Lufta/ Hamasi i liron dy pengje, 10 të tjera pritet t’i dorëzojë më vonë! Media egjiptiane: Ka një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin

Pengjet e tjera izraelitë u liruan nga Hamasi në ditën e pestë të armëpushimit në Gaza, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Ushtria e Izraelit tha të mërkurën mbrëma se Hamasi ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit. 

Ajo tha se dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti. Në këmbim, Izraeli pritet t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë sonte më vonë.

Mediat egjiptiane raportojnë se është arritur një marrëveshje paraprake për zgjatjen e armëpushimit mes izraelitëve dhe palestinezëve. 

Gazeta egjiptiane Al-Araby Al-Jadeed duke cituar zyrtarët egjiptianë shkroi se është arritur një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin edhe për dy ditë të tjera, në të njëjtat kushte që respektohen aktualisht. Zyrtarët izraelitë konfirmuan për gazetën Haaretz se propozimi ishte në shqyrtim, por ende nuk është konfirmuar. Haaretz raporton gjithashtu se një burim izraelit thotë se marrëveshja për një zgjatje do të varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë 10 pengje izraelite në ditë.

Përleshje midis trupave izraelite dhe militantëve palestinezë ndodhën gjatë natës në Jenin në Bregun Perëndimor. Sipas Al Jazeera, forcat izraelite kryen gjithashtu një bastisje në kampin e refugjatëve al-Askar në qytetin e Nablus.

Ndërsa negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë izraelitë në Gaza vazhdojnë, Hamasi ka bërë të ditur se synon të vazhdojë me lirimin e të burgosurve të tjerë si një akt “nderimi ndaj Putinit”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Izraeli: Hamasi na dorëzoi dy pengje, 10 të tjera pritet t’i lirojë më vonë

1701287902_ccccccccxxx.JPG

Hamasi ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit. Kështu ka deklaruar ushtria e Izraelit këtë mbrëmje. Dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti.

Ora 20:08
Banorët e komunitetit izraelit në Gaza refuzojnë të takojnë Netanyahun

1700344591_230113BenjaminNetanyahual08228639091024x6831.jpg

Disa komunitete izraelite pranë Gazës kanë refuzuar të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në një takim të planifikuar për sot me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

"Çdo ditë na thonë se sot do të vijë ndonjë ministër apo zyrtar i lartë. Njerëzit nuk janë të gatshëm të ndalojnë çdo gjë çdo herë. Ne kemi gjëra që duhet të bëjmë për të jetuar. Ata duhet t'i bëjnë gjërat në mënyrë të organizuar", komentoi një banor i komunitetit pranë kufirit me Gazën.

Netanyahu vizitoi Kfar Aza me miliarderin Elon Musk të hënën, duke zemëruar banorët nga vizitat e përsëritura të politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë pa ndonjë koordinim lokal.

Shumë banorë e kritikuan Netanyahun, veçanërisht sepse ai nuk u takua me ta pas masakrës, por vizitoi kibutin tashmë të zbrazët.

Ora 13:14
Rreth 200 kamionë me ushqime hynë në Gaza nga pika kufitare Rafah

1701260066_foto.jpg

Foto nga kamionët me ndihma humanitare në Gaza

Të martën (28 Nëntor) 200 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës nga pika kufitare Rafah, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për një “pauzë humanitare” në konflikt.

Drejtori për media i pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, Vail Abu Muhsin në deklaratën për Anadolu tha se 200 kamionë me ndihma kanë mbërritur dje në Rripin e Gazës. Ai tha se ndihma përbëhej nga 4 kamionë të ngarkuar me gaz dhe 3 kamionë të ngarkuar me 150 mijë litra naftë, si dhe ujë, ushqime dhe ilaçe.

Abu Muhsin tha se fluksi i ndihmave humanitare pritet të vazhdojë edhe sot. Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit lidhur me “pauzën humanitare” 4-ditore filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale të premten, më 24 nëntor.

Hamasi kishte njoftuar se “pauza humanitare” përfshinte hyrjen e 200 kamionëve me ndihma dhe 4 cisternë me karburant çdo ditë që do të dërgoheshin në Rripin e Gazës si dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Katari njoftoi më 27 nëntor se “pauza humanitare” ishte zgjatur për 2 ditë të tjera si rezultat i përpjekjeve ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit.

