Volodymyr Zelensky është i gatshëm të shkojë në G20 në Miami nëse edhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e liderëve që do të zhvillohet në dhjetor.
Lideri ukrainas e bëri deklaratën në një intervistë për Deutsche Welle.
“Duhet të shkojmë. Duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime”, tha Zelensky, duke shpjeguar se ajo që do t’i thoshte Putinit ka më pak rëndësi sesa rezultatet.
“Nuk është çështje fjalësh. Ajo që do t’i them unë apo ajo që ai do të dëshirojë të më thotë mua nuk ka rëndësi. Rëndësi kanë rezultatet” u shpreh ai.
Por Kremlini thotë se mundësia që presidenti rus Vladimir Putin të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-s në Shtetet e Bashkuara ende nuk është diskutuar.
“Të gjithë janë ftuar. Puna vazhdon në nivel ekspertësh që po punojnë për dokumentet e samitit, kështu që gjithçka po vijon si zakonisht”, tha ai.
“Sa i përket mundësisë së një udhëtimi të Putinit, ne as që e kemi trajtuar këtë çështje” tha Yuri Ushakov, këshilltar i Putin për politikën e Jashtme.






Komente
Komento