Rafah, por ata gjithashtu kanë në shënjestër Rafah”, tha Khoudary, një gazetar i Aljazeera.
Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se ka shkelur kushtet e armëpushimit.
“Hamasi nuk i liroi të gjitha gratë pengjet siç ishte rënë dakord dhe sulmoi Izraelin me raketa këtë mëngjes”, thuhet në reagimin zyrtar.
Më tej, zyra e tij shton se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij të lirojë pengjet, të eliminojë Hamasin dhe të “sigurojë që Gaza kurrë nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit”.
Lirimi i pengjeve
Hamasi do të vendosë vlera më të mëdha mbi pengjet para se të marrë parasysh lirimin e tyre. Në të njëjtën kohë, Hamas do të jetë i interesuar të nxjerrë vlerë maksimale nga masa e madhe e pengjeve ende të mbajtur, me një fokus kryesor në zgjatjen e ndërprerjes së luftës për sa më gjatë të jetë e mundur.
Edhe numrat e vogël të pengjeve ushtarake mund të jenë të çmuar për Hamasin dikur mbajti një ushtar IDF për katër vjet dhe pranoi një këmbim me mbi 1000 të burgosurve palestinezë. Një nga ata të liruar në këmbim ishte Yahya Sinwar, i cili tani është kreu i Hamas në Gazë. Ndërkohë, Izraeli do të jetë i interesuar të mbajë presion mbi Hamas për të siguruar një rrjedhë të vazhdueshme të lirimeve të pengjeve, me kërcënimin e nisjes së sulmit në tokë, raporton Skynews.
Izraeli do të jetë i interesuar të rifillojë sulmin nëse bisedimet për lirimin e pengjeve bllokohen për të treguar vendosmërinë, edhe nëse ka ndërprerje të mëtutjeshme në përgjigje të përparimeve të mëtejshme me këmbimin e pengjeve në ditë dhe javët e ardhshme.
"Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për të arritur objektivat e luftës, lirimin e pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe sigurimin që Gaza nuk mund të jetë kurrë një kërcënim për sigurinë e izraelitëve". Kjo thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e qeverisë të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Hamasi, akuzon qeveria izraelite, "ka shkelur kushtet e armëpushimit dhe nuk ka respektuar detyrimin e tij për të liruar pengjet dhe për të liruar të gjitha gratë e rrëmbyera të mbajtura në Gaza".
Të paktën gjashtë palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore, tha një zëdhënës nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi për AFP.
Dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri, tha agjencia e lajmeve, duke cituar Fadel Naim, një mjek në spitalin Al-Ahli.
Ushtria izraelite njoftoi në kanalin e saj Telegram rifillimin e luftimeve në Rripin e Gazës.
"Hamasi shkeli pauzën operacionale - shpjegon IDF - dhe, për më tepër, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftën kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës".
Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi këtë rreth një orë para përfundimit të armëpushimit me Hamasin.
“Pas raportit fillestar në lidhje me tingujt e sirenave në komunitetet pranë Rripit të Gazës, sistemi i mbrojtjes ajrore IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) raporton se ka kapur një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës”, thuhet në llogarinë zyrtare të Telegram.
Shtet kriminelash izraeli.
PërgjigjuIzrael=Kriminel
Përgjigju