Ora 12:23
Foshnja 10 muajshe mbahet peng nga Hamasi, reagojnë të afërmit: Nuk e dimë nëse është gjallë

1701256900_hama.jpg

Foshnja 10 muajshe, Kfir Bibas

Një foshnjë vetëm 10 muajshe, Kfir Bibas, u rrëmbye nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tij në Izrael më 7 tetor. Më shumë se 50 ditë që nga rrëmbimi nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tyre në jug të Izraelit, familja e Kfir thotë se nuk e dinë nëse fëmija i tyre është gjallë.

“Ne jemi të shqetësuar për të. Nuk jemi të sigurt nëse mund tja dalë”, tha Eylon Keshet, një kushëri i familjes për CNN, duke mbajtur në dorë një fotografi të djalit të vogël.

Kfir, vëllai i tij katër-vjeçar Ariel, nëna Shiri, dhe babai i tyre Yarden u rrëmbyen nga Nir Oz, që u shkatërrua kur u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor. Sulmuesit vranë më shumë se një e katërtën e komunitetit dhe rrëmbyen dhjetëra të tjerë, ndërsa qëlluan në shtëpitë e njerëzve, plaçkitën dhe shkatërruan atë që mundën.

Të hënën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se familja Bibas aktualisht nuk mbahet peng nga Hamasi, gjë që ndërlikon më tej përpjekjet për lirimin.

Emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen. Rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga Hamasi në të gjithë Izraelin jugor atë ditë, sulmi më i madh terrorist ndaj Izraelit që nga themelimi i vendit në 1948.

Më shumë se 14,800 palestinezë, përfshirë 6,000 fëmijë, janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet, shumë prej të cilëve nuk janë akuzuar kurrë apo dënuar.

 

Ora 11:37
Erdogan për Netanyahu: Do të mbahet mend në histori si 'kasapi' i Gazës

1701254231_u.jpg

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur sërish me tone të ashpra kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se ai “do të hyjë në histori si kasapi i Rripit të Gazës”.

Më 20 nëntor, Tayyip Erdogan foli për “terrorizëm” dhe “çmenduri” në një sulm të ri ndaj qeverisë izraelite.

“Qeveria izraelite është në një gjendje çmendurie, duke u mburrur për masakrën e grave shtatzëna dhe foshnjave. Nuk është luftë kur bombardon bebe. “Shiu” i plumbave kundër civilëve quhet barbari, grabitje, terrorizëm shtetëror”, tha Erdogan.

Më pas, ai theksoi se Turqia qëndron në krah të të shtypurve, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë saj.

“Dhimbja e të shtypurve në Palestinë është edhe e jona. Populli i Gazës po përpiqet të mbijetojë nën sulmet imorale dhe të neveritshme të Izraelit. Deri më sot, ne kemi dërguar gjithsej 800 tonë ndihma humanitare në rajon. Izraeli jo vetëm që po vret banorët në Gaza por i ka ndërprerë ujin, karburantin, energjinë elektrike dhe komunikimin, dhe tani po përpiqet të shkakërrojë vendosmërinë e rezistencës duke bombarduar spitalet", tha Erdogan.

Në fund, duke përsëritur akuzat për terrorizëm të ushtruara nga Izraeli, ai tha se spitalet janë bërë simboli i Tel Aviv, raportojnë mediat e huaja.

“Kemi nisur nismën për transferimin e pacientëve me kancer në vendin tonë. Kemi sjellë 88 pacientë”, tha Erdogan.

Ora 11:30
Papa: Le të vazhdojë armëpushimi në Gaza, ju lutem kërkoj paqe

1700425560_papafrancesku.JPG

Papa Françesku

Papa Françesku ka bërë një apel për vazhdimin e ndërprerjes së armiqësive në Rripin e Gazës. Armëpushimi i rënë dakord duhet të skadojë nesër, por ka vezullime për një zgjatje edhe për 4 ditë të tjera.

"Ju lutemi vazhdoni të luteni për situatën e rëndë në Izrael dhe Palestinë. Paqe ju lutem, paqe!". Ky është apeli i Papa Françeskut në fund të Audiencës së Përgjithshme. Papa donte ta bënte vetë, pavarësisht kollës dhe zërit të lodhur për shkak të inflamacionit të mushkërive. 

"Shpresoj se armëpushimi në vazhdim në Gaza do të vazhdojë, në mënyrë që të gjithë pengjet të lirohen dhe qasja në ndihmën e nevojshme humanitare do të lejohet ende. Kam dëgjuar nga famullia atje, nuk ka ujë, nuk ka bukë, Njerëzit janë duke vuajtur. Janë njerëzit e thjeshtë, njerëzit e thjeshtë që vuajnë. Ata që bëjnë luftë nuk vuajnë. Ne kërkojmë paqe dhe të mos harrojmë kur flasim për paqen popullin e dashur ukrainas, që vuan kaq shumë, ende në luftë", tha Papa.

Ora 11:27
OKB-ja miraton një rezolutë që bën thirrje edhe një herë për tërheqjen e Izraelit nga Lartësitë e pushtuara të Golanit

1701253641_okb.jpg

OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Izraelit të tërhiqet nga lartësitë e pushtuara të Golanit. Kështu shkruan Tass, duke saktësuar se gjithsej 91 vende votuan pro dokumentit, duke përfshirë Rusinë, Brazilin, Indinë, Kinën dhe Arabinë Saudite. 

Tetë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, votuan kundër, ndërsa 62 vende abstenuan. Rezoluta u hartua nga një grup kombesh që përfshin Algjerinë, Venezuelën, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Katarin, Korenë e Veriut, Kubën, Kuvajtin, Libanin, Mauritaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sirinë dhe Tunizinë. 

Dokumenti përmban tetë dispozita. E para thotë se Izraeli deri më tani nuk ka zbatuar Rezolutën 497 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1981, e cila shpall aneksimin izraelit të pavlefshëm. Përtej kësaj, dokumenti "i bën thirrje edhe një herë Izraelit të tërhiqet nga i gjithë Golani i okupuar sirian në vijën e 4 qershorit 1967, në zbatim të rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit". 

Është vërtetuar gjithashtu se "pushtimi i vazhdueshëm i Golanit sirian dhe aneksimi i tij de facto përbën një pengesë për arritjen e një paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në rajon". Për më tepër, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së "fton Izraelin të rifillojë bisedimet për çështjet siriane dhe libaneze dhe të respektojë angazhimet dhe premtimet e bëra në bisedimet e mëparshme" dhe "i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm që t'i raportojë Asamblesë së Përgjithshme në sesionin e tij të shtatëdhjetë e nëntë mbi zbatimin e kësaj rezolute”.

Ora 11:13
Lideri iranian Khamenei: Sulmi i 7 tetorit ishte gjithashtu një akt de-amerikanizimi

1701252815_kal.jpg

Lideri iranian Ali Khamenei

Në një fjalim para milicisë Basiji, lideri iranian Ali Khamenei, tha se sulmi i 7 tetorit ishte një akt de-amerikanizimi.

Ai po ashtu shtoi se "vendet e njohura evropiane kanë humbur fytyrën së bashku me qytetërimin perëndimor".

"Ngjarja historike e operacionit 'përmbytja e al-Aksa' ishte kundër regjimit sionist, por edhe një akt deamerikanizimi. Ajo ndryshoi tabelën për politikën e SHBA-së në rajon, një tryezë e cila, me dashtë Zoti, do të eliminohet nëse kjo përmbytjet vazhdojnë. Rezultati i sulmit të egër kundër popullsisë së Gazës është se regjimi sionist, SHBA dhe disa vende të njohura evropiane kanë humbur fytyrën së bashku me qytetërimin perëndimor. Ata duhet të dinë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, sepse përmbytja nuk do të përfundojë kurrë", tha lideri suprem iranian, cituar nga TV shtetëror.

Ora 11:08
Hamasi: Do të lirojmë pengjet si një akt nderimi ndaj Putinit

1700937314_hama.jpg

Ushtarët e Hamasit

Ndërsa negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë izraelitë në Gaza vazhdojnë, Hamasi ka bërë të ditur se synon të vazhdojë me lirimin e të burgosurve të tjerë si një akt “nderimi ndaj Putinit”.

Ora 10:57
Guterres: Pauza humanitare Izrael-Hamas nuk i zgjidh problemet kyçe

1699543913_dodooo.PNG

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se “pauza humanitare” e rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit nuk i zgjidh problemet kyçe.

Guterres foli në një konferencë për shtyp me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat.

Duke theksuar se në Gaza duhet të shpallet “armëpushim i vërtetë humanitar”, Guterres u shpreh se “pauza humanitare ishte një hap i hedhur në drejtimin e duhur. Ishte simbol shprese, por nuk zgjidh problemet kyçe me të cilat përballemi”.

Më tej Guterres tha se këmbëngulin për “armëpushimin humanitar” i cili do të sigurojë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve dhe dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare për njerëzit në Gaza.

Duke i dërguar mesazh edhe qeverisë izraelite e cila shprehet se do të fillojë sërish sulmet e saj pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Guterres tha:

“Mesazhi im është shumë i qartë. Kemi nevojë për armëpushim humanitar”.

Ora 10:15
G7 kërkon zgjatjen e armëpushimit në Gaza

1701249326_g7.jpg

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7)

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë mbështetur zgjatjen e mëtejme të ndalimit aktual të luftimeve në Gaza dhe pauzat e ardhshme për të lehtësuar lirimin e të gjithë pengjeve, thanë ata në një deklaratë të përbashkët të martën. 

"Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar mbështetje humanitare për civilët... Ne mbështesim zgjatjen e mëtejshme të kësaj pauze dhe pauzave të ardhshme sipas nevojës për të mundësuar rritjen e ndihmës dhe për të lehtësuar lirimin e të gjithë pengjeve", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Armëpushimi aktual i solli Gazës së pushtuat nga Hamasi armëpushimin e saj të parë pas shtatë javësh bombardime që e kanë kthyer në rrënoja pjesën më të madhe të brezit bregdetar dhe kanë vrarë më shumë se 15 mijë njerëz, sipas zyrtarëve.

Deklarata e G7 mirëpriti gjithashtu lirimin e disa prej pengjeve të kapur më 7 tetor nga militantët e Hamasit, kur ata nisën një sulm ndaj Izraelit që vrau rreth 1200 njerëz, raporton Reuters.

Hamasi liroi 12 pengje të tjerë dhe Izraeli liroi 30 të burgosur palestinezë të martën, në ditën e pestë të një armëpushimi të zgjatur gjashtë-ditor midis grupit militant palestinez dhe Izraelit në luftën e Gazës. Numri i përgjithshëm i pengjeve të liruara nga Hamasi që nga fillimi i armëpushimit të premten e kaluar tani është 81, ndërsa Izraeli ka liruar 180 të burgosur.

“Ne, si G7, kërkojmë lirimin e të gjithë pengjeve menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në deklaratën e G7.

Ai theksoi "të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij", por nënvizoi rëndësinë e "mbrojtjes së civilëve dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar". Ai tha gjithashtu se G7 ishte i përkushtuar ndaj një shteti palestinez si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete.

Ministrat e jashtëm të G7 paralajmëruan kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Ata i kërkuan Houthi-ve të Jemenit të mbështetur nga Irani që të pushojnë kërcënimet ndaj korsive ndërkombëtare të transportit dhe anijeve tregtare dhe të lirojnë anijen tregtare Galaxy Leader dhe ekuipazhin e saj të kapur më 19 Nëntor.

Ora 08:48
Pas vizitës në Izrael, Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk

1701244072_sh.jpg

Elon Musk dhe Benjamin Netanyahu

Një zyrtar i lartë i Hamasit ftoi miliarderin amerikan Elon Musk të martën (28 Nëntor) të vizitojë Rripin e Gazës për të parë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga bombardimet izraelite.

“Ne e ftojmë atë të vizitojë Gazën për të parë masën e masakrave dhe shkatërrimeve të kryera kundër popullit të Gazës, në përputhje me standardet e objektivitetit dhe besueshmërisë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan në një konferencë për shtyp në Bejrut.

Të hënën, Elon Musk, manjati i mediave sociale i sulmuar për miratimin e tij të një postimi anti-hebre, vizitoi vendin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe deklaroi angazhimin e tij për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për të ndaluar përhapjen e urrejtjes. Bëhet fjalë për Musk, njeriun që zotëron platformën e mediave sociale X.

Komentet e Hamdanit vijnë një ditë pasi një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit u zgjat edhe për 48 orë të tjera.

“Brenda 50 ditëve, Izraeli hodhi më shumë se 40,000 tonë eksploziv në shtëpitë e banorëve të pambrojtur të Gazës”, tha ai, duke i bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden “të rishikojë marrëdhëniet e SHBA me Izraelin dhe të ndalojë furnizimin e tyre me armë”.

Duke folur për shkatërrimin e Gazës të shkaktuar nga Izraeli që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, Hamdan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë shpejt ekipe të specializuara të mbrojtjes civile për të ndihmuar në nxjerrjen e trupave ende të bllokuar nën rrënoja.

Armëpushimi i rënë dakord javën e kaluar ishte ndalimi i parë i luftimeve në shtatë javët që kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje në Gaza, sipas të dhënave izraelite.

Në përgjigje të atij sulmi, Izraeli ka bombarduar enklavën dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në veri. Të paktën 16,000 palestinezë janë vrarë, thonë zyrtarët palestinezë shëndetësorë, dhe qindra mijëra janë zhvendosur.

Ora 08:37
Media egjiptiane: Ka një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin

1701201180_htht.JPG

Momenti kur Hamasi liron pengjet 

Gazeta egjiptiane Al-Araby Al-Jadeed duke cituar zyrtarët egjiptianë shkroi se është arritur një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin edhe për dy ditë të tjera, në të njëjtat kushte që respektohen aktualisht.

Zyrtarët izraelitë konfirmuan për gazetën Haaretz se propozimi ishte në shqyrtim, por ende nuk është konfirmuar. 

Haaretz raporton gjithashtu se një burim izraelit thotë se marrëveshja për një zgjatje do të varet nëse Hamasi do të vazhdojë të lirojë 10 pengje izraelite në ditë.

Ora 08:33
Biden: Hamasi i frikësohet izraelitëve dhe palestinezëve që mund jetojnë krah për krah në paqe

1700664032_joebiden.jpg

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, shkroi nw X (ish-Twitter) se vazhdimi i luftës po i jep Hamasit atë që kërkon.

"Të vazhdosh në rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës do të thotë t'i japësh Hamasit atë që kërkon. Ne nuk mund ta bëjmë atë", tha Biden.

Postimi i tij shkaktoi konfuzion, duke ngritur pyetje nëse Biden po sinjalizonte një zbutje të qëndrimit të SHBA-së ndaj konfliktit.

Biden ka kundërshtuar më parë një armëpushim, duke thënë se ai nuk do të sillte paqe mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Reuters.

“Për sa kohë që Hamasi i përmbahet ideologjisë së tij të shkatërrimit, një armëpushim nuk është paqe”, shkroi ai në një artikull të opinionit të Washington Post në fillim të këtij muaji.

Por një zyrtar i lartë nga administrata e Biden i tha Jewish Insider se postimi i tij në Twitter “nuk ishte një ndryshim në politikë”, duke shtuar se ai erdhi nga një fjalim më i gjatë që ai mbajti javën e kaluar.

Ora 08:30
Hamasi i jep Izraelit listën e pengjeve që pritet të lirohen të mërkurën

1699445487_hamas.jpg

Ushtarët e Hamasit

Lista e grupit të gjashtë të pengjeve që pritet të lirohen i është dorëzuar qeverisë izraelite dhe familjet janë duke u vënë në dijeni, thonë për CNN dy burime të njohura me këtë çështje.

Ky do të jetë lëshimi i dytë në zgjatjen e armëpushimit.

Një grup tjetër prej 12 pengjeve, i përbërë nga 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë, u liruan nga Hamasi të martën (28 Nëntor), sipas zyrtarëve. 30 palestinezë u liruan gjithashtu nga burgjet izraelite, thanë zyrtarët.

Ora 08:19
30 të burgosurit palestinezë të liruar kanë mbërritur në Ramallah

1701204617_dddddd.JPG

Foto e ndihmës mjekëve dhe milicitë e Hamasit

Grupi i pestë prej 30 palestinezësh të liruar nga burgjet izraelite sipas marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit ka mbërritur në Ramallah, Bregu Perëndimor. 

Këtë e kanë raportuar mediat vendase. Shërbimi izraelit kishte njoftuar më parë se kishte liruar 30 personat nga burgu Ofer, pranë Ramallah, dhe nga një qendër paraburgimi në Jerusalem.

Ora 08:18
SHBA: Po punojmë për të zgjatur pauzën humanitare

1699049181_WhiteHousescalede16840341607021320x880.jpeg

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë po punon për mundësinë e zgjatjes së pauzës humanitare në Gaza për të lehtësuar dërgimin e ndihmave të mëtejshme për popullatën. 

Kështu tha një nga zëdhënësit e administratës amerikane, John Kirby, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

S.S/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin